Fjale te urta popullore

Thenie dhe fjale te urta popullore

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. Labi_vogel
     
    .

    User deleted


    faj eshte jetim...........................................


    A don, e s'din, a din e s'don. DIBĖR
    Ai qė tė kallzon, tė bėn nder, ai qė tė pyet tė qet nė hall. TROPOJĖ
    Arin ku e njohin, atje e ēmojnė. KORĒĖ
    Ay qė s'njef lekun, mos i ler lekė nėpėr duer. TROPOJĖ
    Ēdo mėsim e ke fitim, ēdo pėsim ėshtė mėsim. VERI
    Ē'i do qeni opingat. ELBASAN
    Ē'ke nė xhep tė marin hop, ē'ke nė tru s'ta marrin dot. LUNXHĖRI
    Din mė shumė i vuari, sesa i mėsuari. JUG
    Dhelpra plakė i di shtigjet. GJIROKASTĖR
    E di qeni ku fle lepuri. ARBĖRESHĖT
    Fjalė me vlerė, ku tė gjesh merr. BERAT
    Guri i gdhendur hyn kudo. JUG
    Harabeli plak nuk rrehet me bukė. KRUJĖ
    Hoqėm dhe vuam, po diēka mėsuam. JUG
    I dogj plakės qumėshti, ta' po i frynė kosit. KOSOVĖ
    I pėsuari, i mėsuari. SHKODĖR
    Kėnga dhe pėrralla s'kanė zot. DARDHĖ- KORĒĖ
    Kur s'di me ligjėru, ke dy vesh me dėgju. ELBASAN
    Kush mė shumė di, mė shumė do tė dijė. ARBĖRESHĖT
    Kush nuk ka shijuar tė hidhurėn, nuk di ē'ashtė sheqeri. JUG
    Libri ashtė arma e tė menēurit. JUG
    Mėso sa je i ri, se kur plakesh s'ke dobi. FERIZAJ
    Nė u bėfsha pėrsėri nuse, di unė si do tė nusėroj. JUG
    Njeriu vlen sa di, e din sa mban mend. SHKODĖR
    Noti mėsohet nė det, jo nė stere. KORĒĖ
    Nuk dinte dhe lopa, ē'ishte bishti, po mėsoi kur ia prenė. VLORĖ
    Prindi tė rrit, shkolla tė ndrit. VLORĖ
    Pyet njėqind vetė, se kurrė nuk humbet. JUG
    Sa do tė rrojmė do tė dėgjojmė. SKRAPAR
    S'ka skaje dituria e urtia e njeriut. TIRANĖ
    Shit kalin e mėso djalin. KOLONJĖ
    Breshka ferrėn do. JUG
    Burrin e prishin huqet. KAVAJĖ
    Druri i thatė nuk drejtohet. KOSOVE
    Druri ndreqet mbė tė njomė. JUG
    Edhe plaku kur pi verė, kėrcen pup si djalė me erė. LUKOVĖ
    Edhe shakaja ka kohėn dhe vendin e vet. SKRAPAR
    E kam djalin me njė dorė, - Po pse? , - sepse pin duhan. KRUJĖ
    E para - bar, e dyta qejf, e treta helm. SHKODĖR
    E para gotė ėshtė bar, e dyta ar, e treta sermē, e katėrta helm. VERI
    Fshat e zanat, derė e tabiat. KAVAJĖ
    Gotėn e parė e pi vetė, tė dytėn, pi rakia rakinė, tė tretėn, pi rakia njerinė. SKRAPAR
    Huqi vdes shtatė ditė pas shpirtit. SKRAPAR
    Kali plak nuk mėson revan tė ri. KORCĖ
    Katundi digjet, zakoni s`prishet. SHKODĖR
    Ku janė dy vetė, mos i ban i tretė. ELBASAN
    Ku di derri, ē`ėshtė nderi. SARANDĖ
    Ku janė dy i treti ėshtė i tepėrt. TIRANĖ
    Kush i vogėl e i qėrtuar, i madh e i lavdėruar. ARBĖRESHĖT
    Lumi shtratin e ndėron, po burrimin s`e ndalon. VLORĖ
    Ndryshku vjetėr dhe zakoni i vjetėr, nuk hiqen kollaj. JUG
    Njerėzit e njė barku i bashkon gjaku, pijanecėt bardhaku. TROPOJĖ
    Rakia marton edhe dhespotin. DEVOLL
    Rakia ėshtė mė e mirė se allahu, se rakia merr mendjen e ta kthen prapė, kurse allahu , ta merr e s`ta jep mė. SKRAPAR
    Rakia s`din ē`ka ėshtė kadia. TRIJISHT
    Rakia nuk zihet mik kurrė, tė tradhėton ku s`ta pret mendja. TIRANĖ
    Rakia thotė "Tė parėn hidhe ti, tė tjerat i hedh vetė". VLORĖ
    Ruaje fjalėn kur t'i vijė radha. SARANDĖ
    Rrahe sa tė jetė kėlysh, se kur tė bėhet qen ai tė ha. LUMĖ
    Sa tė presin, mė mirė priti. JUG
    Shtėpia me dy tė kėqija, duhani dhe rakia. PRIZREN
    Trim i rakisė ashtė ai qė s'e pi. ELBASAN
    Zakoni i ka rrėnjėt e thella. JUG
    Vajza ashtė gardh i shkulė. KRUJĖ
    Vajza e kthyer si qerrja e thyer. PĖRMET
    Vajza pėr botė, e djali pėr shtėpi. VLORĖ
    Xheneti i gruas ėshtė nėn kėmbė tė burrit. LABĖRI
    Kunata, si nata, kunetėrit si lugetėrit. JUG
    Kur bėhet gruaja e menēme, plaket burri. GUCI
    Kur fjalosen dy gra, shajnė shoqen e tyre. VLORĖ
    Kur plaket, s'i duhet as vedit, as tė tjerėve. TIRANĖ
    Kur rriten fėmija, prishet shtėpija. JUG
    Kur tė vjen pleqėria, nuk tė do as bir, as bija; edhe qeni kur tė sheh, ulet nė bisht e tė leh. SKRAPAR
    Kush ka burrė punėtuar, mban stolira tė paēmuar. JUG
    Kush ta ka nxjerrė synė? - Imi, - prandaj ta ka nxjerrė kaq thellė. SKRAPAR
    Kalit qė djerset, e gruas qė kjan, mos i xen besė. SHKODĖR
    Kur s'punon fati, kot pėrpiqet drapni. KRUJĖ
    Ajo qė s'arrihet, duket ma e ambėl. KOSOVĖ
    Bukuria asht si lulja, nė tė ri lulėzon e nė pleqėri tė dėshpėron. KOSOVĖ
    Bukuria e njeriut ėshtė sjellja nė shoqėri. VLORĖ
    Bukuria tė habit, bukuria tė korit. VERI
    Bukuria e gruas duket nė mėngjes. VLORĖ
    Bukuria pa dituri, dru e thatė pa stoli. SARANDĖ
    Duaje bukurinė, po mos e zbukuro kot. VLORĖ
    Dheu i zi bėn bukėn e bardhė. PĖRMET
    Gruaja e bukur e vera e ėmbėl, farmak pėr zemėr. JUG
    Gjanė e mirė e duan gjithkush. KAVAJĖ
    Ku din qeni t'u marrė erė luleve. JUG
    Syri zgjedh tė bukurėn, goja tė ėmbėlėn, mendja tė mirėn. KORĒĖ
    Ē'ja ban botės, ia ban kokės. ELBASAN
    Ēfarė mbillet, korret. VERI
    Ēfarė ti bėsh nėnės, ta bėn djali. KRUJĖ
    Gjellėn si do ta gatuash, ashtu do ta hash. DARDHĖ
    Kush mbjell erė, korr stuhi. VERI
    Kush pėrtyp piper, nuk pėshtyn sheqer. VLORĖ
    Njė farė qė mbillet, do tė mbijė. DEVOLL
    Pushka e ēon gjakun te shpia. VERI
    I ngopuri nuk beson tė urtin. PĖRMET
    I varfėri di shumė, po nuk e pyet njeri. VLORĖ
    I varfėri vjel rrushin, i pasuri e ha. JUG
    I varfėri heq sikur ka zėnė perėndinė me gurė. KORĒĖ
    I vogli shėrbėtor i tė madhit. LABĖRI
    Jetė - kuletė, fukarallėk - maskarallėk. ĒAMĖRI
    Ka ashtė fuqia, andej asht dhe drejtėsia. KOSOVĖ

    Edited by Labi_vogel - 15/1/2015, 23:20
     
    .
39 replies since 8/11/2007, 22:42   43453 views
  Share  
.