Fjale te urta popullore

Thenie te menēura dhe fjale te urta popullore

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. Labi_vogel
     
    .

    User deleted


    Besa
    Ajo qė ke frikė tė gjen. Elbasan
    Ai qė s'ka gojė, vdes pa ardh dita. Elbasan
    Ai qė s'tundet me fjalė, s'tundet as me pushkė. Kosovė
    Atė qė pėshtyn, mos e lėpij. Gjirokastėr
    Atė qė tė qėllon me gur, mos e qėllo me bukė. Vlorė
    Ai qė hyn nė lumė edhe do laget. Korēė
    Amanetin e mban toka. SHKODĖR
    Amanetin as deti nuk e mban, e qet nė lėndinė. Dukagjin
    Burri flet pėrpara syve e jo pas shpine. Elbasan
    Burri njė herė ka lerė, njė herė do tė vdesė. Kurvelesh
    Burri o tė fal, o tė var. Gjirokastėr
    Burri s'matet me pėllėmbė po me zemėr. Skrapar
    Burri o tė mbyt, o tė fal; i ligu as tė mbyt, as tė fal. Shkodėr
    Besa asht ma e fortė se vdekja. KRUJĖ
    Besa e burrit, pesha e gurit. VERI
    Burri i mirė flet njė herė. KRUJĖ
    Burri lidhet pėr gjuhe, kali pėr kapistre. ELBASAN
    Ēakallit lėshoi ujkun. Elbasan
    Shkul dhėmbin, tė tė shėndoshen
    Ē'pret nga ai qė trembet ngas hija e tij. Kurvelesh
    Dajaku ka dalė nga xheneti. Kavajė
    Delen e mplakė frika nga ujku e gėrshėra. Devoll
    Derri do plumbin, nuk zihet me duar. Lushnjė
    Ditėgjati s'bėhet ditėshkurtėr me nėmė. Lunxheri-Gjirokastėr
    Drunė e shtrėmbėr e djeg zjarri. Shqipėri e mesme
    Detit i ka hije vala, burrit i ka hije fjala. VLORĖ
    Deti njihet nė valė, burri njihet nė fjalė. SARANDĖ
    Dhe kau i mirė po s'e ngacmove, s'tėrheq nė brazdė. Elbasan
    Dhelprės me dhelpėri, ujkut me trimėri. Jug
    E nxehta del me tė nxehtė, e ftohta me tė ftohtė, helmi me helm. PĖRMET
    Frika nuk e len lepurin me u majtė. SHKODĖR
    Frika ruan vreshtin, bekēiu nuk ėshtė gjithnjė. VLORĖ
    Frika nuk e lė lepurin tė vėrė dhjamė. KOLONJĖ
    Fusha bėn baltė, mali bėn furtunė. MYZEQE
    Gozhda nxjerr goxhdėn. VLORĖ
    Gungaēit vetėm varri ia drejton samarin. SHKODĖR
    Guri i rrumbullkėt nuk zė vend. JUG
    Gjalpin e ruan kripa. GJIROKASTĖR
    Gjersa tė mejtonet i mėnēuri, i marri mbaroi punėn. KORĒĖ
    Hidhėroju dikujtė aq sa ka dituri. Preshevė
    I madh ėshtė edhe plepi, por e fėlliqin sorrat. TIRANĖ
    Ku do tė dijė hėna se lehin qentė. VLORĖ
    Ku ngul hunė var hejbet. JUG
    Ku rafsha mos u vrafsha. FERIZAJ
    Kur i morėn armėt Lekė Dukagjinit, tha: "Ma mirė me thon qe Leka, se qe vorri i Lekės". KOSOVĖ
    Kur ke zemėr ke edhe krahė. KRUJĖ
    Kur ngordh gjarpri, ngordh dhe helmi i tij. JUG
    Kush kėrkon gjen. PĖRMET
    Kush ėshtė trim me mend, se trima budallenj ka sa tė duash. JUG
    Kush ka dhėmbė tė fortė, breh dhe kockėn. DEVOLL
    Kush ka frikė nga hija e tij, le tė mos tundet nga vendi. JUG
    Ku ėshtė besa aty ėshtė dhe shpresa. KORĒĖ
    Mos ki frikė nga hasmi, po nga miku i rremė. SARANDĖ
    Nga del fjala del dhe shpirti. JUG
    Po nuk e pate tė ligun brenda, nuk tė vjen nga jashtė. VLORĖ
    Pushka don pushkėn. TROPOJĖ
    Pyet detin sa lumenj derdhen nė tė. KOLONJĖ
    Qeni i pangopur tė ha. SKRAPAR
    Qeni i tėrbum do vra, se tėrbon dynjanė. ELBASAN
    Rrallė vritet burri qė ka shumė armiq. JUG
    Si mjer peshkatari qė ka frikė nga lumi. JUG
    S'ka qeder shqiponja, nga mushkonjat. BERAT
    Shqerra qė s'thėrret mėmėn humbet. JUG
    Trimėria e kthen plumbin mbrapsht. JUG
    Trimi e ka me vete fatin. VLORĖ
    Trimin vraje, po mos e shaj. Kolojnė
    Uji rrjedh pikė-pikė e ha gurin. JUG
    Zjarrit po nuk i fryve, nuk ndizet. ELBASAN


    Atdheu
    Ara ime varri im. LABERI
    Ardhin galat dhe prishėn folenė e bilbilit. KORCE
    Atdheu e nana nuk harrohen. TROPOJE
    Atdheu mbi tė gjitha. VLORE
    Ai qė lė arėn e vet, nget arėn e huaj. KORCE
    Balta mė e ėmbėl se mjalta. GJIROKASTER
    Ēdo komb t'i vėrė vetes njė vlere, atė i venė dhe tė huajt. JUG
    Ēdo zog kėrkon folenė e tij. JUG
    Dardha bie nėn dardhė. VLORĖ
    Derė e botės s'ėshtė strehė e kokės. JUG
    Duaje atdhenė si shqiponja folenė. JUG
    Duaj at e duaj nėnė, por mė shumė duaj atdhenė. KOR
    Dy duar pėr njė kokė, koka pėr atdhenė. KOR
    Dheu zhuritet por bari mbin pėrsėri. JUG
    Qeni leh tek stani i tij. GJIROKASTER
    Fjala nė vend tė huej, bahet gur. VERI
    Guri i rėndė nė vend tė vet. PĖRMET
    Gjeli nė pleh tė tij kėndon mė mirė. KORĒĖ
    Gjeli mbret mbi pleh tė vet .JUG
    Gjuha dhe njerėzit janė tapia e vendit. JUG
    Gjuha bashkon kombin. JUG
    Gjuha ruhet atje ku shkruhet. KORĒĖ
    I ikuri dhe i vdekuri s'kanė hatėr. JUG
    Kur tė jesh nė dhe tė huaj, dita tė bėhet njė muaj. KOSOVĖ
    Kush ka vdekė pėr atdhe, nuk ka vdekė por ka le. SHKODĖR
    Mace e botės vjen nė shtėpi, pėr tė pėrmbysur tenxheret. KORĒĖ
    Mbrohe atdhenė si shqiponja folenė. SHKODĖR
    Njė nėnė nuk na ka bėrė, po njė vend kemi tė tėrė. BERAT
    Nji zogu qė i prishet foleja hidhet degė mė degė. MAT
    O shtėpi, o bukė e hi, nuk gjendet varri si ti. ĒAMĖRI
    Qeni te shpia e vet gjithmonė asht trim. VERI
    Shqiponja fluturon nė qiell, po folenė e bėn nė tokė. LABĖRI
    Arnaut, he arnaut, nė vend tė bukės po blen barut. KOSOVĖ
    Besė e shqiptarit si purteka e arit. JUG
    Dy milion kur hanė bukė, dyqind milion kur bėjmė pushkė. JUG
    Gjakut tė derdhur tė shqiptarit i bie dielli e nuk e than, i bie shiu dhe nuk e lan. VERI
    Supet e maleve dhe supet e shqiptarit nuk janė kėrrusur kurrė. JUG
    Shqipėria ėshtė e vogėl, po shqiptarėt janė shpirtmėdhenj. JUG
    Shqiptari kryet e pren dhe besėn s'e then. KOSOVĖ
    Shqiptari kur jep fjalėn, ther djalėn. VLORĖ
    Shqiptari me armė e shokė, s'i lutet kurkujt mbi tokė. KOSOVĖ
    Shqiptari pėr mik asht tret e asht fik. KOSOVĖ
    Shqiptari s'ha pulė tė ngordhur. JUG
    Shqiptari s'lė hak pa marrė e borxh pa larė. VLORĖ
    Shqiptari shqiptarit nuk ka k'i mburret pėr trimėri. SKRAPAR
    Shqiptarit e ne nga varri me i shku, me e pasė frikė. TIRANĖ
    Shqiptari vetin e jep e shokun s'e jep. KOSOVĖ
    Shqiptari vritet por pushkėn nuk e hedh. JUG
    Shqiptari s'e han turpin me bukė. VLORĖ
    Toskė e gegė, pemė nga njė degė. GJIROKASTĖR
    Kush rren shtetin, rren vetin. TROPOJĖ
    Trimi i mire me shoke shume. Kavaje


    Menēuria
    Dinaku tė shkon ujė nėn rrogoz. JUG
    Dita e mirė, qė menatė njihet. ARBĖRESHĖT
    Dita me diell duket qė nė mėngjes. MYZEQE
    Djathin, mirė qė e hėngri miu, po shėllirėn kush e piu. ELBASAN
    Duhet ndarė kashta nga kokrrat. VLORĖ
    Dy shaka bėjnė njė tė vėrtetė. JUG
    E treta e vėrteta. DEVOLL
    Fėmija dhe budallai belbėzojnė tė vėrtetėn. GUCI
    Foli derės tė dėgjojė dritarja. VLORĖ
    Foli plakės tė dėgjojė nusja. JUG
    Fshati qė duket s'do kallauz. KORĒĖ
    Gėnjeshtra ėshtė njė plagė, dhe nė u shėroftė tė le nishan. JUG
    Gėnjeshtra nuk ka as dorė, as kėmbė, as bisht, as rrėnjė. BERAT
    Gjarpėri ecėn dhe fshin gjurmėt me bisht. KORĒĖ
    Gjuha e ka rrėnjėn nė zemėr. VERI
    Po nuk e njohe hidhėrimin, nuk do tė kuptosh dhe gėzimin. VERI
    Hileqari nuk tė shef nė sy, po shef nė tokė. DIBĖR
    Ka, qė dhe gomarin mashkull e bėjnė me barrė. JUG
    Kritika ėshtė ilaē i hidhur, po ilaē ama. VLORĖ
    Kur dhelpra nuk arriti rrushtė, tha se janė tė thartė. JUG
    Kur fjala del nga zemra, godet nė zemėr. BERAT
    Malli i prishur nuk shitet pa gėnjyer. VLORĖ
    Me pasė bishtin ta presin, me mos e pasė ta njesin. SHKODĖR
    Mė mirė me tė hidhurat mė pėrpara e tė ėmbėlat pas. PATOS
    Mos e ban penin tra. DIBĖR
    Me sa ka peshk pa halė, aq ka dhe tė bukur pa fjalė. KRUJĖ
    Nuk do as mend as kalem, shif e shkruaj. ELBASAN
    Nuk i gjenden gjarpėrit kėmbėt. JUG
    Nuk luan ferra kot. VLORĖ
    Nuk mbulohet dielli me shoshė. JUG
    Nuk qaj se s'dua burrėn, po bėj zakonė. VLORĖ
    Po tė lavi, tė levi dhe bishtin t'a krevi, hap sytė se tė gėnjevi. KORĒĖ
    Qeni tund bishtin pėr tė mbajtur miqėsinė. KORĒĖ
    Rena a nana e tana tė kėqijave. KAVAJĖ
    S'dalin dyzet ujqėr nga njė drizė. JUG
    S'i bėn mjekra priftėrinjtė. JUG
    Siē na dinė, qofshim, siē jemi, mos qofshim. KORĒĖ
    S'mbushet thesi me gėnjeshtra. GJIROKASTĖR
    Shakaja ėshtė gjysma e tė vėrtetės. JUG
    Ti kemi sahanėt pa kapakė. JUG
    Ustai, ustanė e njef nė zanat. GJIROKASTĖR
    Atij i plasin sytė, e tjetri e pyet pėr vetullat. SARANDĖ
    Barku i gjerė, truri i ngushtė. JUG
    Budallai shkon tek e ngasin. ELBASAN
    Burimi i mirė duket nė thatėsirė. KRUJĖ
    Ē'i do qeni brekėt. KORĒĖ
    Ē'ke moj zemėr qė rėnkon; koka bėn, koka pėson. PĖRMET
    Ēobani i mirė e njeh bagėtinė me blegėrimė. JUG
    Deshi tė vej vetullat, nxorri sytė. JUG
    Deti ka ujė boll, po me u pi s'pihet. KOSOVĖ
    Edhe kau ka gjuhė tė mėdha, por nuk flet dot. JUG
    E mirė edhe fuqia, por ca mė mirė urtija. JUG
    Hesapi nuk bėhet pa hanxhinė. KORĒĖ
    Gjej vendin e bėj kuvendin. ELBASAN
    Gjuha dredhon se mendja e mėson. GJIROKASTĖR
    Hekuri rrihet sa ėshtė i nxehtė. BERAT
    Humbi sėpatėn, i rruat bishti. JUG
    Kali i mirė shton torbėn e tij. JUG
    Kalit tė mirė shtoi tagjinė. SHKODĖR
    Koha vjen pėr atė qė di ta presė. VLORĖ
    Ku qe, asgjėkundi, ēfarė bėre, asgjė. JUG
    Kur del dielli, tė gjithė e dinė nga bie lindja. JUG
    Kur gabon i menēuri ēuditet budallai. MYZEQE
    Lepuri nė mal, kusia nė zjarr. JUG
    Mate punėn jo me atė qė mbjell, po me atė qė korr. GJIROKASTĖR
    Ma mirė tė kesh mend se pare. KOSOVĖ
    Mendja ėshtė nė majė tė gjuhės. SHKODĖR
    Mendja e lehtė rėndon tė zonė. KRUJĖ
    Me njė gur, ti vrave dy zogj. KUĒ-VLORĖ
    Mė bli nji kalė e nji shalė o baba, se kam gjet njė patkua. TIRANĖ
    Mos bėj petulla me ujė. DIBĖR
    Mos e humb si Xhaferri simiten. ELBASAN
    Mos fol si e ėma e zeqos nė majė tė thanės. KORĒĖ
    Mos hidh tė thatėn mbi tė njomė. VLORĖ
    Mos prish sixhaden tė arnosh xhyben. LUNXHĖRI
    Mos shit qen tė blesh kėlyshė. KORĒĖ
    Mos kėrko gjilpėrėn nė kasollen e kashtės. POGRADEC
    Mos u mbyt me njė pikė ujė. PĖRMET
    Ndoqe fillin gjete lėmshin. JUG
    Nė luftė duhen shtatė hile njė trimėri. SKRAPAR
    Nga dy tė vėshtira, mė e lehta, mė e mira. JUG
    Nuk sheh syri po sheh mendja. JUG
    Nuk tė ngroh zjarri i kashtės. SKRAPAR
    Nuk tė thonė: "Qysh ke qenė, po qysh je". VLORĖ
    O djalė nė vend tė huaj, si tė bjerė daullja luaj. KURVELESH
    Oxhaku le tė jetė i shtrembėr, tymi tė shkojė pėrpjetė. JUG
    Peshku nė det, kusija nė zjarr. JUG
    Pėr gjithė vend ka pleq me mend. VLORĖ
    Po tė mos kishte budallenj, me kė do qeshnim. DARDHĖ
    Po pate dhen gjen edhe bari. LIBRAZHD
    Prishja e shtėpisė vjen nga mend. ELBASAN
    Kam inat po nuk kam takat. BERAT
    Sa tė mbledhėsh ti rrusht, tjetri ka ngrėnė njė kosh. KORĒĖ
    S'mbartet ujė me shportė. SHKODĖR
    Si ėshtė vendi bėhet kuvendi. VERI
    S'jepet njė pelė pėr njė thelė. JUG
    S'ka varfėri i menēuri. JUG
    Shtatin pyll e mendjen fyll. SHIJAK
    Shumė lule dalin nė prill, por pakė rrojnė. JUG
    Tė bėnin mizat mjaltė, do t'i kishim qypat plot. KORĒĖ
    Thesi i zbrazėt s'qėndron nė kėmbė. KRUJĖ
    U habit pas lėngut, harroi thelat. JUG
    Vajtėm pėr lesh e dualėm tė qethur. KORĒĖ
    Vetėm budallai ėshtė i kėnaqur gjithmonė nga vetja. JUG
    Vėthėt i nxorra po vėrėt i kam. JUG


    Thjeshtėsia
    Ai qė do tė zihet, zihet edhe me macen. DARDHĖ
    Duro sa mund, gėzohu pa fund. VERI
    Dhe durimi ka kufi. JUG
    Dhisė kur i hanė brirėt, gjen shoqe ti pėrpjekė. DEVOLL
    Edhe guri pėlcet kur nxehet. KRUJĖ
    E mjel sa e mjel lopėn pastaj i bie me kėmbė dhe e derdh. KORĒĖ
    Fjal e ėmbėl thyhen tė fortin. SHKODĖR
    Fjala e mirė nė ditė tė keqe. KRUJĖ
    Dhembi kafshon shpesh gjuhėn, megjithatė ata mbeten miq. JUG
    Gurit tė rrokullisur dhe tė dehurit mos i del pėrpara. LUNXHĖRI
    Hiq inatin gjej rehatin. KRUJĖ
    I buti thyen tė fortin. SHKODĖR
    Kur piqen dy vezė, njėra do thyhet. VLORĖ
    Kush nuk e urdhėron dot vehten, pajtohet kollaj me tė keqen. VLORĖ
    Kush e qit koburen, se fut pa zbrazur. VLORĖ
    Lumi i thellė, nuk rrėmben. JUG
    Me gojė i afron, me gojė i largon shokėt. KOSOVĖ
    Me njoftė veten asht urti, me qeverisė veten, ėshtė trimni. MILOT
    Mėngjesi ėshtė mė i menēėm se nata. TIRANĖ
    Mos i fryj zjarrit se tė djeg. JUG
    Mos merr si pushka e jevgut. TIRANĖ
    Mos nxirr vrerė prej goje tė hidhėrohesh, po nxirr sheqer tė ėmbėlsohesh. PĖRMET
    Nga mėrzitja e minjve, i vuri zjarrė mullirit. JUG
    Nuk thyen dhėmbė fjala e mbarė. JUG
    Pėr inat tė sime vjerre, vete fle me mullixhinė. PĖRMET
    Pėr pleshtin djeg jorganin. JUG
    Rrugė e gjatė pret shkurtėr. MYZEQE
    Sa ti trazosh urėt aq mė shumė ndizen. JUG
    Sherri do nge, davaja do para. SKRAPAR
    Shkallėt ngjiten shkallė-shkallė. JUG
    Ti prite tė paktėn, prite dhe tė shumtėn. SKRAPAR
    Trim i mirė quhet ai qė pėrcjell zemėrimin. KRUJĖ
    Uthulla e fortė plas gurin. TIRANĖ
    Hajde baba tė dėftej arrat e malit; Hajde gjyshe tė tė kallzoj ato tė gjyshit. ELBASAN
    As topi i Ali Pashės s'e tund. ELBASAN
    Atij qė nuk e do, i thuaji: "Tė hyftė vetja nė qejf". SHKODĖR
    Avash Beg se ka hendek. BERAT
    Ay qė ecėn me krye pėrpjetė, bie nė gropė. JUG
    Baste e budalla, motėr e vėlla. JUG
    Breshėri e rreh, e dhija bishtin pėrpjetė. GJIROKASTĖR
    Daullja bie pėr ata qė kanė veshė. PĖRMET
    Del ēiraku mė i mirė se ustai. JUG
    Dy gjela nė njė vikt, s'kėndojnė. JUG
    Dhi e krimbur, bishtin pėrpjetė. BERAT
    Edhe vali je, shiko ku ishe dje. LUKOVĖ
    Ena bosh zhurmon mė tepėr. KRUJĖ
    Ėshtė nga ai gur qė thyen ēekan. JUG
    Fjala pa punė, si peshku pa lumė. GJIROKASTĖR
    Fjalė pak e punė shumė. LIBRAZHD
    Fol me ty, fol me murin. KAVAJĖ
    Gjėmon voza qė nuk ka verė. JUG
    Gjithkush leu, mentė e veta pėlqeu. ELBASAN
    Hiqu det se do shkojė lumi. JUG
    I gjen mushka drutė. JUG
    I mbushet mendja, atij qė ka mend. SKRAPAR
    Jashtė valles dinė tė gjithė tė kėrcejnė. SKRAPAR
    Kalliri me bukė, s'e ngren kryet pėrpjetė. JUG
    Kėlyshi sado tė lehė nuk tė kafshon. KORĒĖ
    Kollaj tė thuash vreshtė, po duhet rrushi. DUKAT
    Kur ngjite pėrpjetė, shiko dhe tatėpjetė. JUG
    Kur u ba horri pashė, vrau t'anė. KAVAJĖ
    Kush ka matur veten, ka matur gjithė botėn. JUG
    Kush s'kupton, i japin tė kuptojė. JUG
    Lumi i thellė, s'ka ushėtimė. JUG
    Marrija ma e madhe asht me kujtue vedin tė menēėm. SHKODĖR
    Mendjemadhi niset me kalė, kthehet me kėmbė. KORĒĖ
    Mė parė mėso veten, pastaj tė tjerėt. JUG
    Mos i zbulo petėt byrekut, se i dalin lakrat. BERAT
    Mos mėso ustanė, po merri zananė. PĖRMET
    Mos u kapardis si gjeli nė plehra. SHIJAK
    Mos u mat me hijen e me njerėzit. JUG
    Mos u mat me hijen e pasdrekes. VLORĖ
    Nė portėn e tė shurdhit mos trokit. KORĒĖ
    Nga ferra e vogėl del lepuri i madh. JUG
    Nuk mėsohet plaku si do krehur mjekra. JUG
    Njeriu sido qė tė bėjė, nuk e kapėrcen dot hijen e tij. KORĒĖ
    Pas lufte tė gjithė bėhen trima. TIRANĖ
    Pula bėn venė e kakaris sa zgjuan mėhallė, pela bėn mushkėn dhe nuk ndihet fare. VLORĖ
    Pyetėn mushkėn, cilin ka baba; "kam dajo kalėn" - tha. JUG
    S'e lenė hunda me pa larg. KRUJĖ
    S'ka lezet nė kokėn e zgjebur, shamia e mėndafshtė. KORĒĖ
    S'ka tė shurdhėt, mė tė shurdhėt nga njeriu qė s'don dije. JUG
    Sorra e mbante veten pėr pallua, po kur pa kėmbėt e saj qau. VLORĖ
    S'tunden malet me pėrralla. JUG
    Teneqe e prishur, ka zė tė gėrvishur. VLORĖ
    Ti mbaje veten ulėt, pa tė ngrenė tė tjerėt. LABĖRI
    Ti qesh me tė tjera, po bota qesh me ty. KURVELESH
    Trimėrinė pas luftės e urtėsinė pas kuvendit s'e ha as qeni. SKRAPAR
    Trimi qė lėvdohet, nuk tė vret. KOSOVĖ
    U bė dhija me tremb ujkun. VLORĖ
    U bo veja me mėsue pulėn. KAVAJĖ
    U hap dheu, doli njė plesht. JUG
    U mbars mali, polli njė mi. JUG
    Unė vij nga mė rrahėn, ti mė tregon shkopinjtė. VLORĖ
    U rrit kungulli dhe mori dhenė. SKRAPAR
    Zuri qeni njė lepur, nuk quhet zagar. JUG
    Ai qė e ka provue din edhe me tė mėsue. KOSOVĖ
    Bėne vath e ve nė vesh. SHKODĖR
    Bėj si tė thotė mė i madhi. JUG
    Bleta din si bėhet mjaltėt. JUG
    S'di gomari tė haj tagji. PĖRMET
    Dami tė bėhet mėsim. DIBĖR
    Kush s'pyet mbetet budalla. JUG
    Kush u dogj nga qulli, i fryn edhe kosit. JUG
    Edhe nje gote uje qe te jep shoku ėshtė me e mire se mjalti.

    Drejtėsia
    Atė qė merr me njė dorė, kthehe me tė dyja. VLORĖ
    Ban mirė e harro, ban lig e kujto. VERI
    Bėj nder e gjej qeder. MYZEQE
    Edhe ėngjėlli, edhe djalli, janė brenda tek i gjalli. KRUJĖ
    Edhe kopėsht i mbret tė jetė, njė gjemb brenda do e ket. JUG
    E keqja nuk harrohet, e mira po. KOSOVĖ
    E mira dhe e keqja nuk kanė fund. JUG
    E mira nuk ka tavan, e liga s'ka taban. KOSOVĖ
    Ha njėzet e nėntė kafshita me gjellė, s'thua gjė, tė tridhjetėn thatė dhe bėn kiametin. BERAT
    I ligu kur tė hipėn mbi shpinė, nuk din me zbritė kurrė. TROPOJĖ
    I ligu tė puth e tė kafshon. JUG
    I ligu ngatėrron dhe yjet nė qiell. JUG
    I mirė sa mė s'ka, kur fle nuk ha. JUG
    Jo i mirė sa tė tė lėpijnė, jo i keq sa tė tė pėshtyjnė. JUG
    Kur pi ujė, kujto burimin. VLORĖ
    Kur s'mė bėn nder, mos mė bėj qeder. BERAT
    Malli i keq shifet nė bojė, dhe njeriu i keq shifet nė sy. SHKODĖR
    Pėr ēdo punė qė bėnė, mejto se ke edhe vdekje. SKRAPAR
    Pyka e vet e shkyn lisin. KOSOVĖ
    Pyll pa derra s'ka. ELBASAN
    Qen i bardhė, qen i zi, qen i kuq, qen murrash, qen balash, qen ėshtė … JUG
    Qeni kur kėrkon tė hajė tė zonė, vritet. JUG
    Qepa, qoftė e re, qoftė e vjetėr, po era qepė vjen. JUG
    Qeni edhe me sapun tė lahet, era qen do tė vijė. VLORĖ
    Rrit kėlyshėt tė tė hanė kokėn. DEVOLL
    Rrufeja nuk bie nė hale. TIRANĖ
    Sėpatės bish mos iu ban. DIBĖR
    Ska din zemra, atje shkon mendja. SHKODĖR
    Tė mirėn nė e hedh prapa, e gjen pėrpara. SULOVĖ
    Ai qė e ka trupin e drejtė, nuk ka frikė se i del hija e shtrembėr. JUG
    Ai qė e ka mizėn nė kapuē, e ka vjedh bletėn. KOSOVĖ
    Bėni si them unė, e mos bėni si bėj unė. KORĒĖ
    Bie molla qė ka krimbin. JUG
    Buēja po nuk luajti bishtin, nuk i ngjiten qentė prapa. ELBASAN
    Ēika pa nder, si lulja pa erė. KOSOVĖ
    E drejta pa forcė, s'tė pi ujė. JUG
    E zuri krimbi peshkun, nuk e zuri grepi. JUG
    Fajat janė qė pjellin ligjin. JUG
    Faji ėshtė jetim, s'i ka dalė zot njeri. ELBASAN
    Fajin e ka gomari, nuk e ka samari. JUG
    Fjala e drejtė ėshtė e shkurtėr, fjala e shtrembėr ėshtė e gjatė. TETOVĖ
    Gabimi falet njėherė, e jo pėrherė. KOSOVĖ
    Gjithkush ka dy kandarė, njė pėr vete, njė pėr tė tjerėt. JUG
    Hatėri tė lė pa brekė. BERAT
    Hesapi i qėruar, tė nxjerr tė nderuar. JUG
    Ka tė menēur pėr tė marrė. MALLAKASTĖR
    Koka e falur s'pritet. JUG
    Kur falet e liga, dėnohet e mira. JUG
    Kur ke tė drejtė, lėviz dhe malet. JUG
    Kur qeth, bėn qime, kur ha, bėn thėrrime. DEVOLL
    Kur tė gjen njė vdekje, tė ngushėllojnė; po kur tė gjen turpi, ē'tė thonė? KORĒĖ
    Kusari para se tė vjedh, bėn hazėr vendin. KURVELESH
    Kush ha bukė, bėn thėrrime. JUG
    Kush ka ngrėnė mjaltin, ka mizėn pas veshit. ELBASAN
    Kyēi vihet pėr tė ndershmin, pa rezili shpon murin. JUG
    Malin lėvroje pėr lisin, fushėn pėr misrin. GJIROKASTĖR
    Mė parė vra ujkonjėn: pastaj mbyt kėlyshėt. JUG
    Mos pyet si vdiq, po pyet si rrojti. JUG
    Nderi vjen e ikėn, por turpi vjen e nuk ikėn. VLORĖ
    Nė tė humbi unaza, gishti ta ka fajin. KORĒĖ
    Ngarkoje tjetrin aq sa mban. GRAMSH
    Nuk ėshtė e drejtė me u ba dikujt nanė e dikujt njerkė. TETOVĖ
    S'hahet nė vend tė djathit. KORĒĖ
    S'hahen bashkė turp e bukė. JUG
    Zoti vonon, po nuk harron. PĖRMET
    Vritet faji e jo njeriu. VLORĖ
    Ariu s'i arrinte dot goricat e thoshte: "Qenkan tė pa pjekura". BERAT
    Atij i thonė: "Ja ujku", ay thotė: "Ku ėshtė gjurma". JUG
    Ay qė tė do, tė qorton, ay qė nuk tė do, tė lėvdon. BERAT
    Ē'bluan mendja, zbulon pija. BERAT
    Ē'ka barku, nxjerr bardhaku. JUG
    Difton fėmija, ē'ka shtėpia. VERI
    Dinaku hyn nė pus e del pa lagur. TIRANĖ

    Liria
    Ai qė ndėrton me djersė, mbron me gjak. JUG.
    Ai qė bahet i butė si dele e hanė ujqtė. KOSOVĖ
    As veshi tė mos mbajė plur, as kėmba tė mos durojė gjemb. JUG
    Bilbili te kafazi s'kėndon nga qejfi, po nga marazi. SHKODĖR
    Breshka po ferrėn don. KAVAJĖ
    Buka e botės s'tė ngop. KORĒĖ
    Buka e botės, laku i kokės. SARANDĖ
    Burri nuk shtrihet as pėr sė vdekmi. MIRDITĖ
    Ēdo mal e din barrėn e vet. PRIZREN
    Ēdo njeri ėshtė mbret nė shtėpinė e tij. JUG
    Ēdo shpresė fluturon me krahėt e saj. JUG
    Ē'hall ke, vėshtroje. VERI
    Dasėm pa mish nuk ka. KORĒĖ
    Dasma do mish, lufta do gjak. ELBASAN
    Dele e butė nė qafė tė ujkut. JUG
    Dora e huj tė krun, po jo ku tė kruhet. KOSOVĖ
    Ec me kėmbė tueja e jo me mend e huaja. SHKODĖR
    E di gjalmi ē'ka torba. PĖRMET
    E di vetė gomari ku i vret samari. JUG
    Gunė e huaj s'tė mban ngrohtė. KOLONJĖ
    Gjithkush teshat i lan nė shtėpinė e vet. VERI
    Hallet e mia i di trari im. ELBASAN
    Hall me qč e hall me buaj, po mė keq me qč tė huaj. MYZEQE
    I zoti ia sheh plagėn kalit, nėn samar, se qiraxhiu, ngrihet e shkon. KORĒĖ
    Jeton bleta majė malit, jeton dhe miza nėn bisht tė kalit. KORĒĖ
    Kali i botės s'tė nxjerr jashtė portės. SARANDĖ
    Kafshata e huaj tė mbet nė fyt. SHKODĖR
    Kėmba e di se ku e vret kėpuca. LUKOVĖ- SARANDĖ
    Kur se mbajnė njėzet e katėr tuejt, nuk e mbajnė as katėrdhetė e tetė tė huejt. SHKODĖR
    Kur m'i punonin arat, u liga dhe u thava, kur i punova vet, u maha dhe u ringjalla JUG
    Kur s'ka trimni, s'ka liri. KOSOVĖ
    Kush mba vesh botėn, prish kokėn. GJIROKASTĖR
    vKush merr mendjen e botės, i sjell dėm kokės PĖRMET
    Kush s'lufton pėr liri, robėrinė e ka nė shpi. KOSOVĖ
    Kush unj qafėn i bie zverkut. JUG
    Ku tė ha, kruaje. GJIROKASTĖR
    Leku i huj, peshon rėndė nė xhep. PUKĖ
    Liria fitohet e nuk dhurohet. JUG
    Liria fitohet vetėm me gjak. KOSOVĖ
    Liria i ka rrėnjėt nė gjak. JUG
    Liria nuk blehet me para e me tokė, po fitohet me gjak e me kokė. KOSOVĖ
    Lira vjen kur s'i duhesh vdekjes. BERAT
    Mė mirė njė ditė nė liri, se njėqind vjet nė robni. KRUJĖ
    Mė mirė i lig e i lirė, sesa shėndoshė e me zinxhirė. KRUJĖ
    Mė mirė nėn hijes ne ferres sime, sesa nėn hijen e fikut tonė. KOSOVĖ
    Mė mirė njė ditė gjel, sesa tre ditė pulė. ELBASAN
    Mė mirė Sokol njė herė, se sorrė gjithherė. SHKODĖR
    Mashė e tjetrit mos u bėj. JUG
    Me dorėn e tjetrit, mos vrafsh as gjarprin. SHIJAK
    Me duart e mija rrafa kokėn time. MYZEQE
    Mė e urtė se delja nuk ka, por edhe asaj i ngjiten ferrat pas. BERAT
    Mė mirė gomar, po tėndin, se kalė, po tė botės. LUKOVĖ
    Mė mirė nėn dhč i mbuluar, se mbi dhč i gjynjėzuar. SKRAPAR
    Mė mirė tė vdesėsh duke luftuar, sesa tė rrosh i gjynjėzuar. SKRAPAR
    Mė mirė tė vdesėsh nė kėmbė, sesa tė jetosh nė gjunjė BERAT
    Mė mirė zog e nė liri, sesa bilbil e nė kulvi. KURVELESH
    Mikun nderoje dhe vėre nė qoshe, po ozt shtėpie tė jesh vetė. JUG
    Mish tė ngordhur edhe egėrsira nuk ha. SKRAPAR
    Mjer ai qė pret nga tjetri! JUG
    Mjer puna ime, qe se bani dora ime. KAVAJĖ
    Mos shko maz pas pele. KOSOVĖ
    Mos shko pas qerres sė tjetrit. SKRAPAR
    Mos u ban mjaltė, se tė han mizat. SHKODĖR
    Nėn hije as bari nuk ngren krye. JUG
    Nuk rron peshku pa ujė. KOSOVĖ
    Njė gjė qė tė merr dora, mos prit tė ta japin. JUG
    Njė punė qė s'e bėn vetė, mos kėrko tė gjesh tė metė. TIRANĖ
    Pėr ēdo punė, puth dorėn tėnde. ELBASAN
    Po nuk nderove veten, s'tė nderon njeri. VLORĖ
    Pyet shtatė a tetė, e bėj si di vetė. VLORĖ
    Qafa e unjur, koka e prerė. LUKOVĖ
    Qėndro shtyllė e mos u bėj urė. KRUJĖ
    Rrushi varet nė degėt e vet. LUSHNJE
    S'bėhet dasma pa thyer kupa. ARBĖRESHĖT E ITALISĖ
    Gjithsecili nė punėn e tij ėshtė zot. JUG
    S'mbahet shpirti me falimnders. VERI
    Syri i tė zotit plehron arėn. JUG
    Shqiponja nuk gjuan miza. KRUJĖ
    Trimėria dhe liria janė si nanė e bijė. KRUJĖ

    Puna
    Ai qė pėrton sot, pendohet mot. VLORĖ
    Bujku i mirė, ia merr me zorr bukėn tokės. TROPOJĖ
    Burri nė shtėpi, si dreqi nė xhami. ELBASAN
    Ēelėsi qė punon, nuk ndryshket. MALLAKASTĖR
    Dembeli ėshtė nėna e tė gjithė veseve. VERI
    Dera e pėrtimit, caku i mjerimit. LIBRAZHD
    Dita pa punė nata pa gjumė. JUG
    Dora me baltė buka me mjaltė. KOSOVĖ
    Dora e larė, zorrė e tharė. JUG
    Edhe ujėt po tė rrijė nė njė vend qelbet. JUG
    Gruaja qė nuk do tė gatuajė, shosh gjithė ditėn. SKRAPAR
    Gjykon puna, s'gjykon guna. LIBRAZHD
    Hekuri sa punohet, aq zbukurohet. VLORĖ
    I mjeri ai qė s'mendn pėr pleqėri. SHKODĖR
    Kau qė nuk vete nė arė e pret sėpata. KURVEÖESH
    Kazma nė dorė, buka nė gojė; kazma ne katua, trasta del pėr miell hua. SKRAPAR
    Kush ka turp, vdes pėr bukė. JUG
    Kush mori udhė, dhe do tė lodhet. GJIROKASTĖR
    Kushtrimi del pėr tė ligshtin, pse trimi kujtohet vet. SHKODĖR
    Lima dalėngadalė bėri tranė gjilpėrė. JUG
    Malet tunden, po nuk bien. JUG
    Me fal gjakun ėshtė burrni. KOSOVĖ
    Mos kij turp nga kush s'ka turp. JUG
    Mos prit tė tė kėrkojė e mira, po kėrkoje. VLORĖ
    Mushka do dru, e demi kular. SARANDĖ
    Mos u fshi si miu prapa poēes. SKRAPAR
    Nė kurdhėn e nxehtė, s'rrihet me ēekan druri. JUG
    Njeriut iu bėj njeri, qenit bėniu qen. JUG
    Po kėrciti dhėmbėt qeni i qėndro me shkop nė dorė. JUG
    Po nuk qau fėmija, nuk i jep nėna sisė. JUG
    Po nise njė udhė, do kaptosh dhe sheshe, dhe male, dhe gurė. DEVOLL
    Po nuk u turbullua, nuk kthjellohet. PĖRMET
    Kėnga pėr darkė, brenga pėr drekė. JUG
    Ku ka bletė, ka dhe mjaltė. PĖRMET
    Ku ka zemėr ka dhe krahė. JUG
    Kullote dhinė tė tė mbushė kusinė. GJIROKASTĖR
    Kur s'ke mbjellė, s'ke ēfarė korr. JUG
    Kur s'ke punė luaj derėn. PĖRMET
    Kush fėrkon pulėn, ha edhe vezėn. KORĒĖ
    Kush fle ngorhtė ka edhe ftohtė. ARBĖRESHĖT
    Kush i kullot deshėt, ai qeth dhe leshėt. PĖRMET
    Kush nuk di ē'ėshtė lodhja, ai nuk di ē'ėshtė ēlodhja. BERAT
    Kush pėrton vdes urije. BERAT
    Kush rri nė pemė, ha edhe kokrrat. KORĒĖ
    Kush s'punon, dheut i rėndon. JUG
    Kush zė brumė do tė gatuajė. JUG
    Me mirė "punė e mbarė", se "mirė se tė gjej". SHKODĖR
    Mbill me njė dorė, korr me tė dyja. JUG
    Me lopatė ari dhe shat argjendi tunden e lėkunden edhe malet nga vendi. SARANDĖ
    Mirė se tė gjej, o hija e madhe!- mirė se vjen o dembel hamė- A kamė leje tė rri pak? Po pate me hangėr rri sa tė duash. TIRANĖ
    Mos rri si nusja nė dasėm. JUG
    Moti ndihmon atėqė punon. BERAT
    Nga puna po nuk rrodhi, domosdo do pikojė. VLORĖ
    Nuk mund tė dalė punė e madhe nga ai qė nuk do tė voglėn. BERAT
    Njė ujė qė nuk ecėn s'pihet. ELBASAN
    Paraja nuk i zgjedh njerėzit. VLORĖ
    Po shkove me tė kėrciturit gishtėrinjtė sot, mos u anko nga tė kėrciturit e zorrėve nesėr. VLORĖ
    Pula qė kėndon nė mbrėmje nuk bėn vezė nė mėngjes. JUG
    Puna e rinisė, jorgan i pleqėrisė. TIRANĖ
    Qan ara se nuk i vjen fara. SARANDĖ
    Ruaj dhinė tė pish qumėshtin. SARANDĖ
    Sa mė shpejt kositet livadhi; aq mė shpejt lind bari. TROPOJĖ
    S'bėhet vreshti me urata, po me shata e lopata. JUG
    S'gjuhet me zagar lidhur. BERAT
    Nuk zihet pleshti me dorashka. KORĒĖ
    Shpjere gojėn te buka e jo bukėn te goja. JUG
    Trupi shėndoshet me tė punuar, mendja ndėrtohet me tė mėsuar. JUG
    Ujku e ka qafėn e trashė, se ka kambėt e shpejta. KRUJĖ
    Vure vezėn more pulėn. KRUJĖ
    Kerkoje punen qe ta gjesh. KUKES
    Pa Punė Nuk Ka Asgjė.VUSHTRRI

    Maturia
    Mali digjet, plaka krehet. Shkup
    Mos hyn ne mal pa sepat. Shkup-Agon
    As copėn e madhe mos e ha pa u menduar. KRUJĖ
    Ē'del nga goja, hyn nė vesh e del pėr hunde. JUG
    Dardha dhe sėpata e kanė bishtin mbrapa. SARANDĖ
    Dasma nuk shihet nė fillim, por nė fund. JUG
    Dijet e mėdha janė nė fjalė tė shkurtra. SHKODĖR
    Dy kunguj nėn njė sqetull s'mbahen. PĖRMET
    Dy vesh dhe njė gjuhė, fol pak e dėgjo shumė. JUG
    Dhjetė herė mat, njė herė pre. KOSOVĖ
    Fjala dhe plumbi kur dalin s'kthehen mė. GUCI
    Gazi i madh, kthehet nė helm. KORĒĖ
    Gjuha flet e fshihet, shpina pret e rrihet. KOSOVĖ
    Gjella me kripė e kripa me karar. PĖRMET
    Gjuha eshtra s'ka, eshtra thyen. KURVELESH
    Gjuha tė lidh, gjuha tė zgjidh. VLORĖ
    Ha tė rrosh, jo rro tė hash. JUG
    Janė tė urtė tė marrėt sa pa thėnė fjalėt. JUG
    Kashata e madhe tė ngec nė fyt. JUG
    Kėmba e madhe tė shqyen kėpucėn. BERAT
    Kur tė hedhėsh gurin, mate gjer ku arrin. JUG
    Kur flet shkopi tė vret. VLORĖ
    Kur han bukė misri, kujto bukė thekri. JUG
    Kur s'di not mos u fut nė ujė. KORĒĖ
    Kush ha shumė i del pėr hunde. PĖRMET
    Kush shef ma sėpari barkun, asht i mangėt nga trutė. KAVAJĖ
    Lakmia, lakfyt. PUKĖ
    Lisi nuk pritet me nji tė rame. FERIZAJ
    Lulja e kėputun nuk mbin ma. KRUJĖ
    Mė mirė njė pulė nesėr, se nji vezė sot. DIBĖR
    Mos dalė goja para mendjes. BERAT
    Mos i bjer tė mirės me shkelm. DIBĖR
    Mos i hyr valles, kur nuk di ta hedhėsh. MYZEQE
    Mos kėrko vezė tė pjekura nė hell. SKRAPAR
    Ngopet deti me lumenj? DEVOLL
    Nuk mba ujė orizi. JUG
    Njė fjalė qė e dinė dy veta, e dinė gjithė bota. ELBASAN
    Pi rakinė e jo mendjen. JUG
    Po fole shumė, sikur xhevahire tė thuash, kakėrdhi bėhen. KORĒĖ
    Po t'i marrėsh lopės tėrė qumėshtin, ngordh viēi. JUG
    Qefi prish qefin. JUG
    Tamahu tė shpie nė gjynah. JUG
    Tė falurit e shumtė i vjen rėndė dhe perėndisė. KORĒĖ
    Ujėt e turbullt mbysin burrin, fjalėt e shumta pėrziejnė katundin. JUG
    Ujku kur ndien erėn e dhenėve, harron qė ata kanė barinė prapa. JUG
    U mbush kupa do tė derdhet. KRUJĖ
    Unė i ha kumbullat, atij i mpihen dhėmbėt. VLORĖ
    Unė baj barrėn, ti djersin. VERI
    Vera sa ma e ėmbėl tė jetė, ma fort tė zenė. SHKODĖR
    Vreshtė shumė mos ven, shpi shumė mos ban, miq shumė mios xen. SHKODĖR
    Nata s'ka shahit. SHKODĖR
    As para pushkės, as prapa mushkės. JUG
    Atje ku fle ujėt, atje ėshtė mė thellė. KORĒĖ
    Barka mbytet edhe pėr njė lėkurė lepuri. SHKODĖR
    Bisha tėrbohet keq, kur sheh se po i vjen fundi. JUG
    Bie njė gurė e shkoqet njė mur. VLORĖ
    Buka qė thyet s'ngjitet mė. JUG
    Ēdo gjė forcohet, nė themel. BERAT
    Ē'ka humbe mos e kėrko, ē'ke nė dorė mos e lėsho. KRUJĖ
    Ēohet njė i marrė e qet njė gur nė ujė, ēohen njėzet tė urtė e s'mund ta nxjerrin. SHKODĖR
    Dimrit iu bėj hazėr qė nė behar, e beharit qė nė dimėr. JUG
    Dita ka sy, nata ka veshė. JUG
    Duhet me i fry lugės para se me tė djeg. KRUJĖ
    Dha pesė e hyri nė valle, jep dhjetė e s'del dot. BERAT
    E dardhė ėshtė dhe bora, po tė thanė duart. JUG
    Edhe pas luftės armėt duhet me i mbajtė. KOSOVĖ
    E ke zogun nė dorė, mbaje. KORĒĖ
    Fusha ka sy, mali ka veshė. KRUJĖ
    Gishtėrinjtė i fut nė mjaltė e i lėpin, po nuk i kafshon dot se tė dhembin. DARDHĖ
    I marri ē'flet nuk din, i urti ē'din nuk flet. VERI
    I zoti duhet tė ruajė arėn e vet. ELBASAN
    Jo si cjapi te kasapi. KORĒĖ
    Kali nuk mbahet pėr bishti, po prej freri. TROPOJĖ
    Ka thėnė Nastradini, edhe nė diell merr ombrellė. SHKODĖR
    Kur s'ke mace, bėjnė minjtė dasėm. ELBASAN
    Kij frikė nga njė njeri qė frikėn ta ka. KRUJĖ
    Kujto qenė e bėj gati shkopin. KORĒĖ
    Kur shkon pėr udhė merr shkop dhe gurė. PĖRMET
    Kur t'i hypėsh kalit, shifi patkonjtė. ELBASAN
    Kush vret nuk flet. SKRAPAR
    Me zjarrin dhe ujin nuk bėhet shaka. VLORĖ
    Mos luaj me gurė po e pate shtėpinė me xhama. SULOVĖ
    Mos shkel nė dėrrasė tė kalbur. KAVAJĖ
    Mos shko si breshka te nallbani. KORĒĖ
    Mos shko si cjapi te kasapi. SHQIPĖRI E MESME
    Mos u zėr pėr degėsh, po pėr rrėnjėsh. JUG
    Nata ėshtė me barrė, s'dihet ē'pjell. KORĒĖ
    Nga njė vėrė e vogėl, rrjedh e gjithė fuēia. LABĖRI
    Nji shkėndi ndez nji mal. KORĒĖ
    Pėr njė dorė kashtė e vret samari mushkėn. JUG
    Pėr njė pe, pėr njė gjilpėrė, vate dėm njė punė e tėrė. JUG
    Ruaju tė tė ruajė perėndia. JUG
    Ruhu nga thėngjilli i mbuluar. JUG
    Sė ligės ruaju, e mira tė ndjek vetė nga pas. SKRAPAR
    S'lidhet kali me pč. LUKOVĖ
    Shkon njė herė, bėhen gjurma; dy tri herė bėhet udhė. KORĒĖ
    Ujku mjergull kėrkon. JUG
    Zė goje qenin, bėj hazėr shkopin. GJIROKASTĖR
    Shtėpija pa fėmijė, si nata pa yje. SARANDĖ
    Ma i keqi vėlla tė merr hakėn. KOSOVĖ
    Motra jemi, shoqe s'jemi. JUG
    Ndarja ėshtė mė e mira e tė ligave. SKRAPAR
    Krushka pėr dhėndrin gjen peshk majė malit. SHKODĖR
    Gjumi natės i randė i bėn keq ditės. SHKODĖR
    Gjumi nė dėborė ėshtė shkesi i vdekjes. JUG
    Mos pyet sa vjeē je, po ē'shėndet ke. TIRANĖ
    Nuk mbushet pusi me pėshtyma. GRAMSH
    As kėmishės sė shtatit s'ėshtė pėr t'i besu. KAVAJĖ
    Besove, bėre mirė, s'besove, ca mė mirė. JUG
    Ē'ka shtėpia tė mos marrė vesh fqinjėria. SKRAPAR
    Do tė ruash sekretin nga armiku, mos ia thuaj as mikut. BERAT
    Esapi i shtėpisė nuk del nė pazar. KORĒĖ
    E thėna dhe e bėra janė larg. DIBĖR
    I marri premton dhe budallai shpreson. JUG
    Kur qesh djalli e ka punėn keq. VLORĖ
    Mba murin mos bie. SHQIPĖRI E MESME
    Me thėnė e me tė bėrė shkon nė mes njė lum i tėrė. JUG
    Mė gėnjeve njė herė, harram e paē, mė gėnjeve tė dytėn hallall. JUG
    Mos u bėj thes i ēpuar. SKRAPAR
    Mos dėgjo ē'thotė ai pėr vete, por dėgjo ē'thonė bota pėr tė. SKRAPAR
    Ma kanė sharė pelėn se kanė sy ta blenė. JUG
    Nė mė rrefsh sė pari tė vraftė Zoti, nė mė rrefsh sė dyti, tė ndihmoftė Zoti. JUG
    Kur tė thonė ngordhi ujku, atėherė ruaj gomarė. JUG
    Mos i jep shkopin harbutit, se tė vret me shkopin tėnd. MYZEQE
    Nuk ėshtė ar gjithė qė ndrit. VERI
    Nuk i varen ujkut mėlēitė nė qafė. KORĒĖ
    Jeta asht me ngjyra, nuk te bjen gjithmon e njejta ngjyr.Peshkopia

    Miqėsia
    Ari nė zjarr provohet, miku nė rrezik kuptohet. VLORĖ
    Armiku s'pritet me fjalė, por me plumb. KRUJĖ
    Armiku mė i rrezikshėm ėshtė, ai qė harrohet. JUG
    As buka nuk haet vetėm. JUG
    Atje ku luftojnė dy, fiton i treti. KORĒĖ
    Kur merr dėrrasa tė plasur, ēahet e tėra. SKRAPAR
    Kur je veti i dytė, tė ngoh dhe fryma e shokut. BERAT
    Lulja e kėputur nuk lėshon mė. MYZEQE
    Me mikun ha e pi, tė dhėnė e tė marrė mos ki. JUG
    Mendja me mendjen, pjellin mėndje. JUG
    Me njė ka nuk bėhen pendė. JUG
    Me nji tra nuk mban shtėpia. JUG
    Mėson nga armiku mė shumė se nga miku. JUG
    Miku i mirė tė nderon shtėpinė, miku i vjetėr nuk hidhet poshtė. JUG
    Miku ėshtė mik deri sa nuk pėrzihet nė hallet e shtėpisė. VERI
    Miku harrohet po tė largohet. PĖRMET
    Miku i mirė vjen nga porta. BERAT
    Nuk bėhet stani me dhi tė egra. VLORĖ
    Njeriu ka nevojė mė tepėr pėr dashuri, se pėr lavdi. JUG
    Njeriu pa shokė, si muri pa tokė. JUG
    Miku i mikut tim, ėshtė edhe miku im. VLORĖ
    Njė krah s'mban kala. GJIROKASTĖR
    Njė zog qė ndahet nga klloēka, e ha shqipja. SKRAPAR
    Pa djalė e pa gocė rrova, pa shok nuk rrova. KRUJĖ
    Pėr njė shamatė, lypen dy veta. SARANDĖ
    Punėn nuk e bėn njė gisht, po e bėn grushti. TROPOJĖ
    Qentė le tė lehin, karvanet tė shkojnė pėrpara. JUG
    Ruajmė nga miku, se nga armiku ruhem vetė. VLORĖ
    S'bėhet lėmi me njė kalli. JUG
    S'bėhet stani me lepura. MYZEQE
    S'mblidhen lepujt nė vath. JUG
    S'mbushet thesi me njė kokėrr. LUKOVĖ
    Syri ėshtė mė i mprehtė se kordha. JUG
    Shejtani kur nuk ka punė rreh tė birin. JUG
    Shokė bashkė, e bukė veē. JUG
    Trimi i mirė me shokė shumė. JUG
    Shoku sa duhet, aq qortohet. KOSOVĖ
    Shtėpinė e mbajnė tė gjitha shtyllat. BERAT
    Tek nusja hanė e pinė, te dhėndrri gja nuk dinė. VERI
    Tė mė mbrosh atje ku s'jam, se ku jam mbrohem vetė. LIBRAZHD
    Uji fle, hasmi s'fle. LIBRAZHD
    Ankohet kalorėsi se po i varen kėmbėt. VERI
    As nuk kam, as mė mbarohen. KAVAJĖ
    Bjer, o zot, mikun; tė haj dhe i zoti i shtėpisė. LABĖRI
    Bota tė jep aq sa t'i kesh dhėnė asaj. JUG
    Bukė e kripė e zemėr. KAVAJĖ
    Ēilet dera, rritet ndera. VERI
    Dora lanė dorėn, tė dyja lajnė faqet. ELBASAN
    Edhe pula jote nė kopshtin e botės tė duket e majmė. KOLONJĖ
    Fshati digjet, kurva krihet. JUG
    Fukara jam, po shpirtin nuk e kam fukara. VERI
    I mirė pėr shokė, e i lig pėr vete. JUG
    Bukėn tėnde ha, hall tė botės qa. LUNXHĖRI
    Ēezma i lan tė gjithė, veten nuk e lan. DELVINĖ
    I fundit ja do qaj, ja do qeshė. LABĖRI
    I qan hallin kalorėsit. DURRĖS
    I zoti i shtėpisė, rri nė fund tė urave tė zjarrit. POGRADEC
    Jo gjithmonė "mirė se tė gjeta" po edhe "mirė se erdhe". ELBASAN
    Kafeja ėshtė e zezė, po tė zbardh faqen. JUG
    Nga fryn era kthen gėzofin. DIBĖR
    Kam qeshur tė tjerė, mė mbiu nė derė. KORĒĖ
    Keq mė vjen, po dėm s'mė bėhet. SKRAPAR
    Ku s'tė thėrresin, mos shko; ku s'tė pyesin, mos kuvendo. ELBASAN
    Kėpucari i ka kėpucėt e grisura. JUG
    Kėrkon tė zėrė gjarpėrin me dorė tė botės. JUG
    Kopraci s'tė jep tė zezėn e ullirit. JUG
    Ku bien daullet tė ēojnė kėmbėt vetė. SKRAPAR
    Ku rėnēa mos u vrafsha. VLORĖ
    Kur tė kem me thasė, tė tė jap njė trastė. SHIJAK
    Kur tė vjen nevojtari nė derė, po s'pate gjė, jep njė gotė ujė. SKRAPAR
    Kush ha vetėm, vdes dhe vetėm. JUG
    Kush shkon pa thirrė, kthen pa u pėrcjellė. SHKODĖR
    Kush vete i paftuar, e gjen sofrėn pa shtruar. ARBĖRESHĖT
    Kush vjen rrallė, ha bakllavanė, kush vjen shpesh ha pėrsheshė. KRUJĖ
    Le gomari qė na ngordhi, po s'na lėnė as mizat rehat. KORĒĖ
    Lype se s'ta jep, merre se nuk thotė gjė. KAVAJĖ
    Mali me mal s'piqen, po njeriu do piqet. JUG
    Me ēfarė syri do mė shofėsh, me atė do tė shof. ELBASAN
    Merr belanė e botės e vė nė krye tė votrės. ELBASAN
    Miku i afėrt nuk ka nder, se vjen pėrherė. MYZEQE
    Miku i thirrur, duhet pėrcjellun. MIRDITĖ
    Miku nuk vjen pėr thelė e lėng, po pėr fjalė e pėr kuvėnd. KRUJĖ
    Mikut i lėshohet vendi dhe i dėgjohet kuvendi. KRUJĖ
    Mirmėngjes, me interes. FIER
    Mos qesh nė shok, se e gjen nė kokė. KOSTUR
    Ujku qimen e ndėrron,po zakonin se harron. JUG
    Mos e lėndo ku i dhemb. JUG
    Nė daltė djalė tė na rrojė, nė daltė ēupė, tė tė rrojė. JUG
    Nė shtėpinė e tė varurit, nuk zihet litari me gojė. DELVINĖ
    Nuk dua mish e kabuni, po dua, ner e sajdi. KAVAJĖ
    O bark, o qerrata, kėtu gjete, kėtu ha. BERAT
    Pa para njeriu ha dhe njė thes me kripė. VLORĖ
    Peshku nė det, kripa nė tokė, po bashkohen nė tigan. KORĒĖ
    Prifti mė pėrpara bekon mjekrėn e tij. KOLONJĖ
    Pula bėri venė, gjelit i dhemb barku. KUĒ
    Te kesh nuk don me than se je i pare,pasi vetem ai qe din asht i par. Dukagjini
    Qengji i butė thith dy nėna. KOSOVA
     
    .
0 replies since 15/1/2015, 23:34   466 views
  Share  
.