Firmat piramidale, si dhe pse linden

Njė kėndvėshtrim ekonomik

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. Labi_vogel
     
    .

    User deleted


    Firmat piramidale, njė kėndvėshtrim ekonomik

    Rėnia e firmave piramidale nė ’97 dhe trazirat e atij viti janė ngjarje tė cilat shoqėria Shqiptare vazhdon ti vuaj akoma edhe sot. Shumė ėshtė shkruar pėr to por shumica e artikujve merren me anėn politike duke mos vlerėsuar anėn ekonomike tė ēėshtjes. Mė poshtė ėshtė njė pėrmbledhje e dy studimeve nga autorė tė huaj, Chris Jarvis (Ekonomist i Lartė me Fondin Ndėrkombtar Monetar) dhe Dirk J. Bezemer (Universiteti i Amsterdamit) mbi lindjen dhe rėnien e firmave. Lexim tė kėndshėm.

    Periudha 1992-1996

    Tė dyja studimet e pėrshkruajnė rritjen ekonomike tė Shqipėrisė gjatė periudhės ’92-’96 si tė mahnitshme, por pėr arsye tė ndryshme. Chris Jarvis i FMN-sė thotė qė kjo rritje erdhi pjesėrisht si pasojė e heqjes sė kontrolleve mbi veprimtarinė ekonomike, privatizimi i hershėm i bujqėsisė, tregtisė sė vogėl dhe disiplinės financiare nga shteti. Dirk Bezemer shton se paēka se pati suksese tė dukshme si pasojė e ndjekjes sė hapave tė mėsipėrm, shkaku kryesor ishte dėrgimi i sasive tė mėdha tė parave nga jashtė nga emigrantėt dhe nga ndihmat e ndryshme pėr shtetin. Sipas Bezemer rritja nė mirėqėnien e Shqiptarėve erdhi si pasojė e rritjes sė importeve por jo tė veprimtarisė ekonomike, njė situatė kjo qė sjell ujen e mirėqėnies nėse ulen tė ardhurat nga jashtė sepse nuk ka veprimtari ekonomike vendase qė tė krijojė para pėr tė blerė mallra tė huaja.

    Shkaqet e lindjes sė firmave piramidale

    Tė dy autorėt shprehet qė firmat e para e filluan veprimtarinė e tyre nė periudhėn 1991-1992. Tė dy fajsojnė sistemin e dobėt financiar pėr rritjen e firmave pasi bankat shtetėore e private (Bezemer pėrmend vetėm Bankėn Italo-Shqiptare si bankė private) ishin tė pazonja pėr tė tėrhequr depozitat pėr shkak tė shėrbimeve tė pakta tė ofruara por mbi tė gjitha bankat ishin tė paafta pėr tė vepruar me sukses nė tregun e huadhėnies. Sipas Jarvis, bankat ishin tė paafta pėr tė zgjedhur huamarrės tė vlefshėm, nė 1995-ėn, gjysma e huamarrėsve nga bankat shtetėore ishin me vonesėnė pagimin e detyrimeve tė tyre. Si pasojė Banka e Shqipėrisė vendosi kufizime tė veēanta pėr secilėn bankė, kufizime nėn aftėsinė e bankave pėr tė dhėnė hua dhe kjo i detyroi sipėrmarrėsit qė ti drejtohen tregut jozyrtar. Nga ana tjetėr Bezemer pėrmend rreptėsinė e ligjit pėr krijimin e bankave tė reja si njė frenues i rritjes sė huamarrjes nė rrugė ligjore pasi e bėnte tepėr tė vėshtirė krijimin e njė banke. Gjithashtu Bezemer pėrmend dėshtimin e Bursės sė Tiranės si dhe pakėsimin e ndihmave ekonomike nga shteti drejt firmave tė ndryshme, njė paksim tjetėr i sasisė sė parasė pėr ndėrmarrjet e ndryshme.

    Rritja e firmave piramidale

    Zyrtarėt Shqiptarė dhe vėzhguesit e huaj, si FMN-ja, ishin tė ndėrgjegjshėm pėr praninė e tregut jozyrtar tė huasė nė Shqipėri por parapėlqyen tė mos ndėrhynin pasi e panė kėtė treg si njė pėrgjigje ndaj mangėsive tė bankave. Megjithė rreptėsinė e ligjit tė bankave, firmat piramidale u lejuan tė veprojnė pasi e paraqitėn veten si firma prodhuese dhe si rrjedhojė nėn Kodin Civil dhe jo Ligjin pėr Bankat paēka se po ndėrmerrnin veprimet e njė banke nėpėrmjet pranimit tė depozitave. Ato u lejuan tė depozitonin dhe tė tėrhiqnin paratė e tyre nė bankat shtetėrore pa mbikėqyrje. Bezemer thotė qė deri diku kjo pikpamje ishte e pranueshme, veprimtaria e disa firmave, ndryshe nga ajo e disa fondacioneve mė vonė, pėrbėnte njė pjesė tė rėndėsishme tė ekonomisė Shqiptare. Jarvis vė nė dukje qė nė Shkurt tė 1996-tės u miratua Ligji pėr Sistemin Bankar (Numėr 8075, datė 2/2/96) pas tė cilit Banka e Shqipėrisė lajmėroi firmat qė po pranonin depozita nga publiku se ishin nė kundėrshtim me kėtė ligj dhe duhet tė pushonin veprimtarinė e tyre pasi jo vetėm qė s’kishin leje pėr tė kryer veprimtari bankare por pėr mė tepėr Banka s’kish ndėrmend t’u jepte leje. Nė kundėrshtim me Bankėn, Prokurori i Pėrgjishėm u shpreh se ligji i ri nuk kishte tė bėnte me firmat qė pranonin depozita dhe s’kishte dėshirė tė hetonte firmat pėr mashtrime. Nga ana e saj Ministria e Drejtėsisė nuk pranoi tė shprehej mbi kėtė ēėshtje. Firmat mbėshteteshin nga qeveria, nė Nėntor tė ’96-tės, kryetari i parlamentit dhe kryeministri pranuan medalje nė 5-vjetorin e krijimit tė VEFA-s. Qė nga Shtatori ’95 deri mė Korrik ’96 Banka e Shqipėrisė ishte i vetmi organ kundra firmave por si pasojė e ngurrimit tė organeve tė tjera, Banka nuk veproi kundra firmave.

    Ngjarjet e ’96-tės

    Dy ngjarje ndodhėn nė ’96-tėn qė ndikuan nė ekonominė Shqiptare; fundi i sanksioneve ndaj Jugosllavisė tė cilat kishin krijuar tė ardhura tė bollshme pėr Shqiptarėt, si dhe zgjedhjet e trazuara parlamentare tė Majit tė cilat u fituan nga PD. Megjithėse nuk mund tė provohet qė firmat ishin tė pėrziera me trafiqet nė drejtim tė Jugosllavisė dhe nxirrnin fitime prej tyre kjo s’ėshtė ēudi tė jetė e vėrtetė. Si pėr ēudi, vetėm njė muaj pas mbarimit tė sanksioneve, firmat e panė tė nevojshme tė thithnin mė shumė para (mbase sepse njė burim kryesor tė ardhurash ishte zhdukur) dhe ngritėn interesat nė 6% nė muaj. Ndėrkohė pasiguria e krijuar nga zgjedhjet parlamentare i ngriti interesat e firmave nė 8%. Muajt e parė tė ’96-tės panė hyrjen nė skenė tė disa firmave tė reja. Deri atėherė tregu mbizotėrohej nga firma tė mėdha si VEFA, Gjallica e Kamberi tė cilat kishin njė masė tė madhe veprimtarie tė vėrtetė ekonomike. Nė tė kundėrt, Xhaferi dhe Populli dhe Sudja qė po rritej me shpejtėsi, ofruan interesa mė tė larta se firmat mė tė vjetra por pa pasur veprimtari ekonomike. Rritja e numrit tė firmave ēoi nė rritjen e interesave tė cilat arritėn nė nivele tė larta, nė Nėntor tė 1996-tės Xhaferri ofroi 44% nė muaj. Rradhėt para dyerve tė kompanive u zgjatėn e njerzit shitėn shtėpi e prona pėr ti futur paratė nė firma. Sipas Bezemer, punėdhėnėsit e kishin tė vėshtirė tė mbanin punonjėsit pasi ata mund tė jetonin fare lehtė nė sajė tė parave tė fituara nga firmat.

    Paralajmėrimet dhe rėnia

    Gjatė ’96-tės, Guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė i kishte dėrguar ēdo muaj njė letėr qeverisė ku paralajmėronte pėr natyrėn piramidale tė firmave dhe rreshtonte interesat e ofruara. Megjithatė qeveria s’veproi gjatė pjesės mė tė madhe tė vitit. FMN dhe Banka Botėrore i dėrguan qeverisė Shqiptare njė paralajmėrim tė fortė nė Gusht tė atij viti dhe pastaj ēdo muaj. Nė Tetor, Ministri i Financave paralajmėroi publikun pėr rrezikun e firmave por paralajmėrimet e qeverisė ishin tė ngatėrruara dhe kur u pėrhapėn fjalė qė firmat po lėviznin para nė emėr tė Mafies Italiane, Presidenti u shpreh nė mbrojtje tė firmave duke thėnė qė kėto ishin firma tė ligjshme dhe tė suksesshme. Nė Nėntor, nėn kėrkesėn e vėzhguesve tė huaj, qeveria krijoi njė grup akademikėsh pėr tė hetuar firmat por ky grup s’u takua asnjėherė pėr tė diskutuar. Ndėrkohė euforia e publikut ishte gjithnjė e nė rritje. Mė 10 Janar ’97-tė, Banka e Shqipėrisė (me kėmbėnguljen e FMN-sė sipas Bezemer, duke vepruar vetė sipas Jarvis) vendosi qė tėrheqjet ditore tė firmave nga bankat s’mund ta kalonin shumėn e 300,000 dollarėve Amerikanė, njė kufi ky qė hasi nė kundėrshtime nga firmat tė cilat protestuan se me kaq mund tė paguanin vetėm interesat por jo borxhin. Mė 26 Janar u ngrinė depozitat e Popullit dhe Xhaferrit ku u gjendėn 250 milionė dollarė, tė cilėt ishin rreth 60% e borxheve dhe qė ju ndanė mė vonė huadhėnėsve. Nė javėt dhe muajt nė vazhdim firmat u shkėrmoqėn, llogaritė e tyre u ngrinė dhe vendi u pėrfshi nga protestat.

    Rritja ekonomike dhe statistikat

    Bezemer shprehet se ēudia nė rrėnien e ekonomisė Shqiptare ėshtė se nga ana makroekonomike gjithshka ishte nė rregull. PBB-ja po rritej, papunėsia ishte nė ulje, inflacioni nėn kontroll. Arsyeja sipas tij ėshtė se kėto tregues ishin nė rregull pėr shkak tė tė ardhurave nga jashtė; rritja nė PBB pasqyron rritjen nė sektorin financiar por jo nė atė prodhues, i cili nuk u zhvillua. Gjithashtu tė ardhurat nga jashtė mundėsojnė uljen e papunėsisė, ndėrsa rritja nė disa sektorė mundėson rritjen e tė ardhurave nga taksat pa shpenzime nga qeveria, gjė qė sjell zvogėlimin e diferencės midis shpenzimeve dhe tė ardhurave shtetėore. Ndėrkohė Jarvis shprehet se megjithė dėmet e shkaktuar, dėmi afatgjatė nga firmat ishte i kufizuar.

    Politika

    Tė dy autorėt shprehen pak pėr rolin e politikės nė ngjarjet e ’96-’97-ės. Tė dy pėrmendin zyrtarė tė qeverisė si tė pėrzier me firmat dhe mbėshtetės tė tyre. Pėr shėmbull Jarvish shprehet “ėshtė e ēuditshme qė firmat i depozituan paratė e tyre nė bankat shtetėore megjithė faktin qė interesi i depozitave ishte mė i ulėt se interesi qė duhet tė paguanin firmat tek huadhėnėsit e tyre. Gjithashtu duke depozituar paratė nė bankat shtetėore, ato ishin mė tė lehta pėr tu zėnė nga qeveria. Vendimi pėr ti depozituar paratė aty duket se u shkaktua nga mungesa e mundėsive tė tjera si dhe nga mendimi qė shteti nuk do tė ndėrhynte. Pėrveēse nė rastet e Xhaferrit dhe Popullit, dy nga organizatat me mė pak lidhje politike, firmat e tjera arsyetuan drejt kur menduan qė shteti s’do ti ndėrhynte. Kėto depozita u pėrdorėn nga bankat pėr tė blerė bono thesari duke financuar kėshtu borxhin e qeverisė”. Opozita pėrmendet pak, pėrveēse si e paaftė dhe pėrfituese nga traziart.

    Mendėsia e publikut

    Njohuritė e pakta financiare tė publikut pėrmenden pjesėrisht si shkaktare tė krizės. Bezemer shprehet se kėto aftėsi vijnė nga pėrvoja dhe kjo pėrvojė mungonte nė Shqipėrinė pas diktatoriale. Pėr mė tepėr njerzit kishin besim edhe tek kapitalizmi, pėr tė cilin dinin fare pak, por edhe tek shteti tė cilin e shikonin gjithsesi si njė mbrojtės nga mė e keqja. Vendimi i qeverive pėr tė mos paguar humbėsit nga tė ardhurat shtetėore mbėshtetet nga Jarvis por s’ėshtė ēudi qė njė vendim i ndryshėm tė kishte qėnė mė mirė pėr Shqipėtarėt.

    Detaje nė artikuj

    Shkrimi i Bezemer ka disa gabime trashanike, psh Shkodra pėrmendet si njė qytet nė Jug tė Shqipėrisė. Megjithatė llogjika e pėrgjithshme duket e goditur. Shkrimi i Jarvis ėshtė mė i saktė nė detaje por duhet parė nga njė kėndvėshtrim mė kritik pasi si punonjės i FMN-sė, autori mund tė ketė interes ta paraqisi punėdhėnėsin mė mirė se ē’ishte nė tė vėrtetė.


    Shkrimet origjinale nė Anglisht mund ti lexoni kėtu:

    Dirk J. Bezemer
    http://www.tinbergen.nl/discussionpapers/99045.pdf


    Chris Jarvis
    http://www.imf.org/external/pubs/ft/staffp.../pdf/jarvis.pdf



     
    .
0 replies since 17/7/2008, 13:22   2856 views
  Share  
.