HISTORIA - Qyteterimi i lashte

Vlora Dhe Rrethi

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. Vlora_Boy
     
    .

    User deleted






    Ne territorin e rrethit te Vlores qe nga lashtesia lulezuan qytete si Amantia - Ploçe, Olimpia - Mavrove, Oriko - Orikum, Himera - Himare, Kionina - Kanine, Nymfeum - Selenica dhe Aulona - Vlore.


    Amantia (Ploçë): eshte qytet ilir i lokalizuar ne rrenojat e lashta te fshatit Ploçe. Eshte themeluar ne fund te shekullit V p.e.s. Qyteti shtrihej ne shpatet rreth kodres me nje siperfaqe prej 15 ha. Amantia bente pjese ne Lidhjen Epiriote deri ne vitin 230 p.e.s. pas pushtimit romak ruajti njefare autonomie te brendshme dhe ishte nyje e rendesishme ne rrugen midis Apollonise dhe Epirit.
    Midis murreve rrethuese te qytetit mund te dallohet Tempulli i Aferdites dhe stadiumi i Amantias me rreth 3000 vende.



    Olimpia (Mavrovë): eshte qytet ilir i permendur per here te pare ne dokumentat e shkruara te Stefan Bizantinit. Olimpia e ka pasur zhvillimin e saj ne sheku- llin IV deri III p.e.s, duke prere dhe monedha bronxi. Nga zbulimet arkeologjike me interesante eshte nje vule balte me emrin "Olympas". Gjurmet e murit rrethues shtrihen ne nje gjatesi 1300 m.


    Oriko (Orikumi): Ka qene pjese e tokes se fisit te Amanteve. Qyteti eshte ndertuar mbi rrenojat e nje vendbanimi te vjeter ilir rreth shekullit IV p.e.s. ne shekullin II p.e.s amantet prene monedhen e tyre me figuren e Apollonit. Skela e Orikut ka sherbyer si nje qender e rendesishme detare dhe permendet ne luften ndermjet Filipit V te Maqedonise dhe Romes, ne 214 p.e.s. Qyteti sherbeu si arene luftrash midis Jul Qezarit dhe Pompeut. Ne mesjete e gjejme me emrin Jeroika dhe permendet si qender e rendesishme dhe si nje liman tregtar.


    Himera (Himara): Shtrihet ne jug te qytetit te Vlores. Eshte vendbanim i lashte dhe njihet si nje nga qytetet iliro-bregdetare te Kaonise. Emri i saj njihet qe ne shekullin V p.e.s.


    Kionina (Kanina): Gjendet ne jug-lindje te qytetit te Vlores, ne shpatin e malit Shashice. Ajo deshmohet si vendbanim qysh ne mijevjeçarin e fundit p.e.s. Nga germimet arkeologjike, thuhet se ne shekullin IV p.e.s, Kanina ishte nje qytet i fortifikuar, vendosur brenda kalase me te njejtin emer.


    Aulona eshte emri i Vlores ne lashtesi. Ajo permendet nga shume kronikane te huaj si nje nga qytetet - skele kryesor te Ilirise se jugut.
    Deshmi arkeologjike e lashtesise dhe autoktonise eshte dhe vet simboli i saj "Vajza aulonase", nje skulpture "hyjneshe", 87 cm, e gdhendur me gurin gelqeror te kanines, e cila simbolizon veshjen e grave ilire. Germimet arkeologjike nxorren ne drite rrenojat e nje fortese me mure solid me gjatesi 40 m, lartesi 7,5 m dhe trashesi 2 m. Aulona ishte nje qender e rendesishme strategjike dhe tregtare per zhvillimin e tregtise me fiset e tjera.




    Edited by Aulon - 20/7/2008, 19:41
     
    .
0 replies since 20/7/2008, 02:13   1134 views
  Share  
.