Firmat piramidale, flet pėr mediat kreu i Silva

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. Labi_vogel
     
    .

    User deleted


    Firmat piramidale, flet pėr mediat kreu i Silva

    --------------------------------------------------------------------------------

    Ku vane milionat e piramidave..?


    Shekull

    --------------

    Ish-bosi i “Gjallicės” dėshmon pėr ish-ministrin e Turizmit
    Kėrxhalliu: Shehu ktheu 660 mijė $ nė janar ‘97

    TIRANĖ – Fitim Kėrxhalliu, i dėnuar me akuzėn e vjedhjes me anė tė mashtrimit dje u pėrgjigj si dėshmitar nė lidhje me paratė qė ka firmosur pėr ish-ministrin e Turizmit, Osman Shehu. Kėrxhalliu, i veshur me njė kėpucė dhe njė pandofėl, pėr shkak tė kėmbės sė sėmurė, iu pėrgjigj pyetjeve tė prokurorit Bilbil Mete. I inatosur pėr ecurinė e procesit “Gjallica” tė cilin e quante tė papėrfunduar sė hetuari, Kėrxhalliu pranoi faktin se ka firmosur pėr paratė qė ka marrė Osman Shehu, por vetė nuk ka dhėnė para nė dorė, pasi njė gjė tė tillė sipas tij e ka bėrė Hysni Brasha, qė ka qenė financier i arkės rezervė nė Vlorė. Sipas Kėrxhalliut, Shehu ka marrė dy herė para, njė herė nė 17 qershor tė vitit 1996, 65 mijė dollarė si borxh dhe hera e dytė disa muaj mė vonė, nė fund tė ’96-ės, 2 milionė e 70 mijė dollarė. Kėto para, sipas Kėrxhalliut, iu dhanė nė formė sponsorizimi. Nė gusht tė vitit ’96, Hysni Brasha e ka lajmėruar se nė arkėn rezervė tė filialit tė Vlorės, kishte shumė para qė duhej tė qarkullonin me qėllim qė tė rriteshin pėrqindjet dhe fitimet. I pari qė u ofrua ishte Osman Shehu ish-ministri i Turizmit. Ai kėrkoi para pėr tė blerė 50 mijė ton grurė nė Zvicėr dhe nga ky biznes “Gjallica” do tė kishte pėrfitimet e saj. Kėrxhalliu tha se nuk mbante mend se sa do tė ishte interesi i fitimit. Por mė tej dėshmitari u shpreh se nė fund tė ’96 shoqėria ishte nė krizė pėr shpėrndarjen e parave tė popullit dhe nė kėto kushte ai kishte lajmėruar Osman Shehun qė tė kthente paratė. Kėrxhalliu tha dje se mbante mend qė Shehu kishte kthyer rreth 660 mijė dollarė nė janar tė vitit 1997.




    -------


    Koha jone
    --------------


    POLITIKA MERR 100 MILIONE USD TE QYTETAREVE

    Ja cila eshte ecuria reale e komisionit "Arapi":

    - 210 milione USD te depozituara ne firma, rezultojne te zhdukura

    - 100 milione USD, te terhequra nga 110 veta te lidhur me politiken

    - Nga 320 asete, jane shitur 285, 77 prej tyre me cmim fillestar

    - 99 asete jane shitur me cmim mesatar dhe 109 me cmim tregu

    - Vlera totale e aseteve te shitura eshte 40 milione USD

    - "Arapi" 300 padi civile ne gjykate per transkriptim emra e prona

    Politika shqiptare ka gllaberuar 100 milione dollare nga firmat piramidale. Kjo shifer u deklarua dje nga kryetari i Grupit Mbikqyres Farudin Arapi gjate seances degjimore ne komisionin parlamentar mbi transparencen fajdeve. Por nga verifikimi i dokumentave gjate transparences se realizuar nga grupi mbikqyres dhe firmat qe bashkpununan me kete strukture, rezulton se me kete grup kane qene te lidhur edhe 560 persona te tjere. Arapi deklaroi dje se lista ishte e plote dhe do t'i dorezohej komisionit hetimor parlamentar. Por nje shifer edhe me alarmante, e deklaruar dje per here te pare, ishin 210 milione dollare qe sipas Arapit, rezultonin te zhdukura dhe nuk dihej ku ishin. Per nje shifer te tille, nuk figuronte asnje lloj dokumentacioni. Sipas tij, kjo shume, eshte terhequr nga pronaret e firmave rentiere prej parave te depozituara ne banka duke i kaluar ato ne kasafortat personale te tyre. Grupi mbikqyres i firmave piramidale, deri tani nuk ka gjetur asnje lloj dokumentacioni qe te vertetoje se ku ka perfunduar kjo shume. Nje nga shkaqet kryseore qe Arapi e e konsideroi si pengese ne procesin e transparencees, ishin ngjarjet e 14 shtatorit te _98-es. Ai deklaroi se shqyrtimi i dokumentave te ngelura nga firmat, kishte nxjerre fakte konkrete, se baza e tyre kryesore ishin bizneset e pandershme, kryesisht pastrimi i parave te pista. Arapi deklaroi se per punen e komsisionit dhe per verifikimin e llogarive bankare sherbeu ligji 8215, i miratuar nga parlamenti.

    Si u be shitja e aseteve

    Grupi Mbikqyres ka shitur vetem 285 asete te firmave piramidale, nderkohe qe ka marre ne dorezim 300 asete. Eshte percaktuar qe shitja e te gjitha aseteve arrin ne 40 milione dollare. Ne raportin qe Farudin Arapi lexoi dje para komisionit hetimor, deklaroi se pjesa me e madhe e aseteve, 77 prej tyre, ishin shitur me vleren fillestare te percaktuar sipas akteve normative, 98 me cmim mesatar dhe 109 me cmim tregu. Por sipas Arapit, pengese kryesore ne punen e tyre per te shitur asetet, kane qene zyrat e permbarimit. Ai pohoi se per nje pjese te mire te pronave te firmave qe rezultonin ne pronesi te njerezve qe kishin perfituar nga firmat, jane bere tjetersime te pasurise. E thene ndryshe, pronari fillestar ia kishte kaluar ate personave te tjere, duke bere te pamundur sekuestrimin e prones. Per kete Grupi Mbikqyres ka zhvilluar 300 gjyqe civile shumicen prej tyre te humbur, pas zvarritjeve te gjata neper gjykata. Po keshtu 36 gjyqe per pronat e firmave piramidale jane humbur nga grupi mbikqyres.

    Deklarimet e tjera te Arapit

    Puna e firmave te huaja "Deloite & Touche" dhe e keshillit mbikqyres qe kane realizuar transparencen e fajdeve, ka kushtuar 7.2 milione dollare. Kjo shume eshte ajo qe u eshte ofruar ketyre firmave nga donatore te ndryshem dhe nga qeveria shqiptare. Arapi deklaroi dje se per te vijuar punen per 5 vjet me radhe nuk ishin shpenzuar nga parate qe u gjenden te ngrira si pjese e llogarive te firmave piramidale. Sipas tij, Grupi Mbikqyres ka marre ne dorezim per te menaxhuar vetem 10 milione dollare para te konvertuara ne leke, e cila ishte shifra perfundimtare qe ishte gjendur ne korrik te _97-es ne banka. "Ne tetor te 1996-es rezultonin 125 milione dollare te konvertuar. Por me pas kjo shifer, deri ne korrik, erdhi duke u pakesuar. Shuma totale qe 254 mije kreditoret kane depozituar ne firmat rentiere arrin ne 830 milione dollare", tha Arapi. Sipas perllogaritjeve te bera perafersisht cdo shtetas shqiptar i qellonte qe te kishte depozituar ne firmat rentiere 210 dollare.

    Gjate diskutimeve ne komision u kerkua qe Arapi te bente publike emrat e dy anetareve te tjere te Keshillit Mbikqyres. Nderkaq deputete drejtuan nje varg pyetjesh kryesisht teknike, per te cilat Arapi do te pergjigjet diten e marte. Perplasje ne komision pati edhe midis deputeteve socialiste Bashkim Fino dhe Limoz Dizdari, lidhur me neyren e procedimit te mbledhjes se djeshme, pasi ky i fundit kerkonte nje kopje te materialit qe do te lexonte Arapi.



    -----------------------


    5 vjet kane qe thone...lista lista..e akomanuk thone kush jan ne liste..Nxirrini more emrat..
    Kush i ka marre miljonat..

     
    .
0 replies since 17/7/2008, 13:17   312 views
  Share  
.