-
Labi_vogel.
User deleted
Trim i mire me shoku shume! (sidomos kur e ka gruan te bukur!!!!!!!)
Babai puntor rrit femije dembele, mesuesi llafazan nxjerr nxenes memece.
Budallai ka fat vetem ne perralla! (edhe ne Shqiperi )
Fatkeqesia me e madhe eshte humbja e shpreses.
Faji eshte jetim.
Mos shiko gunen po shiko punen...
hodha lumin te dh****a kalin
Punen e sotme mos e ler per neser...
Miku, naten e pare eshte flori, naten e dyte baker, naten e trete teneqe.
Liria as nuk falet, as nuk blihet, por fitohet.
Peshku ne dety digani ne zjarr.
Ka gjet tenxherja kapakun.
Ujku qimen e nderron por zakonin se harron.
Ai qė do tė zihet, zihet edhe me macen. DARDHĖ
Duro sa mund, gėzohu pa fund. VERI
Dhe durimi ka kufi. JUG
Dhisė kur i hanė brirėt, gjen shoqe ti pėrpjekė. DEVOLL
Edhe guri pėlcet kur nxehet. KRUJĖ
E mjel sa e mjel lopėn pastaj i bie me kėmbė dhe e derdh. KORĒĖ
Fjal e ėmbėl thyhen tė fortin. SHKODĖR
Fjala e mirė nė ditė tė keqe. KRUJĖ
Dhembi kafshon shpesh gjuhėn, megjithatė ata mbeten miq. JUG
Gurit tė rrokullisur dhe tė dehurit mos i del pėrpara. LUNXHĖRI
Hiq inatin gjej rehatin. KRUJĖ
I buti thyen tė fortin. SHKODĖR
Kur piqen dy vezė, njėra do thyhet. VLORĖ
Kush nuk e urdhėron dot vehten, pajtohet kollaj me tė keqen. VLORĖ
Kush e qit koburen, se fut pa zbrazur. VLORĖ
Lumi i thellė, nuk rrėmben. JUG
Me gojė i afron, me gojė i largon shokėt. KOSOVĖ
Me njoftė veten asht urti, me qeverisė veten, ėshtė trimni. MILOT
Mėngjesi ėshtė mė i menēėm se nata. TIRANĖ
Mos i fryj zjarrit se tė djeg. JUG
Mos merr si pushka e jevgut. TIRANĖ
Mos nxirr vrerė prej goje tė hidhėrohesh, po nxirr sheqer tė ėmbėlsohesh. PĖRMET
Nga mėrzitja e minjve, i vuri zjarrė mullirit. JUG
Nuk thyen dhėmbė fjala e mbarė. JUG
Pėr inat tė sime vjerre, vete fle me mullixhinė. PĖRMET
Pėr pleshtin djeg jorganin. JUG
Rrugė e gjatė pret shkurtėr. MYZEQE
Sa ti trazosh urėt aq mė shumė ndizen. JUG
Sherri do nge, davaja do para. SKRAPAR
Shkallėt ngjiten shkallė-shkallė. JUG
Ti prite tė paktėn, prite dhe tė shumtėn. SKRAPAR
Trim i mirė quhet ai qė pėrcjell zemėrimin. KRUJĖ
Uthulla e fortė plas gurin. TIRANĖ
Hajde baba tė dėftej arrat e malit; Hajde gjyshe tė tė kallzoj ato tė gjyshit. ELBASAN
As topi i Ali Pashės s'e tund. ELBASAN
Atij qė nuk e do, i thuaji: "Tė hyftė vetja nė qejf". SHKODĖR
Avash Beg se ka hendek. BERAT
Ay qė ecėn me krye pėrpjetė, bie nė gropė. JUG
Baste e budalla, motėr e vėlla. JUG
Breshėri e rreh, e dhija bishtin pėrpjetė. GJIROKASTĖR
Daullja bie pėr ata qė kanė veshė. PĖRMET
Del ēiraku mė i mirė se ustai. JUG
Dy gjela nė njė vikt, s'kėndojnė. JUG
Dhi e krimbur, bishtin pėrpjetė. BERAT
Edhe vali je, shiko ku ishe dje. LUKOVĖ
Ena bosh zhurmon mė tepėr. KRUJĖ
Ėshtė nga ai gur qė thyen ēekan. JUG
Fjala pa punė, si peshku pa lumė. GJIROKASTĖR
Fjalė pak e punė shumė. LIBRAZHD
Fol me ty, fol me murin. KAVAJĖ
Gjėmon voza qė nuk ka verė. JUG
Gjithkush leu, mentė e veta pėlqeu. ELBASAN
Hiqu det se do shkojė lumi. JUG
I gjen mushka drutė. JUG
I mbushet mendja, atij qė ka mend. SKRAPAR
Jashtė valles dinė tė gjithė tė kėrcejnė. SKRAPAR
Kalliri me bukė, s'e ngren kryet pėrpjetė. JUG
Kėlyshi sado tė lehė nuk tė kafshon. KORĒĖ
Kollaj tė thuash vreshtė, po duhet rrushi. DUKAT
Kur ngjite pėrpjetė, shiko dhe tatėpjetė. JUG
Kur u ba horri pashė, vrau t'anė. KAVAJĖ
Kush ka matur veten, ka matur gjithė botėn. JUG
Kush s'kupton, i japin tė kuptojė. JUG
Lumi i thellė, s'ka ushėtimė. JUG
Marrija ma e madhe asht me kujtue vedin tė menēėm. SHKODĖR
Mendjemadhi niset me kalė, kthehet me kėmbė. KORĒĖ
Mė parė mėso veten, pastaj tė tjerėt. JUG
Mos i zbulo petėt byrekut, se i dalin lakrat. BERAT
Mos mėso ustanė, po merri zananė. PĖRMET
Mos u kapardis si gjeli nė plehra. SHIJAK
Mos u mat me hijen e me njerėzit. JUG
Mos u mat me hijen e pasdrekes. VLORĖ
Nė portėn e tė shurdhit mos trokit. KORĒĖ
Nga ferra e vogėl del lepuri i madh. JUG
Nuk mėsohet plaku si do krehur mjekra. JUG
Njeriu sido qė tė bėjė, nuk e kapėrcen dot hijen e tij. KORĒĖ
Pas lufte tė gjithė bėhen trima. TIRANĖ
Pula bėn venė e kakaris sa zgjuan mėhallė, pela bėn mushkėn dhe nuk ndihet fare. VLORĖ
Pyetėn mushkėn, cilin ka baba; "kam dajo kalėn" - tha. JUG
S'e lenė hunda me pa larg. KRUJĖ
S'ka lezet nė kokėn e zgjebur, shamia e mėndafshtė. KORĒĖ
S'ka tė shurdhėt, mė tė shurdhėt nga njeriu qė s'don dije. JUG
Sorra e mbante veten pėr pallua, po kur pa kėmbėt e saj qau. VLORĖ
S'tunden malet me pėrralla. JUG
Teneqe e prishur, ka zė tė gėrvishur. VLORĖ
Ti mbaje veten ulėt, pa tė ngrenė tė tjerėt. LABĖRI
Ti qesh me tė tjera, po bota qesh me ty. ****ELESH
Trimėrinė pas luftės e urtėsinė pas kuvendit s'e ha as qeni. SKRAPAR
Trimi qė lėvdohet, nuk tė vret. KOSOVĖ
U bė dhija me tremb ujkun. VLORĖ
U bo veja me mėsue pulėn. KAVAJĖ
U hap dheu, doli njė plesht. JUG
U mbars mali, polli njė mi. JUG
Unė vij nga mė rrahėn, ti mė tregon shkopinjtė. VLORĖ
U rrit kungulli dhe mori dhenė. SKRAPAR
Zuri qeni njė lepur, nuk quhet zagar. JUG
Ai qė e ka provue din edhe me tė mėsue. KOSOVĖ
Bėne vath e ve nė vesh. SHKODĖR
Bėj si tė thotė mė i madhi. JUG
Bleta din si bėhet mjaltėt. JUG
S'di gomari tė haj tagji. PĖRMET
Dami tė bėhet mėsim. DIBĖR
Kush s'pyet mbetet budalla. JUG
Kush u dogj nga qulli, i fryn edhe kosit. JUG
Njeriu pa shkollė, asht si pemė e egėr. VERI
i si bėj unė. KORĒĖ
Bie molla qė ka krimbin. JUG
Buēja po nuk luajti bishtin, nuk i ngjiten qentė prapa. ELBASAN
Ēika pa nder, si lulja pa erė. KOSOVĖ
E drejta pa forcė, s'tė pi ujė. JUG
E zuri krimbi peshkun, nuk e zuri grepi. JUG
Fajat janė qė pjellin ligjin. JUG
Faji ėshtė jetim, s'i ka dalė zot njeri. ELBASAN
Fajin e ka gomari, nuk e ka samari. JUG
Fjala e drejtė ėshtė e shkurtėr, fjala e shtrembėr ėshtė e gjatė. TETOVĖ
Gabimi falet njėherė, e jo pėrherė. KOSOVĖ
Gjithkush ka dy kandarė, njė pėr vete, njė pėr tė tjerėt. JUG
Hatėri tė lė pa brekė. BERAT
Hesapi i qėruar, tė nxjerr tė nderuar. JUG
Ka tė menēur pėr tė marrė. MALLAKASTĖR
Koka e falur s'pritet. JUG
Kur falet e liga, dėnohet e mira. JUG
Kur ke tė drejtė, lėviz dhe malet. JUG
Kur qeth, bėn qime, kur ha, bėn thėrrime. DEVOLL
Kur tė gjen njė vdekje, tė ngushėllojnė; po kur tė gjen turpi, ē'tė thonė? KORĒĖ
Kusari para se tė vjedh, bėn hazėr vendin. ****ELESH
Kush ha bukė, bėn thėrrime. JUG
Kush ka ngrėnė mjaltin, ka mizėn pas veshit. ELBASAN
Kyēi vihet pėr tė ndershmin, pa rezili shpon murin. JUG
Malin lėvroje pėr lisin, fushėn pėr misrin. GJIROKASTĖR
Mė parė vra ujkonjėn: pastaj mbyt kėlyshėt. JUG
Mos pyet si vdiq, po pyet si rrojti. JUG
Nderi vjen e ikėn, por turpi vjen e nuk ikėn. VLORĖ
Nė tė humbi unaza, gishti ta ka fajin. KORĒĖ
Ngarkoje tjetrin aq sa mban. GRAMSH
Nuk ėshtė e drejtė me u ba dikujt nanė e dikujt njerkė. TETOVĖ
S'hahet nė vend tė djathit. KORĒĖ
S'hahen bashkė turp e bukė. JUG
Zoti vonon, po nuk harron. PĖRMET
Vritet faji e jo njeriu. VLORĖ
Ariu s'i arrinte dot goricat e thoshte: "Qenkan tė pa pjekura". BERAT
Atij i thonė: "Ja ujku", ay thotė: "Ku ėshtė gjurma". JUG
Ay qė tė do, tė qorton, ay qė nuk tė do, tė lėvdon. BERAT
Ē'bluan mendja, zbulon pija. BERAT
Ē'ka barku, nxjerr bardhaku. JUG
Difton fėmija, ē'ka shtėpia. VERI
Dinaku hyn nė pus e del pa lagur. TIRANĖ
Dinaku tė ēon nė dyzet ēezma e s'tė jep ujė. PĖRMET
Ari nė zjarr provohet, miku nė rrezik kuptohet. VLORĖ
Armiku s'pritet me fjalė, por me plumb. KRUJĖ
Armiku mė i rrezikshėm ėshtė, ai qė harrohet. JUG
As buka nuk haet vetėm. JUG
Atje ku luftojnė dy, fiton i treti. KORĒĖ
Kur merr dėrrasa tė plasur, ēahet e tėra. SKRAPAR
Kur je veti i dytė, tė ngoh dhe fryma e shokut. BERAT
Lulja e kėputur nuk lėshon mė. MYZEQE
Me mikun ha e pi, tė dhėnė e tė marrė mos ki. JUG
Mendja me mendjen, pjellin mėndje. JUG
Me njė ka nuk bėhen pendė. JUG
Me nji tra nuk mban shtėpia. JUG
Mėson nga armiku mė shumė se nga miku. JUG
Miku i mirė tė nderon shtėpinė, miku i vjetėr nuk hidhet poshtė. JUG
Miku ėshtė mik deri sa nuk pėrzihet nė hallet e shtėpisė. VERI
Miku harrohet po tė largohet. PĖRMET
Miku i mirė vjen nga porta. BERAT
Nuk bėhet stani me dhi tė egra. VLORĖ
Njeriu ka nevojė mė tepėr pėr dashuri, se pėr lavdi. JUG
Njeriu pa shokė, si muri pa tokė. JUG
Miku i mikut tim, ėshtė edhe miku im. VLORĖ
Njė krah s'mban kala. GJIROKASTĖR
Njė zog qė ndahet nga klloēka, e ha shqipja. SKRAPAR
Pa djalė e pa gocė rrova, pa shok nuk rrova. KRUJĖ
Pėr njė shamatė, lypen dy veta. SARANDĖ
Punėn nuk e bėn njė gisht, po e bėn grushti. TROPOJĖ
Qentė le tė lehin, karvanet tė shkojnė pėrpara. JUG
Ruajmė nga miku, se nga armiku ruhem vetė. VLORĖ
S'bėhet lėmi me njė kalli. JUG
S'bėhet stani me lepura. MYZEQE
S'mblidhen lepujt nė vath. JUG
S'mbushet thesi me njė kokėrr. LUKOVĖ
Syri ėshtė mė i mprehtė se kordha. JUG
Shejtani kur nuk ka punė rreh tė birin. JUG
Shokė bashkė, e bukė veē. JUG
Trimi i mirė me shokė shumė. JUG
Shoku sa duhet, aq qortohet. KOSOVĖ
Shtėpinė e mbajnė tė gjitha shtyllat. BERAT
Tek nusja hanė e pinė, te dhėndrri gja nuk dinė. VERI
Tė mė mbrosh atje ku s'jam, se ku jam mbrohem vetė. LIBRAZHD
Uji fle, hasmi s'fle. LIBRAZHD
Ankohet kalorėsi se po i varen kėmbėt. VERI
As nuk kam, as mė mbarohen. KAVAJĖ
Bjer, o zot, mikun; tė haj dhe i zoti i shtėpisė. LABĖRI
Bota tė jep aq sa t'i kesh dhėnė asaj. JUG
Bukė e kripė e zemėr. KAVAJĖ
Ēilet dera, rritet ndera. VERI
Dora lanė dorėn, tė dyja lajnė faqet. ELBASAN
Edhe pula jote nė kopshtin e botės tė duket e majmė. KOLONJĖ
Fshati digjet, ****a krihet. JUG
Fukara jam, po shpirtin nuk e kam fukara. VERI
I mirė pėr shokė, e i lig pėr vete. JUG
Bukėn tėnde ha, hall tė botės qa. LUNXHĖRI
Ēezma i lan tė gjithė, veten nuk e lan. DELVINĖ
I fundit ja do qaj, ja do qeshė. LABĖRI
I qan hallin kalorėsit. DURRĖS
I zoti i shtėpisė, rri nė fund tė urave tė zjarrit. POGRADEC
Jo gjithmonė "mirė se tė gjeta" po edhe "mirė se erdhe". ELBASAN
Kafeja ėshtė e zezė, po tė zbardh faqen. JUG
Nga fryn era kthen gėzofin. DIBĖR
Kam qeshur tė tjerė, mė mbiu nė derė. KORĒĖ
Keq mė vjen, po dėm s'mė bėhet. SKRAPAR
Ku s'tė thėrresin, mos shko; ku s'tė pyesin, mos kuvendo. ELBASAN
Kėpucari i ka kėpucėt e grisura. JUG
Kėrkon tė zėrė gjarpėrin me dorė tė botės. JUG
Kopraci s'tė jep tė zezėn e ullirit. JUG
Ku bien daullet tė ēojnė kėmbėt vetė. SKRAPAR
Ku rėnēa mos u vrafsha. VLORĖ
Kur tė kem me thasė, tė tė jap njė trastė. SHIJAK
Kur tė vjen nevojtari nė derė, po s'pate gjė, jep njė gotė ujė. SKRAPAR
Kush ha vetėm, vdes dhe vetėm. JUG
Kush shkon pa thirrė, kthen pa u pėrcjellė. SHKODĖR
Kush vete i paftuar, e gjen sofrėn pa shtruar. ARBĖRESHĖT
Kush vjen rrallė, ha bakllavanė, kush vjen shpesh ha pėrsheshė. KRUJĖ
Le gomari qė na ngordhi, po s'na lėnė as mizat rehat. KORĒĖ
Lype se s'ta jep, merre se nuk thotė gjė. KAVAJĖ
Mali me mal s'piqen, po njeriu do piqet. JUG
Me ēfarė syri do mė shofėsh, me atė do tė shof. ELBASAN
Merr belanė e botės e vė nė krye tė votrės. ELBASAN
Miku i afėrt nuk ka nder, se vjen pėrherė. MYZEQE
Miku i thirrur, duhet pėrcjellun. MIRDITĖ
Miku nuk vjen pėr thelė e lėng, po pėr fjalė e pėr kuvėnd. KRUJĖ
Mikut i lėshohet vendi dhe i dėgjohet kuvendi. KRUJĖ
Mirmėngjes, me interes. FIER
Mos qesh nė shok, se e gjen nė kokė. KOSTUR
Mos e lėndo ku i dhemb. JUG
Nė daltė djalė tė na rrojė, nė daltė ēupė, tė tė rrojė. JUG
Nė shtėpinė e tė varurit, nuk zihet litari me gojė. DELVINĖ
Nuk dua mish e kabuni, po dua, ner e sajdi. KAVAJĖ
O bark, o qerrata, kėtu gjete, kėtu ha. BERAT
Pa para njeriu ha dhe njė thes me kripė. VLORĖ
Peshku nė det, kripa nė tokė, po bashkohen nė tigan. KORĒĖ
Prifti mė pėrpara bekon mjekrėn e tij. KOLONJĖ
Pula bėri venė, gjelit i dhemb barku. KUĒ
Pushka e trimit dhe sofra e xhymertit, janė gjithmonė plot. SHKODĖR
Qenit hidhi njė kockė, tė pushojė. SKRAPAR
Rrugėn pėr te miku, mos e lėr tė zėrė bar. FIER
Sevapi as shitet, as blihet. JUG
Sqepari bishtin e shokut e gdhend, tė tijin jo. PĖRMET
Ta shef bojėn, sa ta ka nevojėn. SKRAPAR
Trimi nderon trimin, i menēmi tė menēmin, i ligu tė ligun. TROPOJĖ
Unė ha kumbulla, ty tė mpihen dhėmbėt. JUG
Ustaj nuk ka shtėpi. MYZEQE
As copėn e madhe mos e ha pa u menduar. KRUJĖ
Ē'del nga goja, hyn nė vesh e del pėr hunde. JUG
Dardha dhe sėpata e kanė bishtin mbrapa. SARANDĖ
Dasma nuk shihet nė fillim, por nė fund. JUG
Dijet e mėdha janė nė fjalė tė shkurtra. SHKODĖR
Dy kunguj nėn njė sqetull s'mbahen. PĖRMET
Dy vesh dhe njė gjuhė, fol pak e dėgjo shumė. JUG
Dhjetė herė mat, njė herė pre. KOSOVĖ
Fjala dhe plumbi kur dalin s'kthehen mė. GUCI
Gazi i madh, kthehet nė helm. KORĒĖ
Gjuha flet e fshihet, shpina pret e rrihet. KOSOVĖ
Gjella me kripė e kripa me karar. PĖRMET
Gjuha eshtra s'ka, eshtra thyen. ****ELESH
Gjuha tė lidh, gjuha tė zgjidh. VLORĖ
Ha tė rrosh, jo rro tė hash. JUG
Janė tė urtė tė marrėt sa pa thėnė fjalėt. JUG
Kashata e madhe tė ngec nė fyt. JUG
Kėmba e madhe tė shqyen kėpucėn. BERAT
Kur tė hedhėsh gurin, mate gjer ku arrin. JUG
Kur flet shkopi tė vret. VLORĖ
Kur han bukė misri, kujto bukė thekri. JUG
Kur s'di not mos u fut nė ujė. KORĒĖ
Kush ha shumė i del pėr hunde. PĖRMET
Kush shef ma sėpari barkun, asht i mangėt nga trutė. KAVAJĖ
Lakmia, lakfyt. PUKĖ
Lisi nuk pritet me nji tė rame. FERIZAJ
Lulja e kėputun nuk mbin ma. KRUJĖ
Mė mirė njė pulė nesėr, se nji vezė sot. DIBĖR
Mos dalė goja para mendjes. BERAT
Mos i bjer tė mirės me shkelm. DIBĖR
Mos i hyr valles, kur nuk di ta hedhėsh. MYZEQE
Mos kėrko vezė tė pjekura nė hell. SKRAPAR
Ngopet deti me lumenj? DEVOLL
Nuk mba ujė orizi. JUG
Njė fjalė qė e dinė dy veta, e dinė gjithė bota. ELBASAN
Pi rakinė e jo mendjen. JUG
Po fole shumė, sikur xhevahire tė thuash, kakėrdhi bėhen. KORĒĖ
Po t'i marrėsh lopės tėrė qumėshtin, ngordh viēi. JUG
Qefi prish qefin. JUG
Tamahu tė shpie nė gjynah. JUG
Tė falurit e shumtė i vjen rėndė dhe perėndisė. KORĒĖ
Ujėt e turbullt mbysin burrin, fjalėt e shumta pėrziejnė katundin. JUG
Ujku kur ndien erėn e dhenėve, harron qė ata kanė barinė prapa. JUG
U mbush kupa do tė derdhet. KRUJĖ
Unė i ha kumbullat, atij i mpihen dhėmbėt. VLORĖ
Unė baj barrėn, ti djersin. VERI
Vera sa ma e ėmbėl tė jetė, ma fort tė zenė. SHKODĖR
Vreshtė shumė mos ven, shpi shumė mos ban, miq shumė mios xen. SHKODĖR
Nata s'ka shahit. SHKODĖR
As para pushkės, as prapa mushkės. JUG
Atje ku fle ujėt, atje ėshtė mė thellė. KORĒĖ
Barka mbytet edhe pėr njė lėkurė lepuri. SHKODĖR
Bisha tėrbohet keq, kur sheh se po i vjen fundi. JUG
Bie njė gurė e shkoqet njė mur. VLORĖ
Buka qė thyet s'ngjitet mė. JUG
Ēdo gjė forcohet, nė themel. BERAT
Ē'ka humbe mos e kėrko, ē'ke nė dorė mos e lėsho. KRUJĖ
Ēohet njė i marrė e qet njė gur nė ujė, ēohen njėzet tė urtė e s'mund ta nxjerrin. SHKODĖR
Dimrit iu bėj hazėr qė nė behar, e beharit qė nė dimėr. JUG
Dita ka sy, nata ka veshė. JUG
Duhet me i fry lugės para se me tė djeg. KRUJĖ
Dha pesė e hyri nė valle, jep dhjetė e s'del dot. BERAT
E dardhė ėshtė dhe bora, po tė thanė duart. JUG
Edhe pas luftės armėt duhet me i mbajtė. KOSOVĖ
E ke zogun nė dorė, mbaje. KORĒĖ
Fusha ka sy, mali ka veshė. KRUJĖ
Gishtėrinjtė i fut nė mjaltė e i lėpin, po nuk i kafshon dot se tė dhembin. DARDHĖ
I marri ē'flet nuk din, i urti ē'din nuk flet. VERI
I zoti duhet tė ruajė arėn e vet. ELBASAN
Jo si cjapi te kasapi. KORĒĖ
Kali nuk mbahet pėr bishti, po prej freri. TROPOJĖ
Ka thėnė Nastradini, edhe nė diell merr ombrellė. SHKODĖR
Kur s'ke mace, bėjnė minjtė dasėm. ELBASAN
Kij frikė nga njė njeri qė frikėn ta ka. KRUJĖ
Kujto qenė e bėj gati shkopin. KORĒĖ
Kur shkon pėr udhė merr shkop dhe gurė. PĖRMET
Kur t'i hypėsh kalit, shifi patkonjtė. ELBASAN
Kush vret nuk flet. SKRAPAR
Me zjarrin dhe ujin nuk bėhet shaka. VLORĖ
Mos luaj me gurė po e pate shtėpinė me xhama. SULOVĖ
Mos shkel nė dėrrasė tė kalbur. KAVAJĖ
Mos shko si breshka te nallbani. KORĒĖ
Mos shko si cjapi te kasapi. SHQIPĖRI E MESME
Mos u zėr pėr degėsh, po pėr rrėnjėsh. JUG
Nata ėshtė me barrė, s'dihet ē'pjell. KORĒĖ
Nga njė vėrė e vogėl, rrjedh e gjithė fuēia. LABĖRI
Nji shkėndi ndez nji mal. KORĒĖ
Pėr njė dorė kashtė e vret samari mushkėn. JUG
Pėr njė pe, pėr njė gjilpėrė, vate dėm njė punė e tėrė. JUG
Ruaju tė tė ruajė perėndia. JUG
Ruhu nga thėngjilli i mbuluar. JUG
Sė ligės ruaju, e mira tė ndjek vetė nga pas. SKRAPAR
S'lidhet kali me pč. LUKOVĖ
Shkon njė herė, bėhen gjurma; dy tri herė bėhet udhė. KORĒĖ
Ujku mjergull kėrkon. JUG
Zė goje qenin, bėj hazėr shkopin. GJIROKASTĖR
Shtėpija pa fėmijė, si nata pa yje. SARANDĖ
Ma i keqi vėlla tė merr hakėn. KOSOVĖ
Motra jemi, shoqe s'jemi. JUG
Ndarja ėshtė mė e mira e tė ligave. SKRAPAR
Krushka pėr dhėndrin gjen peshk majė malit. SHKODĖR
Gjumi natės i randė i bėn keq ditės. SHKODĖR
Gjumi nė dėborė ėshtė shkesi i vdekjes. JUG
Mos pyet sa vjeē je, po ē'shėndet ke. TIRANĖ
Nuk mbushet pusi me pėshtyma. GRAMSH
As kėmishės sė shtatit s'ėshtė pėr t'i besu. KAVAJĖ
Besove, bėre mirė, s'besove, ca mė mirė. JUG
Ē'ka shtėpia tė mos marrė vesh fqinjėria. SKRAPAR
Do tė ruash sekretin nga armiku, mos ia thuaj as mikut. BERAT
Esapi i shtėpisė nuk del nė pazar. KORĒĖ
E thėna dhe e bėra janė larg. DIBĖR
I marri premton dhe budallai shpreson. JUG
Kur qesh djalli e ka punėn keq. VLORĖ
Mba murin mos bie. SHQIPĖRI E MESME
Me thėnė e me tė bėrė shkon nė mes njė lum i tėrė. JUG
Mė gėnjeve njė herė, harram e paē, mė gėnjeve tė dytėn hallall. JUG
Mos u bėj thes i ēpuar. SKRAPAR
Mos dėgjo ē'thotė ai pėr vete, por dėgjo ē'thonė bota pėr tė. SKRAPAR
Ma kanė sharė pelėn se kanė sy ta blenė. JUG
Nė mė rrefsh sė pari tė vraftė Zoti, nė mė rrefsh sė dyti, tė ndihmoftė Zoti. JUG
Kur tė thonė ngordhi ujku, atėherė ruaj gomarė. JUG
Mos i jep shkopin harbutit, se tė vret me shkopin tėnd. MYZEQE
Nuk ėshtė ar gjithė qė ndrit. VERI
Nuk i varen ujkut mėlēitė nė qafė. KORĒĖ
Edited by Labi_vogel - 15/1/2015, 23:27.