-
pi_raki_bej_femi.
User deleted
Trim i mire me shoku shume! (sidomos kur e ka gruan te bukur!!!!!!!)kjo eshte fjala me e vertet ne bot!!!!!!!!!!!
Ajo qė ke frikė tė gjen. ELBASAN
Ai qė s'ka gojė, vdes pa ardh dita. ELBASAN
Ai qė s'tutet me fjalė, s'tutet as me pushkė. KOSOVĖ
Atė qė pėshtyn, mos e lėpij. GJIROKASTĖR
Atė qė tė qėllon me gur, mos e qėllo me bukė. VLORĖ
Ay qė hyn nė lumė edhe do laget. KORĒĖ
Burri flet pėrpara syve e jo pas shpine. ELBASAN
Burri njė herė ka lerė, nji herė do tė vdesė. ****ELESH
Burri o tė fal, o tė var. GJIROKASTĖR
Burri s'matet me pėllėmbė po me zemėr. SKRAPAR
Burri o tė mbyt, o tė fal; i ligu as tė mbyt, as tė fal. SHKODĖR
Ēakallit lėshoi ujkun. ELBASAN
Ēkul dhėmbin, tė tė shėndoshen kryet. JUG
Ē'pret nga ai qė trembet ngas hija e tij. ****ELESH
Dajaku ka dalė nga xheneti. KAVAJĖ
Delen e mplakė frika nga ujku e gėrshėra. DEVOLL
Derri do plumbin, nuk zihet me duar. LUSHNJĖ
Ditėgjati s'bėhet ditėshkurtėr me nėmė. LUNXHĖRI-GJIROKASTĖR
Drunė e shtrėmbėr e djeg zjarri. SHIPĖRI E MESME
Dhe kau i mirė po s'e ngacmove, s'tėrheq nė brazdė. ELBASAN
Dhelprės me dhelpėri, ujkut me trimėri. JUG
E nxehta del me tė nxehtė, e ftohta me tė ftohtė, helmi me helm. PĖRMET
Frika nuk e len lepurin me u majtė. SHKODĖR
Frika ruan vreshtin, bekēiu nuk ėshtė gjithnjė. VLORĖ
Frika nuk e lė lepurin tė vėrė dhjamė. KOLONJĖ
Fusha bėn baltė, mali bėn furtunė. MYZEQE
Gozhda nxjerr goxhdėn. VLORĖ
Gungaēit vetėm varri ia drejton samarin. SHKODĖR
Guri i rrumbullkėt nuk zė vend. JUG
Gjalpin e ruan kripa. GJIROKASTĖR
Gjersa tė mejtonet i mėnēuri, i marri mbaroi punėn. KORĒĖ
I madh ėshtė edhe plepi, por e fėlliqin sorrat. TIRANĖ
Ku do tė dijė hėna se lehin qentė. VLORĖ
Ku ngul hunė var hejbet. JUG
Ku rafsha mos u vrafsha. FERIZAJ
Kur i morėn armėt Lekė Dukagjinit, tha: "Ma mirė me thon qe Leka, se qe vorri i Lekės". KOSOVĖ
Kur ke zemėr ke edhe krahė. KRUJĖ
Kur ngordh gjarpri, ngordh dhe helmi i tij. JUG
Kush kėrkon gjen. PĖRMET
Kush ėshtė trim me mend, se trima budallenj ka sa tė duash. JUG
Kush ka dhėmbė tė fortė, breh dhe kockėn. DEVOLL
Kush ka frikė nga hija e tij, le tė mos tundet nga vendi. JUG
Pushka don pushkėn. TROPOJĖ
Pyet detin sa lumenj derdhen nė tė. KOLONJĖ
Qeni i pangopur tė ha. SKRAPAR
Qeni i tėrbum do vra, se tėrbon dynjanė. ELBASAN
Rrallė vritet burri qė ka shumė armiq. JUG
Si mjer peshkatari qė ka frikė nga lumi. JUG
S'ka qeder shqiponja, nga mushkonjat. BERAT
Shqerra qė s'thėrret mėmėn humbet. JUG
Trimėria e kthen plumbin mbrapsht. JUG
Trimi e ka me vete fatin. VLORĖ
Trimin vraje, po mos e shaj. KOLONJĖ
Uji rrjedh pikė-pikė e ha gurin. JUG
Zjarrit po nuk i fryve, nuk ndizet. ELBASAN
Amanetin e mban toka. SHKODĖR
Amanetin as deti nuk e mban, e qet nė lėndinė. DUKAGJIN
Besa asht ma e fortė se vdekja. KRUJĖ
Besa e burrit, pesha e gurit. VERI
Burri i mirė flet njė herė. KRUJĖ
Burri lidhet pėr gjuhe, kali pėr kapistre. ELBASAN
Detit i ka hije vala, burrit i ka hije fjala. VLORĖ
Deti njihet nė valė, burri njihet nė fjalė. SARANDĖ
Ku ėshtė besa aty ėshtė dhe shpresa. KORĒĖ
Mos ki frikė nga hasmi, po nga miku i rremė. SARANDĖ
Nga del fjala del dhe shpirti. JUG
Po nuk e pate tė ligun brenda, nuk tė vjen nga jashtė. VLORĖ
Edited by Labi_vogel - 15/1/2015, 23:23.