Fjale te urta popullore

Thenie dhe fjale te urta popullore

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. goni_zi
     
    .

    User deleted


    Nėse i verbėri e udhėheq tė verbėtin, tė dy do tė bien nė humnerė

    Nuk duhet t'i frikėsohesh krismės, por plumbit.

    Bukuria ndoshta zgjat nje ēast, por pa keto ēaste, jeta sdo kishte kuptim

    Duaje shokun ma shum se vetja , por jo gruan e shokut ma shum se gruan tende

    Ferra e nisi, ferra e grisi



    Mė i poshtėr njeri ėshtė ai qė lypė ndihmė nga njė i poshtėr

    Shkalla e parė e marrisė ėshtė tė kujtosh se je i menēur

    pac fatin e K*R*Ves

    Pordhet e medha grisin breket

    dardha e ka bishtin mrapa...

    molla nuk bie larg nga pema

    Ai qė bėhet i urtė si delja, e hanė ujqėt

    Koka ben koka peson

    Uji qe ri ne nje vend , qelbet

    Ai qe eshte shok me te gjithe ,nuk eshte shok me asnje

    Besnik behu por bes mos i ze njeriu

    E keqja vjen me vrap kali, e ike me vrap bjeshke

    Dinaku tė shkon ujė nėn rrogoz. JUG
    Dita e mirė, qė menatė njihet. ARBĖRESHĖT
    Dita me diell duket qė nė mėngjes. MYZEQE
    Djathin, mirė qė e hėngri miu, po shėllirėn kush e piu. ELBASAN
    Duhet ndarė kashta nga kokrrat. VLORĖ
    Dy shaka bėjnė njė tė vėrtetė. JUG
    E treta e vėrteta. DEVOLL
    Fėmija dhe budallai belbėzojnė tė vėrtetėn. GUCI
    Foli derės tė dėgjojė dritarja. VLORĖ
    Foli plakės tė dėgjojė nusja. JUG
    Fshati qė duket s'do kallauz. KORĒĖ
    Gėnjeshtra ėshtė njė plagė, dhe nė u shėroftė tė le nishan. JUG
    Gėnjeshtra nuk ka as dorė, as kėmbė, as bisht, as rrėnjė. BERAT
    Gjarpėri ecėn dhe fshin gjurmėt me bisht. KORĒĖ
    Gjuha e ka rrėnjėn nė zemėr. VERI
    Po nuk e njohe hidhėrimin, nuk do tė kuptosh dhe gėzimin. VERI
    Hileqari nuk tė shef nė sy, po shef nė tokė. DIBĖR
    Ka, qė dhe gomarin mashkull e bėjnė me barrė. JUG
    Kritika ėshtė ilaē i hidhur, po ilaē ama. VLORĖ
    Kur dhelpra nuk arriti rrushtė, tha se janė tė thartė. JUG
    Kur fjala del nga zemra, godet nė zemėr. BERAT
    Malli i prishur nuk shitet pa gėnjyer. VLORĖ
    Me pasė bishtin ta presin, me mos e pasė ta njesin. SHKODĖR
    Mė mirė me tė hidhurat mė pėrpara e tė ėmbėlat pas. PATOS
    Mos e ban penin tra. DIBĖR
    Me sa ka peshk pa halė, aq ka dhe tė bukur pa fjalė. KRUJĖ
    Nuk do as mend as kalem, shif e shkruaj. ELBASAN
    Nuk i gjenden gjarpėrit kėmbėt. JUG
    Nuk luan ferra kot. VLORĖ
    Nuk mbulohet dielli me shoshė. JUG
    Nuk qaj se s'dua burrėn, po bėj zakonė. VLORĖ
    Po tė lavi, tė levi dhe bishtin t'a krevi, hap sytė se tė gėnjevi. KORĒĖ
    Qeni tund bishtin pėr tė mbajtur miqėsinė. KORĒĖ
    Rena a nana e tana tė kėqijave. KAVAJĖ
    S'dalin dyzet ujqėr nga njė drizė. JUG
    S'i bėn mjekra priftėrinjtė. JUG
    Siē na dinė, qofshim, siē jemi, mos qofshim. KORĒĖ
    S'mbushet thesi me gėnjeshtra. GJIROKASTĖR
    Shakaja ėshtė gjysma e tė vėrtetės. JUG
    Ti kemi sahanėt pa kapakė. JUG
    Ustai, ustanė e njef nė zanat. GJIROKASTĖR
    Atij i plasin sytė, e tjetri e pyet pėr vetullat. SARANDĖ
    Barku i gjerė, truri i ngushtė. JUG
    Budallai shkon tek e ngasin. ELBASAN
    Burimi i mirė duket nė thatėsirė. KRUJĖ
    Ē'i do qeni brekėt. KORĒĖ
    Ē'ke moj zemėr qė rėnkon; koka bėn, koka pėson. PĖRMET
    Ēobani i mirė e njeh bagėtinė me blegėrimė. JUG
    Deshi tė vej vetullat, nxorri sytė. JUG
    Deti ka ujė boll, po me u pi s'pihet. KOSOVĖ
    Edhe kau ka gjuhė tė mėdha, por nuk flet dot. JUG
    E mirė edhe fuqia, por ca mė mirė urtija. JUG
    Hesapi nuk bėhet pa hanxhinė. KORĒĖ
    Gjej vendin e bėj kuvendin. ELBASAN
    Gjuha dredhon se mendja e mėson. GJIROKASTĖR
    Hekuri rrihet sa ėshtė i nxehtė. BERAT
    Humbi sėpatėn, i rruat bishti. JUG
    Kali i mirė shton torbėn e tij. JUG
    Kalit tė mirė shtoi tagjinė. SHKODĖR
    Koha vjen pėr atė qė di ta presė. VLORĖ
    Ku qe, asgjėkundi, ēfarė bėre, asgjė. JUG
    Kur del dielli, tė gjithė e dinė nga bie lindja. JUG
    Kur gabon i menēuri ēuditet budallai. MYZEQE
    Lepuri nė mal, kusia nė zjarr. JUG
    Mate punėn jo me atė qė mbjell, po me atė qė korr. GJIROKASTĖR
    Ma mirė tė kesh mend se pare. KOSOVĖ
    Mendja ėshtė nė majė tė gjuhės. SHKODĖR
    Mendja e lehtė rėndon tė zonė. KRUJĖ
    Me njė gur, ti vrave dy zogj. KUĒ-VLORĖ
    Mė bli nji kalė e nji shalė o baba, se kam gjet njė patkua. TIRANĖ
    Mos bėj petulla me ujė. DIBĖR
    Mos e humb si Xhaferri simiten. ELBASAN
    Mos fol si e ėma e zeqos nė majė tė thanės. KORĒĖ
    Mos hidh tė thatėn mbi tė njomė. VLORĖ
    Mos prish sixhaden tė arnosh xhyben. LUNXHĖRI
    Mos shit qen tė blesh kėlyshė. KORĒĖ
    Mos kėrko gjilpėrėn nė kasollen e kashtės. POGRADEC
    Mos u mbyt me njė pikė ujė. PĖRMET
    Ndoqe fillin gjete lėmshin. JUG
    Nė luftė duhen shtatė hile njė trimėri. SKRAPAR
    Nga dy tė vėshtira, mė e lehta, mė e mira. JUG
    Nuk sheh syri po sheh mendja. JUG
    Nuk tė ngroh zjarri i kashtės. SKRAPAR
    Nuk tė thonė: "Qysh ke qenė, po qysh je". VLORĖ
    O djalė nė vend tė huaj, si tė bjerė daullja luaj. ****ELESH
    Oxhaku le tė jetė i shtrembėr, tymi tė shkojė pėrpjetė. JUG
    Peshku nė det, kusija nė zjarr. JUG
    Pėr gjithė vend ka pleq me mend. VLORĖ
    Po tė mos kishte budallenj, me kė do qeshnim. DARDHĖ
    Po pate dhen gjen edhe bari. LIBRAZHD
    Prishja e shtėpisė vjen nga mend. ELBASAN
    Kam inat po nuk kam takat. BERAT
    Sa tė mbledhėsh ti rrusht, tjetri ka ngrėnė njė kosh. KORĒĖ
    S'mbartet ujė me shportė. SHKODĖR
    Si ėshtė vendi bėhet kuvendi. VERI
    S'jepet njė pelė pėr njė thelė. JUG
    S'ka varfėri i menēuri. JUG
    Shtatin pyll e mendjen fyll. SHIJAK
    Shumė lule dalin nė prill, por pakė rrojnė. JUG
    Tė bėnin mizat mjaltė, do t'i kishim qypat plot. KORĒĖ
    Thesi i zbrazėt s'qėndron nė kėmbė. KRUJĖ
    U habit pas lėngut, harroi thelat. JUG
    Vajtėm pėr lesh e dualėm tė qethur. KORĒĖ
    Vetėm budallai ėshtė i kėnaqur gjithmonė nga vetja. JUG
    Vėthėt i nxorra po vėrėt i kam. JUG
    Ai qė lakmon mė shumė, ėshtė gjithmonė i varfėr. JUG
    Ē'bėhet rrallė, bėhet pėr mall. JUG

    Edited by Labi_vogel - 15/1/2015, 23:26
     
    .
39 replies since 8/11/2007, 22:42   43464 views
  Share  
.