Gjithcka mbi Gjuhen Shqipe

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. olta
     
    .

    User deleted


    Gjithcka mbi Gjuhen Shqipe

    Shqipja ėshtė njė gjuhė indoevropiane qė flitet nė Shqipėri dhe nga shqiptarėt etnikė nė pjesė tė tjera tė Ballkanit jugor. Gjuha shqipe flitet gjithashtu edhe pėrgjatė bregdetit lindor tė Italisė dhe nė Siēili, nė jug tė Greqisė si dhe nė Gjermani, Suedi, Shtetet e Bashkuara, Kanada, Ukrainė dhe Belgjikė. Shqipja ėshtė njė ndėr gjuhėt moderne qė pėrfaqėson njė degė mė vete nė familjen e gjuhėve indoevropiane.

    Origjina e emrit "Albanian", i cili tradicionalisht i referohet njė zone tė vogėl nė Shqipėrinė e Mesme dhe tė emrit tė sotėm Shqip ose Shqipėri, mund tė rrjedhin nga njė fjalė latinishte, excipere qė do tė thotė "shqiptoj saktė, qartė". Por kėto janė akoma edhe sot tė diskutueshme. Emri "Albanian" ėshtė gjetur nėpėr dokumente qė nė kohėn e Ptolemeut. Nė kalabrisht emri ėshtė arbėresh, nė greqishten moderne arvanķtis ose alvanós, dhe nė turqisht arnaut; emri duhet tė jetė transmetuar herėt nėpėrmjet greqishtes.

    Gjuha Shqipe flitet nė: Shqipėri, Kosovė, Ish Republikė Jugosllave e Maqedonisė, Serbia dhe Mali i Zi, Greqi, Turqi, Itali, dhe vende tė tjera
    Vendi: Evropa Juglindore, Gadishulli i Ballkanit
    Numri i Folėsve: 10 milion nė mbarė botėn
    Renditja: 45
    Familja: Indoevropiane
    Klasifikimi: Shqip
    Gjuhė zyrtare e: Shqipėrisė, Kosovės, Maqedonisė
    Jo zyrtare e: Itali, Greqi, Turqi, Ukraine, Mal i Zi, Rumani


    Dialektet

    Dy dialektet kryesore tė gjuhės shqipe janė Gegė nė veri dhe Toskė nė jug, tė ndara ashpėr nga Lumi Shkumbin. Gegėrishtja dhe Toskėrishtja janė degėzuar pėr sė paku njė mijėvjeēar, dhe format e tyre mė pak ekstreme janė tė kuptueshme reciprokisht. Gegėrishtja ka nėn-variantet mė tė dallueshme, prerjet tė cilat janė lloje mė veriore dhe lindore, qė pėrfshinė ato tė qyteteve tė Shkodrės, rajonin e Ish Republikės Jugosllave tė Maqedonisė verilindore, Kosovėn (nė ish Jugosllavi), dhe fshatin e izoluar Arbanasi (jashtė Zarės) tė bregut tė Kroacisė, Dalmacisė. “Arbanasi” i themeluar nė fillimin e shekullin XVIII nga refugjatėt nga rajoni rreth qytetit bregdetar tė Malit tė Zi, Tivarit, ka rreth 2,000 folės tė gjuhės shqipe.

    Tė gjitha dialektet e folura shqipe nė enklavat italiane dhe greke janė variantet e toskėrishtes dhe duket se janė tė lidhura mė sė afėrmi me dialektin e Ēamėrisė nė jugun e largėt tė Shqipėrisė. Enklavat Italiane- rreth 50 fshatra tė shpėrndarė - me siguri janė gjetur nga emigrantėt nga sundimi i Turqisė nė Greqi. Disa dialekte tė largėta dhe tė izoluara tė origjinės jugore tė Toskėrishtes fliten nė Bulgari dhe Trakinė Turke por nuk kanė datė tė saktė. Gjuha ende pėrdoret nė Madritsa, Bulgari, nė kufirin afėr Edirnesė, dhe nė pėrfundim tė kėtij fshati qė po mbijeton nė Mandres, afėr Kilkis nė Greqi, qė daton nga Lufta Ballkanike. Njė enklavė Toskėrisht afėr Melitopolit nė Ukrainė shfaqet vendosja e fundme nga Bullgaria. Dialektet Shqiptare nga Istria, pėr tė cilin ekziston njė tekst, dhe nga Sreim, pėr tė cilin nuk ekziston asnjė tekst janė zhdukur.


    Historia

    Gjuha zyrtare, e shkruar me gėrma latine dhe qė u adaptua nė vitin 1909, ishte e bazuar nė dialektin e Gegėrishtes Jugore tė qytetit tė Elbasanit nga fillimi i shtetit tė Shqipėrisė deri nė Luftėn e dytė botėrore. Deri nė vitin 1968 shqiptarėt e Kosovės, Ish Republikės Jugosllave tė Maqedonisė dhe Malit tė Zi pėrdorėn Gjuhėn Letrare Gege si gjuhė zyrtare. Ne Shqipėri me ardhjen nė fuqi tė komunistėve gjuha Gege u ndalua institucionalisht prej vitit 1944 deri ne vitin 1967 dhe de-fakto prej vitit 1972 deri sot. Gjuha e sotme zyrtare shqipe jo vetėm qė bazohet nė toskėrisht, por edhe fjalėt e shprehjet qe huazohen prej gegėrishtes konvertohen nė morfologjinė, fonologjinė dhe sintaksėn e tė folmes toskė. Shqiptarėt qė jetojnė edhe sot nėn administrimin e sllavėve e pranuan gjuhėn toskė si gjuhė zyrtare. Ky vendim politik i marrė nė Prishtinė nė vitin 1968 sot po sfidohet nga shkrimtarė, gazetarė dhe sidomos rinia qė shkruan nė internet si jo frutdhėnės dhe diskriminues ndaj gegėve, nė veēanti ndaj kosovarėve tė cilėt tingėllojnė si emigrantė kur flasin gjuhėn gege.

    Vetėm disa tė dhėna tė shkruara shkurt janė ruajtur nga shekulli i 15-tė. E para ishte njė formulė pagėzimi e vitit 1462. Shpėrndarja e librave tė prodhuar nga shekujt 16 dhe 17 kanė buruar shumė nė zonėn e Gegėrishtės (shpesh nė Scutarene Gegėrisht veriore) dhe reflektuan aktivitetet misionare tė Katoliēizmit Romak. Njė rrymė shumė mė e vogėl e literaturės nė shekullin e 19-tė ishte prodhuar nga tė mėrguarit. Ndoshta punimet e literaturės mė tė hershme dhe tė pastra tė ēfarėdo niveli ėshtė poezia e shekullit tė 18-tė tė Jul Varibobės, tė enklavave nė S. Giorgio nė Kalabri. Disa prodhime tė literaturės vazhduan nė shekullin e 19-tė nė enklavat Italiane, por asnjė aktivitet i ngjashėm nuk ėshtė ruajtur nė zonat e Greqisė. Tė gjitha kėto dokumente tė hershme historike tregojnė pėr njė gjuhė e cila dallon pak nga gjuha e tanishme, sepse kėto dokumente nga krahina dhe kohė tė ndryshme paraqesin karakteristikat e shėnuara tė dialektit. Sidoqoftė, ato shpesh kanė njė vlerė pėr studimet e linguistikės qė janė shumė mė tė rėndėsishme nė meritėn e tyre tė literaturės.



    Gramatika

    Kategoritė e gramatikės sė Shqipes janė shumė tė afėrme me gjuhėt e tjera Evropiane. Emrat tregojnė dukshėm gjininė, numrin, dhe tri apo katėr rasa. Njė tipar i pazakonshėm ėshtė qė emrat ndryshohen mė tutje me prapashtesa pėr tė treguar domethėnien e caktuar apo pacaktuar: bukė, buka. Mbiemrat-pėrveē numėror dhe disa shprehje tė caktuara sasie-dhe emrat e varur pėrcjellin emrin tė cilin e modifikojnė; dhe ata janė tė shquar nė kėrkimin e pjezės qė i pėrcjell ata qė pajtohen me emrin. Andaj, nė “njė burrė i madh, modifikohet nga i madh, i cili paraprihet nga i, i cili pajtohet me termin pėr “njeri”; gjithashtu nė “dy burra tė mėdhenj”, mėdhenj, forma mashkullore e shumėsit nga i madh, pėrcjellė emrin burra dhe paraprihet nga njė pjesėz qė pajtohet me emrin. Foljet kanė numrin dhe njė llojllojshmėri tė formave tė gjetura nė Frėngjisht apo Italisht dhe janė mjaft tė parregullta nė formimin e rrėnjėve tė tyre. Shumėsat e emrit po ashtu janė tė dukshėm pėr parregullsitė nė njė numėr tė madh tė tyre. Nė pėrgjithėsi, gramatika dhe dallimet formale tė Shqipes na kujtojnė Greqishten moderne dhe gjuhėt e Romantizmit, veēanėrisht Rumun. Tingujt sugjerojnė Hungarishten apo Greqishten, por Gegėrishtja me zanoreve hundore tingėllon si karakteristike.


    Fjalori dhe kontaktet me gjuhėt e tjera

    Edhe pse shqipja ka pranuar huazime nga fqinjėt, poashtu tregon jashtėzakonisht disa dėshmi tė kontaktit me Greqishten e lashtė; Si e tillė ėshtė Gegėrisht mokėn (Toskėrisht mokėr), nga Greqishtja mekhane’. Kontaktet e afėrta me Romakėt japin shumė huazime latine - mik nga Latinishtja amicus, kėndoj nga cantare. Pėrveē kėsaj, huazimet e tilla tė fjalėve nė Shqip vėrtetohen nga ngjashmėritė nė zhvillimin e Latinishtes sė folur nė Ballkan dhe Rumani, njė gjuhė e Romantizmit Ballkanik. Pėr shembull, Latinisht paludem u kthye nė padulem dhe pastaj padure nė Rumani dhe pastaj pyll nė Shqip, tė dyja me kuptim tė modifikuar.

    Anasjelltas, rumanishtja po ashtu i ndan disa terma vendorė jo-latinishte me Shqipen—p.sh. Rumanisht brad, Shqip bredh. Andaj kėto dy gjuhė reflektojnė kontakte tė veēanta historike tė kohėve tė hershme. Komunikimet e hershme me barbarėt me sa duket kontribuan fjalėn fjalėn "tirq" (nga bashkimi i vjetėr “thigh-breech), pėrderisa huazimet me kontaktet e hershme Sllave mund tė atribuojnė nė kontaktet kulturore gjatė 500 viteve tė kaluara me Venedikasit, Osmanėt, Grekėt (deri nė jug), dhe Sllavėt (deri nė lindje).

    Njė numėr i favorshėm i tipareve - p.sh. formimi i kohės sė ardhshme dhe shprehjes sė emrit – janė tė ndara nga gjuhėt tjera tė Ballkanit por kanė njė origjinė dhe zhvillim tė pakuptueshėm; Shqipja apo forma e sajė e hershme shumė lehtė mund tė jetė burimi pėr tė paktėn disa nga kėto. Studimi i tipareve tė tilla regjionale nė Ballkan ėshtė bėrė njė rast klasik pėr hulumtimi mbi fenomenin e pėrhapjes sė gjuhės.



    Alfabeti

    A, B, C, Ē, D, Dh, E, Ė, F, G, Gj, H, I, J, K, L, Ll, M, N, Nj, O, P, Q, R, Rr, S, Sh, T, Th, U, V, X, Xh, Y, Z, Zh

    Alfabeti shqip ka tridhjetė e gjashtė shkronja dhe nga to shtatė zanore: A, E, Ė, I, O, U, Y, dhe 29 bashkėtingėllore: B, C, Ē, D, Dh, F, G, Gj, H, J, K, L, Ll, M, N, Nj, P, Q, R, Rr, S, Sh, T, Th, V, X, Xh, Z, Zh.

    Alfabeti modern, i vendosur nė Kongresin e Manastirit nė vitin 1908, ėshtė i bazuar nė atė Latin.



    Tingujt e gjuhės shqipe

    Gjuha shqipe ka 7 zanore dhe 29 bashkėtingėllore. Zanoret e bashkėtingėlloret dallohen ndėrmjet tyre nga pikėpamja e nyjėtimit dhe nga funksioni.
    Kur shqiptojmė zanoret, rryma e ajrit vė nė lėvizje tejzat e zėrit dhe kalon nėpėr aparatin e tė folurit pa hasur ndonjė pengesė. Kur shqiptojmė bashkėtingėlloret, nė rrugėn e kalimit tė ajrit krijohen pengesa, tė cilat kapėrcehen nė mėnyra tė ndryshme.
    Zanoret dhe bashkėtingėlloret dallohen ndėrmjet tyre edhe nga funksioni: zanoret janė tinguj qė formojnė rrokje, bashkėtingėlloret janė tinguj qė hyjnė nė pėrbėrjen e rrokjes, por qė ato vetė nuk formojnė rrokje.
    Zanoret e gjuhės shqipe janė: a, e, ė, i, o, u, y.



    NJOHURI PĖR PREJARDHJEN DHE HISTORINĖ E GJUHĖS SHQIPE

    Gjuha shqipe bėn pjesė nė familjen e gjuhėve indoevropiane. Familja e gjuhėve indoevropiane pėrfshin gjuhėt me prejardhje tė pėrbashkėt, tė cilat janė folur dhe fliten nga India, nė lindje, deri nė Irlandė, nė perėndim, si: sanskritishtja, latinishtja, greqishtja, gjuhėt sllave etj. Me gjithė ndryshimet e mėdha qė kanė pėsuar gjatė zhvillimit tė tyre historik, gjuhėt e ndryshme indoevropiane kanė ruajtur disa tipare tė pėrbashkėta, qė i dallojnė nga gjuhėt e familjeve tė tjera, si psh.: nga familja e gjuhėve ugro-fine (hungarishtja, finlandishtja, estonishtja), nga familja semitike (arabishtja etj.)

    Karakteri indoevropian i gjuhės shqipe shfaqet:
    -Nė fjalor. Sipas studimeve te prof. Eqrem Ēabejt, numri i fjalėve tė trashėguara tė shqipes nga indoevropianishtja ėshtė mjaft i madh. Ato nė pėrgjithėsi janė fjalė tė njė pėrdorimi tė dendur, prandaj dhe i kanė qėndruar kohės. P.sh., shumica e numėrorėve janė tė fondit indoevropian: njė, dy, tre (tri), katėr etj. Tė trashėguar nga indoevropianishtja janė edhe pėremrat: ti, ju; emrat:natė, motėr, ditė, dimėr, ujk, plak, dhėndėr, foljet: jam, bie, shkel etj.

    -Nė gramatikė. Sistemi tre gjinish (mashkullore, femėrore dhe asnjėanėse) ka qenė njė veēori e gjuhėve indoevropiane, i cili si nė mjaft gjuhė tė kėsaj familjeje dhe nė gjuhėn shqipe ėshtė ruajtur edhe sot. Por, duhet thėnė se gjinia asnjėanėse sot ėshtė kufizuar mjaft. Ajo pėrdoret ende tek emrat qė vinė nga pjesoret e foljeve: tė folurit, tė menduarit, etj. Te foljet tė bie nė sy edhe njė tipar tjetėr i hershėm indoevropian: ndėrtimi i formave foljore me rrėnjė tė ndryshme, si: jam-qeshė; kam-pata; shoh-pashė; rri-ndenja etj.

    Kur flasim pėr karakterin indoevropian tė gjuhės shqipe, kemi prasysh tiparet thelbėsore qė ajo ka trashėguar nga njė frazė e hershme indoevropiane. Kėto tipare nuk kanė mbetur krejt tė pandryshuara, ashtu sic kanė qenė mijėra vjet me parė, por kanė ndryshuar e janė zhvilluar shkallė-shkallė, gjersa kanė arritur nė gjendjen e tyre tė sotme.

    -Gjuha shqipe ėshtė bijė e ilirishtes. Ilirishtja ka qenė gjuhė indoevropiane qė flitej nga ilirėt. Megjithė burimet qė kanė ,betur nga ilirishtja janė tė pakta, sot ėshtė vėrtetuar se gjuha shqipe ka prejardhjen e gjuhės shqipe prej ilirishtes, mund tė pėrmenden:
    Vijimėsia iliro-shqiptare e emrit kombėtar tė shqiptarėve: Trajta Arbėn, Arbėr, qė ndeshet nė mesjetė, lidhet me emrin ‘Albanoi”, tė njė fisi ilir afėr Durrėsit, qė pėrmendet nė periudhėn antike.
    Prania nė shqipen e sotme e rreth 1 000 emrave tė vendeve, tė njerėzve, tė fiseve ose banorėve, tė trashėguar nga ilirishtja, si: Scodra: Shkodra; Drinus, Drilon: Drin; Barbana: Bunė; Lissus: Lezhė; Mathis: Mat; Dyrrachium: Durrės; Isamnus: Ishėm; Aulon: Vlorė etj. Njė pjesė e mirė e kėtyre emrave tė vendeve shpjegohen me fjalė shqipe, si p.sh.: Dardania: dardhė; Delmatia elme, dele; Malontum: mal; Ulkinion: ulk, ujk etk.
    Disa emra iliriė tė njerėzve janė tė gjallė edhe sot ose kanė pėrgjegjėset nė gjuhėn shqipe; Bardus, Bardyllis, Bato, sot: Bardhi, Bardhyl, Bato.
    Prejardhja e gjuhės shqipe nga ilirishtja shpjegohet dhe me tė dhėna tė historisė sė popullit shqiptar. Tė dhėnat e historisė dėshmojnė se populli ynė nuk ka lėvizur nga trojet e sotme.

    Kur ėshtė shkruar gjuha shqipe? Vepra mė e vjetėr e shqipes sė shkruar ėshtė “Meshari” i Gjon Buzukut, i vitit 1555. Por gjuha shqipe ka qenė e shkruar dhe mė parė. Kėshtu nė vitin 1332 njė bashkėkohės dėshmonte se shqiptarėt kishin njė gjuhė krej tjetėr dhe tė ndryshme nga latinishtja, megjithėse kishin alfabetin latin nė pėrdorim dhe nė tėrė librat e tyre.
    Gjuha e pėrpunuar e veprės sė Buzukut tregon se ai (Buzuku) ėshtė mbėshtetur nė njė traditė shkrimi tė mėparshme.



    Fjalėt e huazuara

    Tėrėsia e fjalėve tė gjuhės qė na shėrbejnė pėr t’u marrė vesh me njėri-tjetrin, pėrbėn leksikun e gjuhės. Leksiku i gjuhės shqipe, si ēdo gjuhė tjetėr, ėshtė pasuruar pa ndėrprerje gjatė viteve, dhjetėvjeēarėve, shekujve. Ajo rritet e pasurohet dhe sot:
    a) nga formimi i fjalėve tė reja nėpėrmjet prejardhjes e pėrbėrjes ose nėpėrmjet zgjerimit e ngushtimit tė kuptimit tė fjalėve,
    b) nga marrja e fjalėve prej gjuhėve tė huaja.


    Huazimi i fjalėve nga gjuhė tė huaja

    Huazimi ėshtė njė dukuri qė ndodh nė tė gjitha gjuhėt. Ai sjell pasurimin e gjuhės kur lidhet me njė objekt a dukuri tė re tė panjohur, pėr tė cilėn gjuha nuk ka fjalės pėrkatėse, p.sh.: fjalėt bankė (it.), basketboll, volejboll, (angl.) etj.
    Disa herė fjalėt e huazuara janė pėrdorur krahas fjalėve tė gjuhės shqipe. Kjo ka ndodhur kur fjala e huaj ka qenė njė term ndėrkombėtar (p.sh.: grip (rrufė), epilepsi (sėmundja e tokės, ftigė) etj.) ose kur ka shprehur ndonjė nuancė tė re tė panjohur a njė kuptim mė tė pėrpiktė (p.sh.: bojė (lėndė ngjyrosėse: bojė shkrimi, bojė leshi), ngjyrė (veti e caktuar fizike e njė trupi qė thith njė pjesė tė dritės dhe kthen pjesėn tjetėr: ngjyrė e kuqe etj.)).

    Format e ndryshme tė huazimit

    Nė gjuhėn shqipe huazimet janė tė termave tė ndryshme. Ato janė
    tė plota: fjala ka hyrė si ėshtė nė gjuhė tė huaj, p.sh.: futboll, bursė, adresė, depo, kamion etj.
    strukturore: fjala nė tė vėrtetė ėshtė shqip, por ėshtė ndėrtuar sipas modelit tė njė fjale tė huaj, duke pėrkthyer pjesėt e saj [pėrbėrėse. Kėto huazime quhen kalke si p.sh: bashkėtingėllore, drejtshkrim, ndajfolje, kryevepėr, i jashtėzakonshėm, rrėnjėsisht etj.
    Janė huazuar gjithashtu edhe prapashtesa a parashtesa, si p.sh.: prapashtesat: -icė, -nik, -kė, -it nga sllavishtja; prapashtesat: -xhi, -ēi, -llarė, -lerė, -llėk, nga turqishtja.
    Fjalėt qė merren nga gjuhėt e huaja, shkruhen dhe shqiptohen sipas vlerės fonike tė alfabetit tonė, u nėnshtrohen tė gjitha kategorive gramatikore dhe rregullave pėrkatėse: p.sh. nė qpftė se janė emra, kanė trajtė tė pashquar, tė shquar, numrin njėjps a shumės, lakohen etj.


    Koha dhe vendi i huazimit

    Nė fjalorin e gjuhės shqipe fjalėt e huaja janė futur nė sasi tė ndryshme, gjatė epokave tė ndryshme. Origjina e tyre gjeografike ka qenė gjithashtu shumė e ndryshme. Duke qenė vazhduese e ilirishtes gjuha shqipe ka huazuar fjalė nga latinishtja e greqishtja, mė vonė nga turqishtja, anglishtja etj. Kėto huazime kanė qenė tė drejtpėrdrejta: janė marrė drejtpėrdrejt nga gjuha e huaj (p.sh. qytet, mur, shėndet, nga latinishtja) ose tė tėrthorta, nėpėrmjet njė gjuhe tjetėr tė tretė (p.sh. fjalėt prej burimi grek: sinonim, gramatikė, sintaksė, telefon etj. janė marrė nga gjuhėt neolatine).
    Fjalėt e huazuara janė tė fushave tė ndryshme tė jetės:
    -tė jetės politiko-shoqėrore : kushtetutė, parti, diktaturė, demokraci etj.
    -tė shkencės dhe teknikės : histori, gjeografi, gramatikė, traktor, telegraf, mikroskop, radio etj.
    -tė artit: roman, poemė, dramė, komedi, portret, teatėr etj.
    -te sportit, mjeksisė etj.

    Duhet tė jemi tė kujdesshėm nė marrjen dhe pėrdorimin e fjalėve tė huaja. Nuk ėshtė e nevojshme tė vazhdojnė tė pėrdoren ende fjalėt e huaja: direkt pėr drejtpėrdrejt, influencon e influencė pėr ndikon e ndikim, dimensione pėr pėrmasa etj.


    Ndarja e fjalėve nė fund tė rreshtit

    Ndarja e fjalėve nė fund tė rreshtit mbėshtetet kryesisht nė ndarjen e fjalėve nė rrokje, (Rrokja: pjesė e fjalės e pėrbėrė nga njė zanore ose nga njė zanore dhe njė a mė shumė bashkėtingėllore, qė shqiptohen me njė tė nxjerrė tė frymės) duke marrė parasysh edhe strukturėn morfologjike tė fjalės.

    1. Fjalės njėrrokėshe nuk ndahen nė fund tė rreshtit: bujk, dash, dru, kėnd, kopsh, i keq, shkėmb etj.

    2. Ndarja e fjalėve nė fund tė rreshtit bėhet sipas kėtyre rregullave:

    -Bashkėtingėllorja qė ndodhet midis 2 zanoresh, shkon me zanoren qė vjen pas, p.sh.: de-ti, do-ra, gė-zim, lu-le etj.

    -Kur midis dy zanoresh ndodhen dy a mė shumė bashkėtingėllore, ndarja nė fund tė rreshtit ėshtė e lirė, mjafton qė bashkėtingėllorja e fundit tė kalojė nė krye tė rreshtit tjetėr me zanoren ndjekėse; nga dy ose mė shumė ndarje tė mundshme tė njė fjale duhet parapėlqyer ajo qė ruan mė qartė kufijtė e pjesėve tė kuptimshme tė fjalės: ko-dra, ose kod-ra, shu-fra ose shuf-ra etj.

    Shėnim: Bashkėtingėllorja j e ndjekur nga njė bashkėtingėllore tjetėr lidhet gjithmonė me zanoren qė i prin p.sh.: kuj-tim, laj-thi, paj-toj, vaj-ta etj.

    -Kur vijnė dy zanore njėra pas tjetrės, ato mund tė ndahen nė fund tė rreshtit: vėlla-it, atdhe-ut, e di-el, blu-aj etj.

    -Fjalėt e pėrbėra dhe tė pėrngjitura si dhe fjalėr e formuara me parashtesa qė pėrdoren edhe si fjalė mė vete nė gjuhėn e sotme, nė fund tė rreshtit ndahen nė kufirin e pjesėve pėrbėrėse tė tyre, psh.: hekur-udhė, bashk-atdhetar, gjith-secili, mos-ardhje ose mund tė ndahen sipas rrokjeve tė secilės pjesė pėrbėrėse, p.sh.:he-kurudhė ose hekuru-dhė (!por jo heku-rudhė), bashkat-dhetar (!po jo ba-shkatdhetar), mos-ardhje ose mosardh-je (!por jo mo-sardhje).

    -Njė shkronjė e vetme nuk mund tė lihet nė fund tė rreshtit as tė ēohet nė rreshtin tjetėr, p.sh.:aca-rim (jo a-carim), ba-riu (jo bari-u), Shqipė-ria (jo Shqipėri-a).

    -Dy shkronja tė njėllojta qė takohen nė njė fjalė, nė fund tė rreshtit mund tė ndahen, p.sh.: i pa-anshėm, zė-ėmbėl etj.

    -Kur kalon nė rreshtin tjetėr pjesa e dytė e njė fjale tė pėrbėrė a njė emėrtimi qė shkruhet me vizė lidhpse, para saj nė krye tė rreshtit pėrsėritet viza lidhėse, p.sh.: hyrje-/-dalje, copa-/-copa etj.

    -Nė fund tė rreshtit nuk hapen kllapa a thonjėza, as nuk mbyllen nė fillim tė rreshtit.

    -Fjalėzat s’, ē’ nuk duhen veēuar nga fjala qė vjen menjėherė pas tyre.

    -Shenjat e pikėsimit nuk mund tė kalojnė nė rreshtin tjetėr.




    Drejtshkrimi dhe drejtshqiptimi i zanoreve dhe i grupeve tė zanoreve

    Drejtshkrimi i sotėm i njėsuar i gjuhės shqipe ėshtė vendosur nė Kongresin e Drejtshkrimit tė Gjuhės Shqipe (nėntor 1972).

    Drejtshkrimi i shqipes mbėshtetet nė dy parime kryesore: nė parimin fonetik dhe nė parimin morfologjik.

    Zanorja e e theksuar
    Fjalėt qė kanė e tė theksuar, e cila ndiqet nga njė bashkėtingėllore hundore (m, n, nj), shqiptohen dhe shkruhen tė gjitha me e (dhe jo disa me e dhe disa me ė). Me e shqiptohen e shkruhen, gjithashtu, fjalėt e prejardhura ose tė pėrbėra prej tyre, pavarsisht nga lėvizja e theksit, p.sh.: (mė) dhemb, dhembje, emėr, emėror, shembull, shembullor etj., argjend, argjendar, brenda , i brendshėm, cen, cenoj, (i,e) dendur, dhen, end, gjendje, kuvend, mend, mendoj, pėrmend, pendė, qendėr, qendror (por qėndroj, qėndrim), vend, vendos etk., e enjte, gėshtenjė, ndjenja, (i,e) ndenjur, penj, shenjė (por shėnoj, shėnim), i shtrenjtė.

    Me e duhen shqiptuar e duhen shkruar dhe fjalėt: dre-ri, fle, fre-ri, gdhe-ri, (i, e) nderė, ngre, pe-ri.

    Zanorja ė e theksuar
    Shkruhen me ė fjalėt si: bėj, ēėshtje, dėm, dhėmb-i, dhėmballė, dhėndėr, dhėnie, ėshtė, e ėma, ėndėrr, gojėdhėnė, njė (njėri), pėrzė, parathėnie, thėllėzė, zė (zėri), zė (kam zėnė) etj.

    Shkruhen dhe shqipohen me a vetėm ato fjalė qė nė gjuhėn letrare janė ngulitur nė trajtėn me a, si: dhanore, (i, e) mangėt, shmang, zanė, zanore, amtare, vranėsi, ranor, ranishte etj., megjithėse fjalėt pėrkatėse shkruhen e shqiptohen me ė.

    Duhet pasur kujdes pėr numėrorin njė dhe pėr numėrorėt dhe fjalėt e formuara prej tij: njėmbėdhjetė, njėzet, njėjės, njėri, njėra, njėsi, si dhe pėr foljet: lė, vė, zė, tė cilat duhet tė shqiptohen dhe tė shkruhen kurdoherė me ė (kėto fjalė herė-herė dėgjohen tė shqiptuara me i ose me e).



    Edited by Aulon - 17/1/2015, 16:00
     
    .
  2. linguisti
     
    .

    User deleted


    Njė text tė shkurtėr tė shkruar nė toskėrisht, Ēamėrisht, Shkodranisht, Elbasanisht nėse ėshtė e mundshme ju lutem.
     
    .
  3. Aulon
     
    .

    User deleted


    sic e ka shkruajtur edhe olta lart shqipja e shkruajtur eshte vetem nje
     
    .
  4. goni_zi
     
    .

    User deleted


    CITAZIONE (linguisti @ 2/6/2009, 11:19)
    Njė text tė shkurtėr tė shkruar nė toskėrisht, Ēamėrisht, Shkodranisht, Elbasanisht nėse ėshtė e mundshme ju lutem.

    toskerisht e ke lart...perderisa gjuha zyrtare eshte toskerisht, ne te shkruajtur duhet perdorur vete kjo. pavarsisht se ndodh shpesh qe degjon sidomos politikanet ne TV qe flasin si jua ka qejfi, por kjo tregon vetem injorancen e tyre sepse deri sa te vendoset ndryshe, gjuha zyrtare mbetet kjo qe eshte!
     
    .
  5. Helena1
     
    .

    User deleted


    faleminderit per kto informata
     
    .
  6. tung
     
    .

    User deleted


    A mundeni te mi shenoni disa fjal te rrenosura dhe te pa rrenosura faleminderit per mirekuptime klm
     
    .
5 replies since 13/7/2008, 09:34   6108 views
  Share  
.