Si u zhdukėn nga bankat paratė e VEFA

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. Labi_vogel
     
    .

    User deleted


    Si u zhdukėn nga bankat paratė e VEFA

    Abuzimi, nga 125 milionė dollarė mbetėn vetėm 15 milionė USD



    Ngrirja e llogarive bankare dhe objekteve tė disa prej skemave piramidale shqiptare nė fund tė vitit 1996 duket se ka qenė njė veprim fiktiv.

    Pas datės kur llogaritė bankare si dhe ēdo veprim me pronat e paluajtshme tė kompanisė “Vefa Holding” ishin ngrirė, atėherė kur nuk lejohej tė bėhej asnjė veprim, dhjetėra persona kanė tėrhequr shuma marramendėse nga bankat. Gazeta “Panorama” ka siguruar dy mandate tė tėrheqjes dhe transferimit tė parave nga llogaritė e kompanisė “Vefa”, pasi kėto llogari ishin bllokuar pėr shkak se gjithēka kishte kaluar nė administrimin e Grupit Mbikėqyrės tė Fajdeve tė drejtuar nga Farudin Arapi. Por duket se mandate tė tilla qė tregojnė pėr dhjetėra tėrheqje tė bėra nga bankat janė tė shumta. Gjithsesi, dokumentet origjinale dėshmojnė se tė paktėn nė dy raste janė kryer veprime nė kundėrshtim me ligjin. Pasi llogaritė dhe pronat e ish-skemave piramidale ishin “ngrirė”, disa dhjetėra personave Grupi Mbikėqyrės i Fajdeve u ka krijuar mundėsinė tė tėrheqin shuma, duke lėnė kėshtu gjithnjė e mė pak shuma financiare nė dispozicion tė kthimit tek masa e gjerė e kreditorėve shqiptarė, qė humbėn paratė nė skemat piramidale dhe mė pas morėn 3-5 pėr qind nė rastin e kompanisė “Vefa”. Zyrtarisht kalimi nė administrimin e Grupit Mbikėqyrės tė Fajdeve i pronave tė shoqėrive huamarrėse ka ndodhur mė 13 janar 1997.

    Mandatet
    Tetė muaj pasi llogaritė bankare dhe objektet nė pronėsi tė ish-skemave piramidale ishin “ngrirė”, njė person ka tėrhequr 103.118.400 dhrahmi greke nga llogaria e njė personi tjetėr nė depozitėn e tij. Dokumenti, i cili duket se ėshtė plotėsuar me njė makinė shkrimi mban datėn 18 gusht 1997, tetė muaj pas 31 dhjetorit 1996, kur pronat e “Vefa”-s ishin ngrirė. Shkresa pėrmban pėrshkrimin “fletė kontabiliteti” dhe tregon se veprimi i kryer pėrmes tij nė njė bankė private ėshtė kalimi i depozitės 1-mujore tė zonjės me iniciale R.Sh, nė depozitėn e personit me iniciale K.P. Dokumenti nė fjalė ėshtė i bashkangjitur me njė fletė tjetėr, ku ndodhet kėrkesa e klientit pėr kryerjen e veprimit bankar. Dokumenti i dytė i siguruar nga gazeta bėn fjalė pėr njė tjetėr veprim bankar me para tė kompanisė “Vefa Holding”. Veprimi ėshtė kryer nė degėn nr.1 tė njė banke nė Tiranė, ku ėshtė bėrė tėrheqja e 200 mijė dollarėve. Data e hartimit tė dokumentit ėshtė muaji qershor i vitit 1997, rreth gjashtė muaj pasi llogaritė bankare dhe pronat e kompanisė “Vefa” ishin marrė nė administrim nga Grupi Mbikėqyrės dhe nuk lejohej tė bėhej asnjė veprim me to. Autoriteti qė kishte kompetencėn pėr administrimin e llogarive bankare tė ish-skemave piramidale, si dhe tė pronave tė tyre nė kėtė kohė, ka qenė Grupi Mbikėqyrės i Fajdeve.

    Lėvizjet e llogarive
    Sipas tė dhėnave dokumentare mėsohet, se nė momentin e “ngrirjes” sė llogarive qė ish-skemat piramidale kanė pasur nė banka, shuma totale e mbetur ka qenė 125 milionė dollarė. Kjo shumė i pėrkon datės 31 dhjetor 1996, kur ka ndodhur edhe marrja nė administrim e pronave tė ish-skemave piramidale nga Grupi Mbikėqyrės i Fajdeve. Gjashtė muaj mė vonė, mė 31 maj 1997, sipas tė dhėnave dokumentare sasia e parave qė ndodhej nė banka nga 125 milionė dollarė kishte zbritur nė 47 milionė dollarė. E gjitha kjo ka ndodhur pas tėrheqjeve masive qė janė bėrė nga llogaritė e ish-skemave piramidale, edhe pse gjithēka ishte ngrirė dhe nuk lejohej tė bėhej asnjė veprim. Por nė qershor 1997, njė muaj pasi gjendja kishte qenė 47 milionė dollarė, shuma totale e kapitalit tė piramidave qė kishte mbetur nė bankat shqiptare sipas tė dhėnave zyrtare ka rėnė nė 15 milionė dollarė. Pavarėsisht datave qė pėrmbajnė dokumentet, njė fenomen i tillė i tėrheqjes dhe veprimeve me llogaritė e “ngrira” tė ish-skemave piramidale sipas deklaratave tė mėparshme tė Grupit Mbikėqyrės, tėrheqjet nga llogaritė e fajdeve janė bėrė para marrjes nė dorėzim tė pronave e llogarive bankare nga Kėshilli Mbikėqyrės pėr Transparencėn e Fajdeve.



    * 125 milionė
    dollarė ka qenė nė total kapitali i fajdeve qė ndodhej i depozituar nė bankat shqiptare mė 31 dhjetor 1996
    * 47 milionė
    dollarė ka qenė shuma totale e llogarive nė emėr tė ish-skemave piramidale shqiptare nė bankat e vendit mė 31 maj 1997
    * 15 milionė
    dollarė kanė mbetur nė llogaritė e ish-skemave piramidale shqiptare, gjashtė muaj pas bllokimit tė tyre mė 31 dhjetor 1997



    Dėmi me shitjen e mbi 280 objekteve tė skemave piramidale

    Kallėzimi: Arapi “fali” pronat e fajdeve
    Grupi Mbikėqyrės, padi penale ish-kryeadministratorit

    TIRANE – Njė vit mė parė, ish-kryeadministratori i Grupit Mbikėqyrės tė Fajdeve, Nexhat Veipi, firmosi njė kallėzim penal me disa akuza nė adresė tė Farudin Arapit. Akuza kryesore qė bėhej atėherė nė kallėzimin e dorėzuar nė Prokurorinė e Pėrgjithshme ishte shitja nėn vlerėn reale tė objekteve qė kishin qenė nė pronėsi tė ish-skemave piramidale. Shitja e tyre nėn vlerė ka shkaktuar arkėtime mė tė pakta dhe si rrjedhim mundėsi mė tė vogla pėr kthimin e shumave tė humbura nė fajde tek qytetarėt shqiptarė. Prokuroria e Pėrgjithshme, pasi verifikoi me imtėsi kallėzimin penal vendosi ta kalojė atė nė sektorin Kundėr Krimit Ekonomik tė Prokurorisė sė Tiranės. Prej njė viti hetimet kanė vazhduar nė organin e akuzės sė kryeqytetit, i cili ka verifikuar dhjetėra lista me emra kreditorėsh, si dhe qindra dokumente ku pasqyrohen shitjet e objekteve nė pronėsi tė skemave piramidale tek persona tė tjerė. Akuza qė u bė nė adresė tė Farudin Arapit nga institucioni qė ai vetė kishte drejtuar ishte “shpėrdorimi, pėrvetėsimi dhe zhdukja e pasurive tė ish-shoqėrive huamarrėse me njė dėm fillestar rreth 30 milionė dollarė”. “Farudin Arapi ka pėrvetėsuar postin shtetėror, duke u vetėshpallur kryetar i Grupit Mbikėqyrės, nė shkelje tė ligjit”, thuhet nė kallėzimin penal qė ėshtė bėrė nė adresė tė Farudin Arapit. Akuza e dytė ndaj tij ėshtė ndėrhyrja e drejtpėrdrejtė me vendimmarrje personale, nė kundėrshtim me ligjin nė rregullat dhe procedurat e shitjes sė pasurive tė shoqėrive huamarrėse. Kallėzimi akuzon mė pas Farudin Arapin, ish-kreun e Grupit Mbikėqyrės tė Fajdeve, se nuk ka ushtruar kompetencat e mbikėqyrjes dhe kontrollit tė procesit tė administrimit tė shoqėrive. Sipas kallėzimit, marrja nė dorėzim e ish-shoqėrive huamarrėse ishte bėrė pa inventarė dhe pa raporte kontabiliteti tė shoqėrive. “Nuk ėshtė bėrė kontrolli i procedurave tė shitjes. Farudin Arapi ka ndėrhyrė drejtpėrdrejt nė fshehjen e shkeljeve gjatė procedurave tė shitjes”, thuhet mė tej nė kallėzim. Ndėrkaq institucionet e shtetit kanė tė dhėna e dokumente qė vėrtetojnė edhe regjistrimin e personave si kreditorė nė skemat piramidale dhe mė pas kthimin e shumave tek ata nė vlera mbi 100 pėr qind. Sipas kėtyre dokumenteve ėshtė dokumentuar tashmė se nga rreth 300 objekte nė pronėsi tė ish-skemave piramidale, rreth 280 prej tyre ishin shitur nga Grupi Mbikėqyrės.



    * Akuza e Permbarimit
    Organet e Pėrmbarimit Gjyqėsor, kryesisht nė Tiranė, kanė bėrė akuza tė vazhdueshme nė adresė tė Farudin Arapit, duke e akuzuar atė se gjatė kohės sė drejtimit tė tij ėshtė bėrė pengesė serioze pėr sekuestrimin e pasurive tė personave qė u detyroheshin skemave piramidale shqiptare.
    * Shitja nen vlere
    Njė tjetėr padi ėshtė bėrė disa vite mė parė nė adresė tė Farudin Arapit, duke e akuzuar atė pėr shitjen nėn vlerė tė objekteve qė kanė qenė nė pronėsi tė ish-skemave piramidale. Padia ėshtė bėrė nga njė prokuror i Apelit, i cili kishte hetuar dosjet e ish-shoqėrive huamarrėse shqiptare.

     
    .
0 replies since 17/7/2008, 13:10   195 views
  Share  
.