Genjeshtrat e meshkujve

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. olta
     
    .

    User deleted


    Gėnjeshtrat mė tė zakonshme tė meshkujve



    Shpesh femrat ankohen se meshkujt gėnjejnė shumė dhe durojnė shumė pak. Edhe pse ėshtė e vėrtetė shprehja se partnerit nuk i duhet treguar gjithēka, studiuesit kanė arritur tė evidentojnė dhjetė gėnjeshtrat mė tė pėrdorshme nga meshkujt, ato qė do tė vinin nė alarm ēdo grua, pėrveē atyre qė kur dashurohen humbin arsyen dhe arrijnė tė "hanė" gjithēka. Le t‘i zbulojmė sė bashku dhe tė mos harrojmė se ndonjėherė janė ato qė na nxjerrin nga situata, por jo gjithmonė. Njė nga gėnjeshtrat mė tė zakonshme tė meshkujve ėshtė: "Shihemi. Do tė telefonoj unė". Tė jeni tė sigurt qė nuk do ta bėjė. Atėherė pėrse i thotė? Pėr tė tė hequr qafe, pėr tė mos e bezdisur dhe pėr tė qenė i qetė pėr vete.


    1. Do tė tė telefonoj unė

    Kjo ėshtė njė nga gėnjeshtrat mė tė zakonshme tė meshkujve. Qė nuk do ta bėjė ėshtė e sigurt, por pėr arsyet mund tė diskutohet gjerė e gjatė: ndoshta nuk ėshtė plotėsisht i bindur dhe dėshiron t‘i japė vetes njė mundėsi, ndoshta nuk do tė ta thotė nė sy se nuk i je dukur interesante dhe se nuk do tė ketė njė herė tė dytė. Mos prisni me shpresė dhe mbi tė gjitha mos nisni tė mendoni me vete: ndoshta nuk ka bateri, ndoshta e ka telefonin fikur, ndoshta ėshtė shumė i zėnė me punė, nuk ka kohė, apo ėshtė i sėmurė.

    2. Nuk dua tė bėj seks, ajo qė mė intereson ėshtė tė rri me ty.

    Domethėnė nuk do tė isha kėtu nėse nuk do tė doja tė bėja dashuri me ty. Objektivi ėshtė tė qetėsojė vajzėn e gjorė dhe tė mos e bėjė tė ndihet njė objekt seksual. Por domethėnia e vėrtetė e kėsaj fraze ėshtė: do tė gėnjeja nėse do tė thosha se nėse nuk do tė kisha mundėsi tė shkoja mė vonė me ty, nuk do tė isha kėtu duke humbur kohė.

    3. Nuk do t‘ia tregoj filmimin tonė askujt

    Domethėnia: sigurisht qė nuk dua t‘ua tregoj filmimin tė gjithėve, vetėm miqve tė mi mė tė mirė. Mes tė tjerash, tė xhirosh njė film hard me njė djalė dhe ta lėsh qė tė jetė ai qė ta ruajė, ėshtė garancia mė e mirė se do tė kthehet nė mėnyrė shantazhi. Mund tė jetė njė mėnyrė e mirė pėr t‘ua treguar jo vetėm ju, por pas ndarjes, familjes apo tė dashurit tuaj tė ri.

    4. Me ty kam provuar kėnaqėsi tė jashtėzakonshme nė krevat

    D.m.th: nuk je keq. Me kusht qė tė mos ketė qenė hera e tij e parė dhe tė ketė probleme serioze me kujtesėn, njė mashkull nuk mund tė kujtojė detajet e tė gjitha herėve qė ka bėrė seks. Ndoshta po jua thotė me shpresėn qė edhe ju tė thoni tė njėjtėn gjė duke vėnė nė dukje zotėsinė e tij, ose ndoshta ka qenė tėrėsisht bujar nė gjykimin e tij.

    5. Tė dua

    Domethėnė mė pėlqen shumė dhe tė kam xhan. Zakonisht, kjo thuhet pas asaj qė femra ju ka thėnė mė parė. Atij i pėlqen shumė tė rrijė me tė, d.m.th tė shkojė nė shtrat dhe nėse sintonia emotive ėshtė e fortė ai ndihet thuajse i detyruar t‘i pėrgjigjet ndjenjės sė saj nga frika se mos e humb.

    6. Nuk jam i martuar

    Do tė thotė nuk kam njė lidhje serioze me time shoqe. Tradhtia dhe gėnjeshtra shkojnė pėrkrah. Njė numėr i madh meshkujsh edhe pse tė martuar dhe me familje, sillen si beqarė sapo ju jepet rasti i parė. E vėshtirė ėshtė tė gėnjesh kur nė shtėpi ke njė grua tė padurueshme. Nėse keni edhe mė tė voglin dyshim se ka njė lidhje tjetėr apo ėshtė i martuar, ēojeni punėn deri nė fund pėr ta demaskuar.

    7. Nuk ėshtė faji yt, ėshtė i mi

    Domethėnė ėshtė faji yt, por nuk mund ta them. Ankthi mė i keq i njė djali ėshtė marrja e pėrgjegjėsive tė ndarjes dhe lotėt e vajzės nė kėtė moment. Mund t‘i thotė gjithēka pėr tė mos e parė duke qarė. Njė tjetėr variant: je shumė e mirė pėr mua, nuk tė meritoj.

    8. Nuk ia kisha thėnė askujt mė parė

    Domethėnė deri tani nuk ta kisha thėnė. Nuk ėshtė e zakonshme qė njė djalosh t‘u bėjė tė njėjtat biseda vajzave me tė cilat ka dalė, sidomos nėse ėshtė i sigurt qė ka goditur nė shenjė.

    9. I adhuroj prindėrit e tu

    Domethėnė unė do pėrpiqem tė shkoj mirė me prindėrit e tu qė ti i do shumė. Nėse ai ėshtė i zgjuar e di qė njė vajzė e lidhur me prindėrit do tė mendohet gjatė pėr t‘u lidhur me dikė qė nuk i ka qejf prindėrit e saj, kjo sepse ka nevojė pėr aprovimin e tyre.

    10. Nuk kam qenė kurrė i lidhur me atė vajzė

    Kjo do tė thotė po kam qenė i lidhur, por nuk mund ta them se ti do bėheshe si histerike. Ėshtė rasti klasik kur ajo qė pyet nuk mund tė dėgjojė njė pėrgjigje tė sinqertė, por njė pėrgjigje ngushėlluese. Kėshtu qė ai gėnjen pėr tė parandaluar pyetjet dhe hollėsitė qė do tė vijnė mė vonė; si nisi lidhja, ku u njohėt, kush ju prezantoi sa kohė ndenjėt bashkė, pse ēfarė ka ajo mė shumė se unė, ēfarė tė ka pėlqyer tek ajo, tė pėlqen akoma etj.
     
    .
  2. xphlak
     
    .

    User deleted


    Me duket se po i ngatarrojm pak rolet ktu.... Un e di se thuhet qe "genjeshtra ėshtė femėr" kurse per ne cunat qe "tradhetia esht mashkull"

    Megjithate, edhe ju femrat i keni nja ca te perditshme:
    1 - Ėshtė vetėm njė shok!
    "Ama, po qe i bukur gati gati e harroj kėtė gje"

    2. E bej seksin vetėm pėr dashuri!
    "Por po te jetė Roul Bova ja jap menjehere."

    3. Nuk me pėlqen qė te me shikojne!
    "Qė te gjthe duhet ta shikojn sa e mirė jam"

    4. Kam dhimbje koke!
    "Per sonte harroje"

    5. Burrat jane te gjithė njesoj!
    "Sikur te jene njesoj si Brad Pitt."
     
    .
  3. goni_zi
     
    .

    User deleted


    Ke te shume te drejt plako
     
    .
  4. trevlofe01
     
    .

    User deleted


    Genjashtra e femres: ti je i pari! :pile.gif:

    Genjeshtra e mashkullit: ti je e fundit! :woot_jump.gif:


    Inviato tramite ForumFree Mobile

     
    .
3 replies since 27/1/2010, 08:48   334 views
  Share  
.