Vorio Epiri

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. olta
     
    .

    User deleted


    E vėrteta historike mbi pėrkatėsinė etnike tė Vorio Epirit

    Bota e qytetėruar ėshtė e magjepsur nga qytetėrimi i Greqisė sė vjetėr dhe, siē nėnvizon historiani francez J.-N. Corvisier, historiani i ndershėm “e di fare mirė sesa u detyrohemi grekėve”.

    Mirėpo tė magjepsurit dhe detyrimi implikojnė subjektivitet dhe predispozicion pėr tė trajtuar grekėt ndryshe nga popujt dhe vendet, qė kufizohen me Greqinė.
    Ēka ėshtė mė tepėr, C. Antonetti, pasi thekson se grekėt e vjetėr nuk e kanė marrė ndonjėherė mundimin tė provonin se epirotėt kanė qenė grekė, shpreh habinė pse historianėt e sotėm marrin pėrsipėr tė zgjidhin kėtė problem. Me sa duket, asaj nuk i shkon ndėrmend se botime progreke u shėrbejnė interesave politike tė Athinės, e cila ndoshta ėndėrron ende qė “Epiri i Veriut” t’i kaloje Greqisė. Kjo ėshtė arsyeja pse historianėt grekė tė ditėve tona e kanė bėrė “… arkeologjinė… njė ideologji nacionale” (G. Hourmouziadis, 1990, f. 726-727).
    Dhe ndonjė shqiptar apo grek ose, as shqiptar as grek, u mban ison historianėve tė sotėm grekė e serbė duke ngritur pėrsėri ēėshtjen e Vorio Epirit.

    Gjatė tre dhjetėvjeēarėve tė fundit disa historianė anglo-amerikanė, njėsoj si historianėt dhe gjuhėtarėt austriakė e gjermanė tė shekujve tė mėparshėm, janė ngritur kundėr mėnyrės sė trajtimit tė problemit tė Vorio Eprit nga historianėt grekė dhe tė huaj, helenofilė. Sidomos historianėt amerikanė, mė tė avancuar sesa ata evropianė, tė cilėt pėrdorin mjete, qė nuk njihen ende si duhet nė Evropė, tregohen mė objektivė nė kėtė lėmė.
    Bibliografia qė lidhet me karakterin etnik tė epirotėve ėshtė zgjeruar kėtu, duke u pėrzgjedhur shumė autorė modernė, ndėr tė cilėt disa nuk janė integruar ende nė bibliografinė e studimeve pellazgologjike, ilirologjike dhe albanologjike.
    Kėtu do tė paraqiten shkurtimisht vetėm elementet kryesore tė njohurive, qė disponohen sot, duke i renditur sipas tė dhėnave burimore: mitologjike, historike, arkeologjike dhe gjuhėsore .
    Epiri (Ήπειρος) ėshtė krahina, e cila shtrihet nga Vjosa deri nė gjirin e Ambrakisė dhe nė krahinėn e Amfilokisė.
    Ambraksi, eponimi i Ambrakisė, ėshtė bir i Thesprotit, pra nip i Pellazgut (R. Bell, 1989, f. 15).

    Tradita greke njeh dy personazhe, tė quajtur Amfilok. Tė dy kėta janė pellazgė/ilirė. “Amfilokasit nuk janė helenikė” (R. Bell, Ibid, f. 15). Pra, sipas R. Bell, as amfilokasit, tė cilėt kanė banuar nė jug tė Epirit, nuk kanė qenė helenikė.
    Nė lindje Epiri kufizohet me malin e Pindit (Πίνδος). Pindi ėshtė bir i Makedonit, nė traditėn sipas sė cilės Makedoni ėshtė bir i Lykaonit, birit tė Pellazgut.
    Nė bregdetin epirot pėrplasen valėt e detit Jon (Ίων). Joni ėshtė bir i njė mbreti tė ilirėve, Adrit, emrin e tė cilit mban deti Adriatik (Sch. ą Apll. de Rh, Argonautiques, IV, 308 etj). Sipas njė tradite tjetėr Joni ėshtė bir i Dyrrhakut. Ai ėshtė vrarė aksidentalisht nga Herkuli dhe kufoma e tij ėshtė hedhur nė detin, qė i mban emrin (App., Bell. Civ. II, 39). Kurse P. Cabanes (2001, f. 29) thotė se Joni ėshtė fisnik ilir.
    Mitologji. Epiri mban emrin e Epires, bijės sė Ekionit (Έχίων). Ky i fundit ėshtė njėri nga tė pesė burrat, qė dolėn nga dhėmbėt e dragoit, tė cilėt i mbolli Kadmi, ati i Ilirit. Ekioni mori pėr grua Agavenė, njėrėn nga bijat e Kadmit, pra motrėn e Ilirit, heroit eponim tė ilirėve (Apd., Bibl., III, 4, 1, 2; 5, 2; Hyg., Fab., 178 etj.).
    Fiset kryesore epirote janė kaonėt, molosėt dhe thesprotėt.
    Kaonėt. Heroi eponim i kėtyre ėshtė Kaoni (Χάων), biri i Priamit dhe i Hekubės, mbretit e mbretėreshės sė dardanėve ilirė tė Trojės (Serv., ą Virg., En., III, 297).
    Molosėt mbajnė emrin e Molosit (Μολοσσός), birit tė Neoptolemit, pra stėrnipit tė Akilit (Pėr iliricitetin e Akilit, sh. Pellazgėt dhe ilirėt nė Greqinė evjetėr).
    Thesprotėt quhen kėshtu nga Thesproti (Θεςπρωτός), njėri prej tė bijėve tė ilirit Lykaon. Kėtu ėshtė e pėrshtatshme tė pėrsėritet se iliri Lykaon ėshtė bir i Pellazgut, heroi eponim i pellazgėve (P. Grimal, 1951).

    Feja pellazge/ilire e epirotėve. Shumė historianė tė ditėve tona, njėsoj si autorėt e vjetėr grekė, pranojnė se kulti – nderimi fetar, qė epirotėt u bėnin hynive – ka qenė pellazg. Herodoti (V, 10) thotė : « Janė ata (Hesiodi dhe Homeri) qė, sė pari, kanė hedhur bazat e studimit tė racave tė hyjnive, u kanė ndarė atyre funksionet e punėt dhe kanė pėrshkruar pamjen e tyre ». Mirėpo Hesiodi dhe Homeri janė poetė ; ata nuk kanė shpikur hyjni ; Homeri nuk e pėrmend tempullin e Delfit ; grekėt e njohėn mitologjinė dhe fenė pellazge ashtu siē ua kanė pėrshkruar ata poetė.
    Ja ē’thuhet nė Iliadė lidhur me pellazgjicitetin e orakullit tė Dodonės : « Zeus, zot i Dodonės dhe i pellazgėve, zot i largėt, qė mbretėron nė Dodonėn e ashpėr, nė vendin ku banojnė sellojtė… » . C. de Simone (1990, f. 52) nėnvizon faktin se bota mikenase nuk e njeh konsultimin orakullar tė njė peme tė shenjtė. Ai pranon se gėrmimet arkeologjike nuk dėshmojnė pėr « karakterin dhe/ose praninė mikenase nė tempullin e Dodonės…».
    Kulti i Zeusit ėshtė instauruar shumė kohė para se tė arrinin grekėt nė Greqi.
    Sipas M. Jost (1992, f. 36-39) rreth shek. IV para e. sonė klientela e orakullit tė Dodonės pėrbėhej kryesisht nga epirotėt, korkyrasit dhe thesaliotėt. Kurse athinasit nė shek. IV para e. sonė (pra kaq vonė) kanė bėrė hapat e parė pėr tė filluar njė kult tė Zeusit. Me kėtė rast Olimbia, e ėma e Lekės sė Madh, denoncon aspektin subversiv tė demarshit tė athinasve, tė cilėt instaurojnė kultin e Zeusit, « duke cėnuar traditėn lokale (epirote)». Ėshtė pėr t’u habitur me faktin qė athinasit e kanė instauruar kultin e Zeusit kaq vonė. Ē’ka ėshtė mė tepėr, ka ende historianė, qė e konsiderojnė si greke kėtė princeshė epirote grekofobe.

    Tė ishte grek panteoni grek, do tė dihej etimologjia e hyjnive. Sa pėr karakterin etnik tė panteonit tė ashtuquajtur grek, mund tė shihet libri i pėrmendur mė lart.
    Nė trojet e tempujve orakullarė tė Greqisė arkeologėt kanė kėrkuar vendet, ku ėshtė ushtruar kulti mikenas, i cili do t’i ketė paraprirė qytetėrimit grek tė periudhės sė hekurit. Por nė vende tė shenjtė nuk janė gjetur gjurmė tė ndonjė sektori fetar, apo arkiva tė ndonjė tempulli grek. Pra, gjurmėt e periudhės sė hekurit nuk mund tė pranohen si prova tė natyrės fetare greke tė gjurmėve tė zbuluara nė nivelet e poshtėm tė bronzit. Meqė nuk duhet tė ketė boshllėk arkeologjik, mund tė thuhet se, lidhur me problemin qė shqyrtohet kėtu, dokumentet arkeologjikė nuk japin asnjė dėshmi tė ndonjė vazhdimėsie tė kultit grek nė Greqi.
    Prandaj orakujt mė tė vjetėr tė Zeusit gjenden nė Epir, nė malin e Pindit, nė Maqedoni etj., pra kaq larg grekėve. Tė ishte grek tempulli i Zeusit, do tė ishte instauruar sė pari nė Athinė dhe nė Spartė.

    Tradita homerike. Homeri dėshmon pėr njė gjeografi politike tė ngushtė tė Greqisė sė vjetėr, ku Epiri nuk figuron fare. Nė “Katalogun e anijeve” Homeri kalon nė rivistė tė gjithė luftėtarėt akeas, tė mbledhur nė fushėn pranė Trojės, por nuk pėrmend epirotėt.

    A. Giovannini mbron teorinė, sipas sė cilės Katalogu i anijeve, nė kėngėn II tė Iliadės (v. 484-760) pėrshkruan saktėsisht gjeografinė e Greqisė sė shek. VII para e. sonė. Sipas Homerit, itinerari i katalogut pėrputhet ēuditėrisht me itinerarin, qė bėjnė theorėt e Delfit, tė ngarkuar pėr tė lajmėruar shtetet greke pėr luftė. Pėr habinė e ndonjė historiani, Katalogu pėrmend termin panhelenė (Iliada, II, 530) pėr tė gjithė grekėt, pa pėrfshirė kėtu epirotėt. Arsyeja ėshtė e thjeshtė: si do ta shohim Epiri ėshtė njė krahinė e banuar nga “barbarė” ilirė, qė nuk dėshirojnė tė luftojnė kundėr ilirėve tė Trojės. Ida Thallon (1919, XXXIX) nėnvizon faktin se lufta e Trojės bėhet midis dy grupeve etnike tė ndryshme : grekėve dhe ilirėve.
    Autorėt e vjetėr. Shumė autorė tė vjetėr thonė se epirotėt kanė qenė barbarė. Thukididi (I, 5) shėnon se barbari banon nė afėrsi tė Delfit, pra shumė larg Greqisė. Mė poshtė ai shton se Greqia fillon nė gjirin e Ambrakisė ose nė Lokridė.
    Efori (Histori, 74) sqaron se Akarnania ėshtė vendi, qė kufizohet me etnitė epirote.
    Pseudo-Skylaksi (26-33-34), duke u kthyer nga Iliria nė Greqi, si arrin nė Ambraki, thotė : « Qė kėtu fillon Greqia… ».

    Straboni (VII, 7, 8) bėn dallim midis barbarėve epirotė dhe grekėve. Ky gjeograf grek vė re njė tjetėr tipar tė pėrbashkėt etnik midis epirotėve, maqedonasve dhe ilirėve : klamidėn (χλαμύς), « veshje kombėtare ilire ».
    Ka dhe autorė tė tjerė greko-romakė, qė mund tė pėrmendeshin kėtu. Kjo provohet fare mirė pak mė poshtė.
    Autorėt modernė. Sipas J. Wilkes (1992), po tė bazohemi nė burimet greke, nuk mund tė bėjmė asnjė dallim midis ilirėve dhe banorėve tė vjetėr tė Epirit.
    C. S. Coon (1950) shpreh bindjen se stėrgjyshėrit e shqiptarėve tė sotėm kanė zbritur nė vendin e tyre nga viset e Bosnjes dhe tė Danubit. Ai shton se, qė nga lashtėsia, Epiri dhe Shqipėria nuk janė banuar nga ndonjė racė tjetėr.
    F. D’Andria (1987, f. 35) ėshtė i mendimit se « Epiri, Iliria dhe bregdeti italik formojnė njė rajon detar homogjen ». Ai shpreh bindjen se, nė shek. V para e. sonė, « vendasit » e rrethinave tė Orikumit (Epir), nė marrėdhėniet tregtare me vendet pėrreth, janė « veēanėrisht refraktarė ndaj shkėmbimeve me elementin grek ». Nė kėtė mėnyrė autori na sqaron se banorėt e Orikumit nuk kanė qenė grekė.

    Kurse N. G. L. Hammond vė nė dukje kontrastin e madh, qė bie nė sy mes Epirit e Maqedonisė nga njėra anė dhe Greqisė nga ana tjetėr. Ai pranon se, gjatė shek. V para e. sonė, nė Ēepunė (Kurvelesh) dhe nė Kucokrano (Pogon), si kudo nė Iliri, praktikohej varrimi, ndėrkohė qė nė Greqinė e jugut njihej vetėm shkrumbimi. Ai shton se njė praktikė tjetėr jo greke nė kėto vende pėrbėnte prania e armėve nė varret e burrave. Nė Trebenisht, nė Vitsa dhe nė Duruti janė zbuluar shumė maje ushtash, shpata dhe thika tė lakuara, tė ardhura nga veriu. Pėr mė tepėr, armė dhe zbukurime, tė prodhuara sipas modeleve tė ardhur nga veriu janė bėrė kurban nė Dodonė (N. G. L. Hammond, 1997, f. 57-58).

    Arkeologji. Qytetėrimi i epokės sė bronzit tė hershėm nė Epir pėrfaqėsohet mė sė miri me kulturėn ilire Maliq III. Kėtė kulturė e gjejmė nė Bėnjė, Piskovė, Dukat etj.
    Disa zbukurime plastike tė qeramikės tėrheqin vėmendjen si njė manifestim i valėve tė dyndjeve tė popullsisė nga brigjet e Danubit tė poshtėm drejt pjesės perėndimore dhe jugore tė Ballkanit. Pėr kėtė periudhė nė Epir dhe nė Maqedoni kanė dalė nė dritė maje ushtash prej sileksi tė tipit kurghan. Tashmė ėshtė provuar se grekėt nuk kanė qenė kurghanė. Tashmė ėshtė provuar nė mėnyrė tė vetme se grekėt nuk kanė kaluar nėpėr Evropė pėr tė arritur nė Greqi dhe, gjithė ēfarė ėshtė thėnė deri tani nga historianėt pėr “grekėt dhe ilirėt” (N. G. L. Hammond), u mbetet vetėm ilirėve (A. Sherratt, 1997).

    Bronzi i mesėm nė Epir paraqet tipare specifike shkėmbimesh tregtare. K. Kilian (1984, f. 284-286) mendon se gjatė, kėsaj periudhe, “periferia e qytetėrimit mikenas shtrihet deri nė liqenin e Janinės”. Ky autor thekson se “Shqipėria, qoftė pėr prodhimin e shpatave ose pėr pėrqindjen minimale tė qeramikės mikenase, mbetet matanė kufirit”, duke nėnkuptuar kėshtu me njė vend Shqipėrinė dhe Epirin. Sidomos disa objekte metalike bėjnė aluzion pėr lidhjet e Shqipėrisė dhe tė Epirit me bregun tjetėr adriatik. Sa pėr armėt, ky historian, nė kundėrshtim me historianėt grekė, tė cilėt pretendojnė se nė kėtė periudhė, nė tėrė hapėsirėn gjeografike ilire, objektet metalike kanė gjoja ndikimin e qytetėrimit mikenas, pyet: “Pėrse duhet qė thika e zbuluar nė Vajzė (Epir), si dhe ekzemplarėt e Maliqit (Iliri), tė Matit (Iliri) dhe tė Dodonės (Epir) tė jenė bėrė pėrherė sipas njė prototipi mikenas… ?” (K. Kilian, 1975).
    Pėrgjigjja e kėsaj pyetje jepet mė poshtė.

    Nė ish-Jugosllavi janė zbuluar karfica tė shek. XIII p.e.s, qė janė prodhuar shumė kohė mė parė sesa tė njėjtėt tipa karficash, tė gjetur nė Greqi. Pėr kėto karfica A. Harding thotė se janė pa pikė dyshimi tė frymėzuara nga viset veriore. Edhe “violine-bow fibulae”, si dhe karfica nė formė tė harkut rrethor, tė cilat janė dukur nė Greqi pėr herė tė parė nė shek.XII p.e.s, janė njohur mė parė nė Ballkan dhe nė Evropėn qendrore, ēka mund tė konsiderohet si evidencė e arritjes nė Greqi tė elementeve tė reja tė poullsisė. Po kėshtu, disa unaza ari dhe unaza tė tjera e bylyzykė me spirale, tė cilėt duken nė Greqi nga fundi i periudhės mikenase, janė pa pikė dyshimi me prejardhje nga Evropa qendrore. Sa pėr gjilpėrat, tė cilat duken nė shek. XII p.e.s nė Greqi, nė Shqipėri dhe nė Maqedoni, A. Harding shton se ėshtė pa dyshim e vėrtetė se disa forma tė tyre duken nė kėto vise disa shekuj mė vonė sesa nė Evropėn qendrore. Kėta tipa tė rinj tė bėjnė tė mendosh se grekėt kanė kopjuar forma ekzotike, kurse format e tjera i kanė importuar (A. Harding, 1984, f. 134-142).

    Nė shek. XIII-XII p.e.s hyn nė pėrdorim nė Epir njė tip sėpate me dy presa, e cila haset shpesh nė Ilirinė e jugut. Gjatė epokės sė bronzit tė vonė Epiri bėn pjesė nė njė bashkėsi kulturore ballkanike, qė pėrfshin Ilirinė, Thrakin, Dakinė dhe Hungarinė. Shumė historianė, duke u mbėshtetur nė praninė e qeramikės me hulliza, shprehin mendimin se kėtu ėshtė fjala pėr njė dyndje tė ilirėve nga Luzaca (Lausitz). Gjatė kėtyre shekujve thikat dhe hanxharėt vazhdojnė tė bėhen nė Epir dhe nė Maqedoni njėsoj si nė veri tė Ballkanit (R. Treuil, 1989, f. 166).

    Nga fundi i shek. XII p.e.s duket nė Ballkan pėr herė tė parė qeramika e mbiquajtur “barbare”. Kjo qeramikė e mbiquajtur edhe “devollite”, e cila ėshtė zbuluar nė Ilirinė e jugut, nė Epir dhe nė Maqedoni, duket nė brigjet jugore tė Adriatikut dhe nė bregun lindor tė detit Jon. C. Soueref (1990, f. 33) thotė se “ėshtė interesante kur vėrejmė se qeramika epirote/shqiptare dhe pastaj ajo itakase… paraprijnė qeramikėn e Eubesė dhe atė tė Korinthit tė shek. VIII para e. sonė. Armėt “barbare”, tė zbuluara nė Greqi, nė shek. XII p.e.s, shtrojnė njė problem tė rėndėsishėm. Deri para nja tre dhjetėvjeēarėsh, tė gjitha objektet arkeologjike, qė zbuloheshin nė Greqi, konsideroheshin sikur ishin greke. Mirėpo tani ėshtė provuar e kundėrta. A. Harding nėnvizon faktin se pjesa mė e madhe e objekteve prej bronzi, tė zbuluar nė Mikenė, nė Greqinė jugore dhe nė Kretė, janė objekte barbare. Sėpatat me njė teh single-hole, tė pranishme nė Epir dhe nė Shqipėri, nuk janė tė tipit mikenas, sepse tashmė ėshtė pranuar se ato janė adriatike dhe se gjenden sidomos nė tė dy brigjet e Adriatikut. Edhe tipi evropian i shpatės flange-hilted ka hyrė nė Greqi nga veriu, rreth vitit 1200 dhe ėshtė adoptuar nga grekėt plotėsisht (A. Harding, 1984, f. 129-218).

    Kėto shpata i kanė futur nė Greqi mercenarė barbarė (H. W. Catling, 1961, f. 121).
    Tė njėjtėn gjė thotė C. Peroni: edhe kamat flange-hilted janė dukur nė Greqi pėr herė tė parė nė sh. XII p.e.s. Kėto kama, njėsoj si shpatat e pėrmendura mė lart, njihen nė Fushat me Urna (Evropa Qendrore) shumė kohė para se tė arrinin nė Greqi.
    Edhe disa lloje majesh tė disa ushtave prej hekuri kanė hyrė nė Greqi nė sh. XII p.e.s. Si thotė A. Harding (1984, f. 169), pjesa mė e madhe e tyre janė distinctively albano-epirote.Kėto objekte arkeologjike, qė hyjnė vonė nė Greqi, kanė qenė especially me shumicė nė Bavierė, nė Bohemė dhe nė Moravi (E. Čujanova-Jilkova, Prague, 1970).

    Pėr objektet arkeologjike, tė pėrmendura mė lart, ėshtė thėnė deri tani se bėhet fjalė pėr njė koine greko-jugoslave. Mirėpo tani shumė autorė provojnė se nuk janė objekte arkeologjike ballkanike (J. Bouzek, Prague, 1968). J. Bouzek shpreh bindjen se poēeria mikenase nuk njihet nė tė dy anėt e brigjeve tė Adriatikut. Ai nėnvizon se paralelet evropiane tė mbėrtheckave evropiane, tė mbiquajtura ”uncanonical pins”, tė cilat janė gjetur nė Greqi, nė protogjeometrik dhe nė gjeometrik, tregojnė ngjashmėri gjenerike tė ansamblit tė gjilpėrave tė Fushave me Urna. Ai shton se pėrhapja e karficave ilire karakterizon pellgun Adriatik dhe se mbėrtheckat e tė dy brigjeve tė Adriatikut kanė njė ngjashmėri tė pėrgjithshme (J. Bouzek, 1997, f. 117). Kultura e periudhės sė hekurit, e cila nė Epir fillon rreth shek. XI p.e.s, zhvillohet nė vazhdim tė njė evolucioni tė mėtejshėm dhe tė ndikimeve tė huaja. Edhe gjatė kėsaj periudhe tė tėrheq vėmendjen vazhdimėsia e riteve tė varrimit dhe fakti qė epirotėt nuk kanė pėsuar asnjė ndikim grek nė ritet e varrimit. Tė gjithė historianėt vėnė nė dukje ngjashmėrinė, qė nekropolet tumulare, tė zbuluar nė Epir, kanė me nekropolet tumulare tė Shqipėrisė. Ata theksojnė se zakonet e varrimit tė popullsisė epirote kanė ngjashmėri me zakonet e ilirėve, tė cilėt banojnė nė luginat e lumenjve tė Matit dhe Devollit.

    Arkeologėt shqiptarė mbrojnė se qeramika “matt-painted” ėshtė pėrhapur nė shek. VIII para e. sonė nga Shqipėria e jugut dhe ajo juglindore drejt brigjeve etolo-akarnane…
    Pra, kujtesa kolektive pellazgo-iliro-shqiptare, feja epirote, historia e shkruar greke e jo greke dhe rezultatet e kėrkimeve arkeologjike tė tre dhjetėvjeēarėve tė fundit japin elemente, qė na lejojnė tė shtrojmė krejt ndryshe problemin e iliricitetit tė epirotėve.
    Kėtu u strukturuan vetėm disa argumente mbi karakterin etnik ilir tė epirotėve. Herės tjetėr do tė renditen argumente tė tjerė shumė tė rėndėsishėm mbi pėrkatėsinė e tyre etnike.

    *Doktor nė Histori i Universitetit tė Franche-Comté-sė
    Arsim Spahiu : Gazeta Metropol



    Edited by Labi_vogel - 15/1/2015, 20:51
     
    .
  2. Aulon
     
    .

    User deleted


    interesante
     
    .
1 replies since 28/5/2010, 21:56   1452 views
  Share  
.